Studentet.info
Lajme : GREVA SJELLĖ SUKSES
Kyqur 02-11-2005 3:03:06 (1180 Lexime)

Profesorėt e UP-sė pėrftojnė deri 150 € rritje page

PRISHTINĖ, 1 NĖNTOR- Mėsimdhėnėsit e Universitetit tė Prishtinės (UP), mė nė fund do tė kenė paga mė tė larta. Zėdhėnėsi i Bordit tė UP-sė, Ibrahim Gashi, i tha tė hėnėn KosovaLive se nėnshkrimi i dy memorandumeve nga ana e Rektoratit, Ministrisė sė Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT) dhe Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave (MEF), mėsimdhėnėsve tė UP-sė pritet t`ua rrisė pagat pėr 100 deri 150 euro nė muaj, nė mėnyrė retroaktive, qė prej 1 korrikut 2005. Rritja e pagave mujore tė mėsimdhėnėsve universitarė, sipas memorandumit, sigurohet drejtpėrsėdrejti nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovės si dhe nga shfrytėzimi i 30 pėrqindėshit tė shumės qė mblidhen nga pagesat e studentėve.


Ibrahim Gashi, zėdhėnės i Kėshillit Drejtues (KD) tė UP-sė, i tha tė
hėnėn KosovaLive se qėllimi i kėtyre memorandumeve ėshtė qė tė sigurojė financim efikas pėr Universitetin, nė pėrputhje me Statutin e
Universitetit dhe me Ligjin mbi Arsimin e lartė tė Kosovės. Sipas tij,
memorandumi pėr tė hyrat vetanake, ka ekzistuar edhe mė herėt, por ai ka skaduar, pasi sipas tij, “ka qenė i nėnshkruar nga ish-ministri i Arsimit”. “Ka disa elemente tė ngjashme me memorandumin e kaluar, por tani gjėrat janė mė tė specifikuara dhe dihet mė saktė se cilat do tė jenė pėrgjegjėsitė e tre partnerėve qė e kanė lidhur kėtė memorandum”, tha ai.
Pėrfitimet e UP-se nga ky memorandum, sipas Gashit, janė se nė bashkėpunim me MASHT-in, janė specifikuar se ku do tė shkojnė mjetet nga pagesat e studentėve. Neni i 6 i kėtij memorandumi thotė se tė hyrat vetanake tė UP-sė do tė shfrytėzohen pėr hulumtime shkencore, pėr bursa tė studentėve, pėr shtesa pėr personelin akademik deri nė 30 pėr qind tė tyre, pėr stimulim pėr ligjėrata, ushtrime dhe provime mbi normėn e duhur, pėr mėsim me korrespodencė, pėr studime master, pėr raste sociale, etj. “E
veēantė nė kėtė memorandum ėshtė se MEF-i, konkretisht Departamenti i Thesarit, e autorizon nėnshkrimet pėr autorizues, aprovues dhe certifikues, personat pėrgjegjės nė UP. Pra, shfrytėzimi i mjeteve tash e tutje do tė bėhet me nėnshkrimin personave pėrgjegjės tė universitetit dhe mjetet do tė tėrhiqen drejt nga thesari”, shpjegoi ai. Ai njoftoi qė MASHT-i kėtu do tė ruaj tė drejtėn e kontrollimit dhe monitorimit se si po shfrytėzohen kėto mjete. Ndėrsa, nga njė komision tjetėr, nė bashkėpunim me qeverinė, ka bėrė sistemin e tė ri tė pagave, vetėm pėr mėsimdhėnėsit e UP-sė, e jo pėr punėtorėt administrativė. Kėto komisione, sipas Gashit, kanė propozuar njė ngritje tė pagave aktuale pėr kategoritė e
mėsimdhėnėsve nga asistenti deri tė profesori ordinar, nė lartėsi mesatarisht nga 100 –150 euro, bruto, nga mjetet e buxhetit tė Kosovės. Mjeteve tė ndara nga qeveria kur t’u shtohen edhe mjetet nga tė hyrat vetanake tė UP-sė do tė ketė njė ngritje mjaft tė mirė tė pagave, ku rroga maksimale parashihet tė jetė 700 euro. Zėdhėnėsi Gashi tha se mjetet pėr sistemin e ri tė nivelimit tė pagave janė paraparė qė tė fillojnė retroaktivisht nga 1 korriku. “Komisionet po punojnė nė kėtė drejtim dhe sigurisht ky sistem i ri i pagave do tė aplikohet menjėherė. Nė muajin tjetėr ne shpresojmė qė tė paguhemi me sistem tė ri”, tha ai. /KosovaLive




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio