UPSUP e konsideron Qeverinė si fabrikė problemesh dhe e paralajmėron me radikalizim tė situatės
PRISHTINĖ, 21 TETOR- Me anė tė njė letre tė ardhur nė redaksinė tonė Unioni i Pavarur i Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės ka apeluar pėr tė dytėn herė tek institucionet vendore dhe ato ndėrkombėtare nė Kosovė, qė kėto institucione tė pėrshpejtojnė zgjidhjen e krizės nė arsimin kosovar. UPS-UP me shqetėsim tė madh po e vėshtron situatėn kaotike tė krijuar pas shumė ditė greve qė ka kapluar Universitetin e Prishtinės, si pasojė e neglizhencės, joseriozitetit dhe paaftėsisė sė ekzekutivit tė Kosovės pėr ti zgjidhur problemet nė arsimin e tė gjitha niveleve, thuhet nė letrėn e kėsaj organizate.
UPSUP konsideron se Kostoja e humbjes sė 20 ditėve mėsim, ėshtė shumė mė e madhe se sa realizimi i kėrkesave tė mėsimdhėnėsve pėr rritjen e pagave dhe zbatimit tė kontratės kolektive, ngase Kosova ėshtė vend i cili po pėrgatitet tė fitojė statusin e shtetit tė pavarur dhe mė pas integrimit nė familjen evropiane, kėshtu qė krizat e tilla rrezikojnė proceset politiko-shoqėrore nė vend tė cilat reflektojnė situata tė palakueshme pėr tė ardhmen e Kosovės. Nė kontekst tė kėsaj organizata mė e vjetėr studentore e UP-sė, kėtė apel ua ka drejtuar tė gjitha institucioneve relevante, me qėllim qė kėto tė fundit tė marrin iniciativė pėr dhėnien fund krizės sė shkaktuar nga futja nė grevė tė pėrgjithshme e mėsimdhėnėsve.
Gjithashtu, Unioni i Pavarur i Studentėve konsideron se Qeveria e Kosovės nuk po dėshmon vullnetin e mirė pėr zgjidhjen e kėtij problemi dhe, sipas tyre, ėshtė kthyer nė fabrikė problemesh, duke shndėrruar misionin e tyre tė shenjt, nė mision mashtrues (disa zyrtarėve tė Qeverisė) andaj kanė kėrkuar: Zgjidhje urgjente tė kėsaj problematike (plotėsimin e kėrkesave tė mėsimdhėnėsve); Tė dalin para organeve tė drejtėsisė ata qė shkaktuan tėrė kėtė kaos, me tė cilin paralizuan inteligjencėn dhe jetėn arsimore nė vend, pėr mė se 20 ditė!; Fund lojės me dinjitetin e profesorėve dhe studentėve!.
Nė tė kundėrtėn Qeveria mund tė pėrballet me radikalizim tė situatės e cila mė sė paku i duhet Kosovės nė pozicionet politike nė tė cilat gjendet aktualisht, thuhet nė letrėn e ardhur nė redaksinė tonė nga Zyra e Informacionit tė UPSUP-sė e nėnshkruar nga Feim Maliqaj.
Nga: Besnik KRASNIQI