
Do tė pranohen ose jo diplomat
Tetovė, 24 TETOR- Dilemat qėndrojnė ende dhe janė po tė njėjtat .A do tė nostrifikohen dipolmat e aktorėve tė diplomuar nė UT apo premtimet e shumta do ti marė uji. Komisioni i cili ėshtė formuar nė lidhje me kompletimin e dokumentacionit tė aktorėve tė diplomuar tashmė ka filluar me punėn dhe pritet qė sot tė vendoset se kush do tė jetė edhe pėrfaqėsuesi nga Ministria e Arsimit.
Prorektori i USHT-sė Ismail Ahmeti nė njė deklaratė pėr Faktin u shpreh se dokumentacionet e aktorėve tė diplomauar janė duke u kompletuar.
Ne jemi duke punuar mjaft nė kėtė drejtim por na duhet edhe ndima e aktorėve pasi nė disa raste hasim vėshtirėsi
Komisioni i cili ėshtė formuar pret qė brėnda javės sė ardhėshme tė ketė kompletuar gjithė dokumentacionin pėrkatės ku nė kėtė drejtim ndimesėn e tyre duhet tė japin edhe aktorėt qė pėr raste eventuale kanė mungesė tė dokumentacionit nė disa aspekte. Mė pas ne si komision do tia dėrgojmė dosjet e aktorėve tė diplomuar Ministrisė sė Arsimit e cila ka vendimin kryesor dhe definitiv nė kėtė drejtim tha prorektori Ahmeti .
Aktorėt protestues janė tė dėshpėruar duke pritur vendimin e Ministrisė sė Arsimit pasi deri tani nuk ka asgjė konkrete nė kėtė drejtim. Kryetari i kėshillit tė aktorėve protestues Burhan Ameti tha se dita e gjykimit po afron dhe kjo ėshtė njė ditė e rėndėsishme pėr aktorėt ku do tė vendose se ēfarė do tė ndodhė me ta.
Komisioni i sapoformuar ėshtė duke punuar nė lidhje me kompletimin dhe verifikimin e dokumentacionit pėrkatės por pėrsėri edhe pasi tė ndodhi kjo ne na pret dicka akoma edhe mė e rėndėsishme. Nė datėn 28 do tė jetė mbledhja e dytė e kėshillit tė akreditimit dhe aty do tė vendoset se cfarė do tė bėhet me fatin e Fakultetit tė Artit tė Dramės -UT ,kurse ne do tė presim se cfarė do tė vendosi Ministria e Arsimit .Do tė jetė vendimi i saj ai qė do tė konfirmojė se a do tė jemi student me diploma tė nostrifikuara dhe nė cilin institucion i kemi mbaruar studimet tha dje Burhan Ameti kryetar i kėshillit tė studentėve.
Nga:Diana FEKA