Studentet.info
Opinione : KOMENT
Kyqur 10-10-2005 11:55:47 (1264 Lexime)

Arsimi pa korrupsion

Nga: Bashkim KOPILIKU


Qe njė spektakėl televiziv shumė mbresėlėnės, ai i ministrit tė arsimit, Genc Pollo, ku tha se “as mis bukurisė sė Shqipėrisė, nuk i jepte dot njė tė drejtė studimi pėr nė juridik”, sepse ligji dhe rregulli nuk e lejonin. Edhe nė se do tė kishte shtesa, ato do tė bėheshin duke marrė vetėm nga radha e fituesve tė konkursit, e jo nga lista miqsh tė ministrit, dhe as nga lista miqsh tė kryeministrit. Ministri, kishte vendosur qė tė zbatojė parimin qė arsimi tė jetė sektori mė pak i korruptuar i Shqipėrisė. Realiteti i korrupsionit nė arsim ėshtė me vite drite larg asaj qė do tė arrijė ministri i ri. Ne e admirojmė pėr qėllimin e tij tė mirė, por njėkohėsisht merakosemi pėr jetėgjatėsinė nė post tė njė ministri kaq principial dhe tė ndershėm.



Korrupsioni nė arsim fillon nga koka, me dhėnien e tė drejtave tė studimit nga “listat e kryeministrit” (ato kanė qenė pėrdorur edhe nga kryeministri i PD-sė i viteve 1992-97, e kanė qenė stėrpėrdorur nga kryeministrat para e pas tij). Ministrat e kryeministrat duhej tė bėnin ndera: tė jepnin tė drejta studimi pėr miqtė e deputetėve tė maxhorancės apo dhe tė opozitės, tė titullarėve tė partisė sė vet qė kanė votė nė forume etj. Ky korrupsion ishte i pashmangshėm pėr ministrin e gjorė, dhe edhe pėr kryeministrin, sepse pėrndryshe i gjenin rastin t’i dėrmonin, pėr t’i zevendėsuar me njė qė “bėn ndere”. Nevoja e blerjes sė pėrkrahjes nė forume (parti, kuvend etj.), bėhej edhe mė e domosdoshme, kur ministri qėllonte tė ishte edhe ca si hajdut, nga ata tė zakonshmit, qė thuhet se ngrohnin xhepin me “10%-shat” e bakshisheve nga tenderat e ministrisė, apo dhe nga liēensat e dhėna.

Por mė kryesorja ėshtė korrupsioni poshtė, nė vlerėsimin e nxėnėsve, nė shkollat dhe universitetet publike (shtetėrore), qė ndyn miliona njerėz (nė jo mė shumė se 3 milionė residentė nė Shqipėri), qė ndyn tė ardhmen e shoqėrisė sonė. Vlerėsimi zyrtar i nxėnėsve dhe studenteve, mbi bazėn e bakshishit, dhe jo mbi bazėn e arritjeve, tė pėrvetėsimit tė CiVive (programit mėsimor tė institucionit arsimor), tashmė ėshtė bėrė pjesė e kulturės shqiptare. Kjo kulturė e ka origjinėn nė vitet e komunizmit, kur pagesat korruptive nuk bėheshin me para, por me shkėmbime nderash—realitetet kamuflohesh me hipokrizinė tipike komuniste, duke u quajtur “hatėrllėqe”. Qė nė shkollėn fillore, nxėnėsit edukohen qė t’i japin bakshishe mėsuesve qė t’i mbajnė me hatėr, qė t’i venė, nga “shumė mira” apo “tė lumta”, deri nė “10-ta” tė pamerituara. Nė vitet e shkollės sė mesme dhe tė lartė, degjenerimi i sistemit arsimor rritet, si nga vlera e bakshisheve, si edhe nga mbresat shkatėrruese nė karakterin e brezit tė ri: shpesh bakshishi nuk ėshtė vetėm me paratė e prindėrve, por edhe me trupin e vetė studenteve. Fillon e keqja qė nė konkurset e fitimit tė tė drejtės sė studimit, e vazhdon deri tek marrja e diplomės. Mund tė pajisesh edhe me diplomė, p.sh. tė juristit, pa pasė hapur njė libėr juridiku nė jetėn tėnde; bile dihen raste juristėsh qė kanė vėshtirėsi tė lexojnė edhe njė shkrim gazete, me qė nuk kanė blerė vetėm diplomėn e shkollės sė lartė, por kanė blerė edhe atė tė gjimnazit e mė herėt.

Mjerė ata studentė tė ndershėm, qė duan tė arrijnė rezultate tė mira duke studjuar: ata i torturojnė. Mbi ta derdhet inati dhe smira e petagogėve dhe ei studentėve tė korruptuar. Petagogėt i torturojnė me “pyetjet” e tyre pseudo shkencore qė studentėt e shkretė duhet t’u mėsojnė pėrgjigjet pėrmendėsh, edhe kur janė thjeshtė idiotėsi, apo duhet t’i dinė edhe kur nuk ua kanė thėnė kurrė, me qė petagogėt shpesh mungojnė e nuk japin fare leksione. Studentėt e ndershėm trajtohen si “peshkopė”, si njerėz tė ngathtė e tuafė, edhe nga shokėt e tyre injorantė por “tė menēėm”.

Njė shoqėri normale, mėsuesit pranojnė nga studentėt vetėm njė falenderim, apo fundja ”njė tufė lule”. Kur mėton (tė pretendon) pėr tė normalizuar shoqėrinė tonė, duhet tė jeshė i vetėdishėm se po i kundėrvihesh shumicės sė shqiptarėve qė kėrkojnė pėrditė “ndera” tė paligjshme.

Korrupsioni i arsimit tonė publik, ėshtė njė realitet i njohur edhe nga evropianėt e mė larg. Perėndimi nuk gėnjehet dot nga ne. Qeveritarėt perendimorė e kanė detyrė tė mbrojnė popullin e tyre, nga “tė shkolluarit shqiptarė”. Sado qė tė shajmė e tė qahemi, mos tė na gėnjejė mendja se do t’ua hedhim tė huajve dhe ata do t’i njohin diplomimet tona.

Njė ministri qė do tė arrijė tė ndryshojė kėtė realitet, duhet t’i bėjmė njė monument mirėnjohje tė pėrjetėshme. Fatkeqėsisht, eksperienca e deri tanishme tregon shumė jetė tė shkurtėr nė politikė, tė atyre qė kane synuar tė realizojnė ėndra tė tilla. Urojmė qė ministri i ri tė jetė njė pėrjashtim, tė mbijetojė.


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio