Studentet.info
Lajme : Pollo: Zgjidhje e shpejtė
Kyqur 19-10-2005 3:07:40 (1224 Lexime)

Sistemi i Bolonjės, 70 studentė tė elektronikės pa diploma

Tiranė, 19 TETOR- Brezi i parė i studentėve nė vendin tonė qė mbaruan ciklin e parė tė studimeve me sistemin e Bolonjės, kanė mbetur pa diplomė. Ndėrsa ata qė meritojnė tė kalojnė nė ciklin e dytė tė studimeve, pra tė vazhdojnė masterin, ende nuk kanė filluar. Mosmiratimi nga ana e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės i titullit tė diplomės pėr 70 studentėt e degės sė Elektronikės nė Universitetin Politeknik tė Tiranės ka bėrė qė kėta sė bashku me studentėt e tjerė tė vitit tė parė, dytė e tė tretė tė protestojnė dje pėrpara Korpusit tė Universitetit dhe para dikasterit arsimor. Ndėrkohė qė edhe pse nuk ėshtė deklaruar njė zgjidhje konkrete, ministri i Arsimit, Genc Pollo, ka pranuar se gjithēka do tė zgjidhet shumė shpejt


Protesta
“Kėrkojmė zbatimin e Kartės sė Bolonjės, marrjen e diplomės dhe pėrcaktimin e kritereve pėr ndjekjen e pjesės sė dytė tė studimeve universitare”. Me kėtė kėrkesė i janė drejtuar dje Ministrisė sė Arsimit studentėt e mbetur pa diplomė. “Kemi pėrfunduar tre vitet e universitetit, sipas Kartės sė Bolonjės, nė tė cilat kemi zhvilluar mėsim njėsoj si tė kishim zhvilluar 5 vitet e shkollės”, - thotė Blerina Topēiu, njė nga studentėt. Sipas saj, shumė studentė janė me mesatare tė lartė, qė i jep tė drejtėn tė ndjekin dy vitet e masterit. “Duhet tė kishim filluar qė mė 10 tetor, kur nisėn tė gjithė, kur asgjė nuk po bėhet pėr ne”, - thotė ajo, duke shtuar se tė tjerėve u janė djegur shnaset pėr tė aplikuar nėpėr vendet e punės. “Diplomėn duhet ta kishim mbrojtur qė nė datėn 27 shtator, ndėrsa pėrgatitjet pėr tė i kemi nisur qė nė muajin korrik. Por mėsojmė se ende nuk ėshtė pėrcaktuar titulli qė do tė kemi nė diplomė”, - thotė Arbora Dalaēi, njė tjetėr protestuese. Nė pėrgjigje tė interesimit tė studentėve, ministri i Arsimit dhe Shkencės ka premtuar se e gjithė situata e krijuar do tė marrė rrugė shumė shpjet. “Do tė gjendet njė zgjidhje pėr problemin me kėta studentė, madje shumė shpejt”, - tha dje Pollo. Sipas tij, zgjidhja do tė gjendet duke aplikuar ciklet e njohura nga vetė Karta e Bolonjės.

Nga:B.Prifti




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio