Studentet.info
Lajme : PROTESTĖ E STUDENTĖVE TĖ FAKULTETIT TĖ MJEKĖSISĖ
Kyqur 27-10-2005 14:11:34 (1495 Lexime)

Studentėt kėrkuan dorėheqjen e dekanit Bajram Nura

PRISHTINĖ, 27 TETOR- Studentėt e Fakultetit tė Mjekėsisė tė Universitetit tė Prishtinės kanė kėrkuar tė enjėten dorėheqje tė parevokueshme tė dekanit tė kėtij fakulteti, Bajram Nura, ndėrsa ky i fundit e ka kundėrshtuar kategorisht dorėheqjen pasi konsideron se, kėrkesat e studentėve janė tė pabazuara. Shkas pėr kėrkesėn e studentėve ka qenė vendimi i dekanatit pėr tė futur nė aplikim, qė nga ky vit akademik, njė formė tė re tė realizimit tė mėsimit, i cili njihet si “bllok sistem”. Studentėt e kanė konsideruar veten si tė anashkaluar nga ana e dekanatit, me ērast kanė dhėnė njė mesazh tė fortė me anė tė kėsaj proteste se ata janė faktor kyē nė marrjen e vendimeve nė kėtė fakultet. Organizatori i protestės, Organizata e Re Studentore dhe Unioni i Pavarur i Studentėve, kanė kėrkuar njėkohėsisht nga Sekretari i pėrgjithshėm i FM shpalljen e menjėhershme tė orarit tė ushtrimeve dhe ligjėratave sipas sistemit tė vjetėr.


Deri tek protesta e sotme ka ardhur pėr shkak se, ORS-FM dhe UPS-FM, dy organizatat studentore tė cilat veprojnė nė kuadėr tė Fakultetit tė Mjekėsisė, edhe pėrkundėr bisedimeve rrethe dy mujore me dekanatin e kėtij fakulteti, rreth aplikimit tė "bllok sistemit" nuk kanė gjetur njė zgjidhje tė mundshėm rreth kėtij problemi, ngase sipas organizatave tė lartpėrmendura, “Dekanati i Fakultetit tė Mjekėsisė nuk ėshtė i interesuar pėr zgjidhje tė problemeve tė studentėve , por mė shumė pėrqendrohet nė krijimin e konflikteve si brenda studentėve ashtu edhe profesorėve tė kėtij fakulteti, si dhe aplikim tė dhunshėm tė reformave pa pėlqimin e studentėve”.
Nė kėtė protestė studentet e Fakultetit tė Mjekėsisė kanė thėnė se aplikimi i “bllok sistemit” ėshtė kthim prapa pėr studentet e vitit tė dytė e mė lartė. Organizatorėt e protestės kanė bėrė me dije se tė gjitha format e dialogut kanė pėrfunduar pėr zgjidhjen e kėtij problemi, prandaj ėshtė marrė vendim se pėr realizimin e kėrkesave tė studentėve (tė shprehur pėrmes nėnshkrimeve tė datės:19.10.2005) tė organizohen protesta pėr realizimin e kėrkesave tė studentėve.
Pjesėmarrja e studentėve ishta mjaft masive dhe me kėtė dėshmuan se ata nuk lejojnė tė nėnēmohen dhe nuk lejojnė aplikim tė sistemeve individuale pa kaluar procedurat ligjore dhe pa pėlqimin e studentėve. Ne do tė jemi unik deri nė realizimin e kėrkesave tashmė tė njohura, thonė organizatorėt.
Ndryshe, “bllok sistemi” ėshtė iniciativė individuale e prodekanit, Adem Limani, model tė cilin e ka imituar nga Kroacia. Deri mė tani janė zhvilluar debate tė shumėta pėr futjen apo jo tė kėtij modeli nė aplikim, por gjithnjė studentėt me ngulm e kanė kundėrshtuar kėtė formė mėsimi.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio