Studentet.info
Lajme : Problemet e studentėve tė Shqipėris dhe Kosovės nė USHT
Kyqur 16-10-2005 12:55:35 (1346 Lexime)

Tė bėhen lėshime nė lėndėn e maqedonishtes

Tetovė, 17 TETOR- Pas legalizimit tė Universitetit tė Tetovės ky institucion ka hasur me probleme tė njėpasnjėshme pėr disa studentė, ndėrsa pėr shumicėn e tzre themelimi i kėtij institucioni ka qėnė njė sukses. Shumė prej studentėve qė janė momentalisht viti i tretė nė kėtė institucion vlerėsojnė se legalizimi i USHT-sė ka sjellė me vete ndryshime thelbėsore pėr studentėt tė cilėt janė nė fakultetet pėrbėrėse tė kėtij institucioni duke ndryshuar stuatusin juridik tė tyre.
Ka edhe nga ata student tė cilėt vlerėsojnė ndryshe duke thėnė se legalizimi i kėtij institucioni tė lartė juridik solli ndryshime tė cilat pėr disa studentė janė kapur nė pikėpamje tė ndryshme dhe tė pakapshme. Me themelimin e Universitetit Shtetėror tė Tetovės gjuha maqedonishte qė ėshtė edhe gjuhė zyrtare ka pėrfshirė edhe studentėt qė momentalisht studiojnė nė kėtė universitet e tė cilėt jo vetėm qė duhet tė mėsojnė gjuhėn por pėr disa lėndė tė caktuara kanė edhe profesor tė nacionalitetit maqedonas.


Pėr studentėt e vėndit kjo nuk ėshtė problem por pėr studentėt qė vijnė nga jashtė dhe tė cilėt maqedonishten e kanė tė panjohur si gjuhė, studimi dhe dėgjimi i ligjėratatve nė maqedonisht ėshtė vėrtet njė gjė e pakapėshme. Nė bazė tė njė ankete realizuar pėr ‘Fakti’n stdentėt japin vlerėsime tė ndryshme duke thėnė edhe njė tė vėrtet se legalizimi i Universitetit Shtetėror tė Tetovės nuk kishte si tė mos vinte me kėto ndryshime.
”Ėshtė fakt se pėr disa studentė mėsimi dhe dėgjimi i ligjėratave nė gjuhėn Maqedonase ėshtė njė problem edhe pse pritej dhe ishte i pashmangėshėm pėr vet faktin se gjuha maqedonase ėshtė gjuhė zyrtare dhe si e tillė duhet tė jetė e pranishme nė ēdo institucion shtetėror”tha pėr FAKTI-n Nuran Z. studente e fakultetit ekonomik nė Universitetn Shtetėror tė Tetovės.
Studentėt e Kosovės dhe tė Shqipėrisė japin vlerėsime tė ndryshme duke thėnė se ėshtė gati e pamundur qė tė mėsohet njė gjuhė nga fillimi dhe njėkohėsisht tė dėgjohen ligjėrata nė tė njėjtėn.
”Mėsimi i gjuhės dhe njėkohėsisht dėgjimi i ligjėratave nė gjuhėn maqedonase ėshtė e pamundur dhe njė gjė e cila nuk varet nga vullneti dhe dėshira e studentit. Pavarėsisht prej kapacitetit tė studentit kjo ėshtė e pamundur tė realizohet pasi ne kemi edhe obligime tė tjera. Unė jam student i Shqipėrisė dhe si i tillė kur vjen puna kam hasur vėshtirėsi nė mos kuptimin e disa fjalėve nė gjuhėn time pėr shkak tė huazimeve tė cilat ndodhin dhe jo mė pėr njė gjuhė e cila ėshtė krejtėsisht e panjohur pėr mua” shtoi Elis K. student i fakultetit juridik viti i tretė.
Studentėt vlerėsojnė se mėsimi i maqedonishtes si gjuhė zyrtare me themelimin e USHT-sė ėshtė i pashmangėshėm por, vlerėsojnė se nė kėtė drejtim duhet tė bėhen disa lėshime.
”Ne e kuptojmė gjėndjen nė tė cilėn ndodhemi dhe jemi para njė fakti tė kryer i cili ka qėnė i ditur pėr tė gjithė studentėt por autoritetet duhet ta kuptojmė edhe pozicionin nė tė cilin ndodhemi ne si studentė. Nė kėtė drejtim ata duhet tė bėjnė disa lėshime tė vogla pasi ky ėshtė vėrtet njė problem mjaft shqetėsues pėr studentėt tė cilėt vijnė nga jashtė vėndit” u shpreh Olti S. student i fakultetit juridik.
Shumica prej studentėve tė cilėt vijnė nga jashtė kanė hasur mjaft probleme nė kėtė drejtim ku pėr dhėnien e provimit tė maqedonishtes ju ėshtė dashur tė hyjnė tre apo katėr herė nė provim.
”Sinqerisht vlerėsoj se mėsimi i gjuhės zyrtare tė njė vėndi ku studion ėshtė i pashmangėshėm dhe kuptohet, por ne kemi probleme tė cilat na sjellin pasoja tė tjera. studenti nuk ka pėr tė dhėnė vetėm njė provim por shumė dhe si tė tilla tė gjitha kėrkojnė njė vėmėndje tė caktuar dhe kujdes tė veēantė, por kur ėshtė nė pyetje njė lėndė e cila paraqet njė problem mė tė madh tė tjerat lihen anash” tha Gerta L. studente e vitit tė tretė nė USHT-tė.
Disa prej studentėve vashdojnė edhe kurse speciale pėr ta mėsuar gjuhėn nė mėnyrė qė tė mos kenė shumė probleme pėr tė dhėnė provimin i cili shmang edhe shumė gjėra tė tjera negative. Zamira shpjegon se asaj i duhet qė jashtė orarit nė kohėn kur ajo e ka caktuar pėr tu relaksuar ajo ndjek njė kurs maqedonisht .
”Nuk kam se si tė bėjė ndryshe .Ėshtė e vėrtetė se kjo gjė mė mer kohė e cila pėr studentin ėshtė e ēmuar por mė shmang shumė probleme tė tjera. Pėr mua ėshtė njė fakt pozitiv por ka shumė studentė tė cilėt njė gjė tė tillė nuk j’ua mban xhepi dhe hasin vėshtirėsi tė ndryshme” deklaroi studentja e fakultetit juridik nė USHT-tė.

Nga:Diana FEKA /Fakti




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio