Studentet.info
Lajme : DREJTUES TĖ UP-SĖ U PRITEN NGA KRYEKUVENDARI DACI
Kyqur 14-10-2005 11:43:44 (1281 Lexime)

Hoxha kėrkoi qė UP t’i menaxhojė mjetet e studentėve

PRISHTINĖ, 14 TETOR- Ushtruesi i detyrės sė rektorit tė Universitetit tė Prishtinės (UP), Jahi Hoxha, pas njė takimi qė zhvilloi tė premten me kryeparlamentarin Nexhat Daci, kėrkoi qė tė bėhen ndryshime nė Ligjin mbi menaxhimin e financave publike, nė mėnyrė qė universiteti tė mund tė menaxhojė atė pjesė tė buxhetit qė e krijon vet nga participimi i studentėve. Hoxha tha se Universiteti ėshtė nė njė situatė kur duhet tė sjellin kuadro tė reja, tė cilat kanė arritur grada shkencore nė Evropė dhe SHBA nė mėnyrė qė tė japin kontributin e tyre. “Ekziston njė dėshirė dhe vullnet i madh i asaj rinie tė kthehet, por nė momentin kur ne i tregojmė pėr pagat ata tėrhiqen”, tha ai. Hoxha theksoi se gjėja tjetėr mė e rėndė ėshtė se edhe ato kuadro tė reja qė ka UP-ja kėrkojnė vende tė reja pune, atje ku kanė paga dhe pozita mė tė mira.


“Nė kėtė drejtim ne kemi kėrkuar qė tė bėhen ndryshime nė Ligjin mbi menaxhimin e financave publike, nė mėnyrė qė Universiteti tė mund tė menaxhojė atė pjesė tė buxhetit qė e krijon vet nga participimi i studentėve dhe nga tė ardhura tė tjera”, tha ai. Nė kėtė drejtim kryeparlamentari Daci, u premtoi atyre qė do tu ofrojė njė ndihmė rreth kėsaj ēėshtje.
“Pozita e universitetit pėr 15 vite nė shoqėrinė kosovare ka qenė shumė e vėshtirė, 10 vite tė okupimit dhe humbja e njė shėndeti tė profesorėve dhe studentėve, por edhe nė vitet e lirisė Universiteti nuk arriti ta fitojė pėrkrahjen e merituar”, tha Daci. Sipas Dacit, problemi mė i madh ėshtė qė ekziston njė moskuptim i Qeverisė sė Kosovės dhe strukturės se re udhėheqėse nė Universitet. “Unė kėsaj radhe jam nė anėn e universitetit dhe tė strukturės udhėheqėse, sepse ata e kanė marrė njė barrė tė rėndė dhe po u mungon pėrkrahja nė kohė dhe jo mungesa e vullnetit tė qeverisė”, tha ai. Sipas tij, kėrkesat e universitetit janė tė arsyeshme, tė justifikuara, nuk e cenojnė as kompetencėn e qeverisė apo tė parlamentit dhe ato hapin njė front tė punės, nė veēanti nė hapjen e punėve hulumtuese pėr asistentėt e rinj dhe pėr brezin e ri nė universitet. Daci u bėri thirrje tė gjithė studentėve dhe profesorėve qė tė hėnėn ta
fillojnė procesin e rregullt mėsimor./KosovaLive




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio