Studentet.info
Lajme : STUDENTĖT E FAKULTETIT TĖ MJEKĖSISĖ HYNĖ NĖ GREVĖ
Kyqur 09-11-2005 3:27:10 (4261 Lexime)


Studentėt: Grevė deri nė largimin e dekanit, Bajram Nuraj, meqė ai ėshtė i korruptuar

PRISHTINĖ, 8 NĖNTOR- Mėse njė mijė studentė tė Fakultetit tė Mjekėsisė tė Universitetit tė Prishtinės, kanė hyrė tė martėn nė grevė pėr tė kėrkuar dorėheqje tė pa revokueshme tė dekanit tė kėtij fakulteti, Bajram Nuraj. Kjo kėrkesė ka ardhur pasi dekanati mbrtonė me ngulm vendimin pėr tė ndėrruar mėnyrėn e aplikimit tė mėsimit, nga sistemi i mėparshėm nė tė ashtuquajtur “bllok sistem”. Kjo ėshtė vetėm njėra nga arsyet e studentėve pėr tė kėrkuar largimin e dekanit, meqė ata konsiderojnė se Bajram Nuraj ėshtė i pėrfshirė edhe nė korrupsion. Tė shokuar me atė qė ngjante nė kėtė fakultet Kryetari i Kėshillit Drejtues tė Universitetit tė prishtinės, Jahi Hoxha, bashkė me anėtarė tė kėtij Kėshilli ka ardhur pėr tė koontribuar nė qetėsim tė situatės. Njė gjė tė tillė e kishte bėrė edhe Xhavit Rexhaj nga Ministria e Arsimit dhe Sejdi Hoxha, kryetar i Unionit tė Pavarur tė Studentėve. Me gjithė prezencėn e tyre ata nuk arritėn tė t’i bindin studentėt qė ta lirojnė objektin e Fakultetit tė Mjekėsisė, madje as pėr tė dėgjuar fjalėt e Bajram Nurės.


Organizatorėt: Nuk ka alternativė tė zgjidhjes pa dorėheqjen e dekanit Bajram Nura
Pėr organizatorėt e protestės alternativė, pėr tė dalė nga kjo qė ėshtė duke ngjarė nė fakultet, ėshtė dorėheqja e menjėhershme e dekanit, e kjo do tė nėnkuptonte dorėheqjen edhe tė tre prodekajve.
Skender Fetahu, njė nga organizatorėt e kėsaj proteste mendon se pas dorėheqjes sė kėsaj strukture udhėheqėse, brenda dhjetė ditėsh, Senati i Universitetit tė Prishtinės do tė zgjedhte strukturen e re, por nėse kjo ėshtė e pamundur atėherė duhej tė formohej njė Kėshill drejtues i pėrkohshėm deri sa tė formoheshin organet e reja. “Dekani tashmė nuk ekziston pėr ne. Dita e sotme ka qenė dita e fundit kur ai mund tė shijoi kėnaqėsinė nė kulltukun e dekanit. Nesėr nuk do tė tolerojmė qė ai tė hyjė nė zyrėn e dekanit, meqė ai ėshtė ilegjitim pėr studentėt”, thotė pėr redaksinė tonė Skėnder Fetahu, kryetar i Organizatės sė Re Studentore. Sipas tij, kėrkesa e studentėve pėr largimin e dekanit i ėshtė bėrė e njohur edhe Rektoratit tė Universitetit, por edhe Ministrisė sė Arsimit, por AI konsideron se deri mė tash ende nuk ėshtė bėrė asgjė nė kėtė drejtim. “Mė sa kemi njohuri ekziston njė urė e pėrbashkėt nė rastin e keqpėrdorimeve qė bėhen nė kėtė fakultet”, thotė Fetahu, duke aluduar nė njė urė keqėperdorimėsh qė bėhen nė mes Dekanatit, Rektoratit dhe MASHT-it.
Driton Kurtishi, kryetar i Kuvendit tė Unionit tė Pavarur tė Studentėve, njėherėsh anėtar i Kėshillit Protestues, thotė me vendosmeri se kėsaj radhe studentėt e kėtij fakulteti nuk do tė lėshojnė pe, deri nė realizimin e kėrkesave tė tyre. “Nuk do tė lejojmė qė as Kėshilli Drejtues, pas dorėheqjes sė dekanit Nuraj, t’i vendosė nė krye njerėzit e pa ndėrgjegjshėm”, thotė ai. Nė pyetjen e redaksisė sonė se pėrse ėshtė ky insistim i ngulmėt nga dekanati pėr tė futur kėtė formė tė re studimi, Kurtishi i ėshtė pėrgjigjur se kjo ėshtė njė pyetje tepėr enigmatike, pėrgjigjen e sė cilės e din qartė ideatori i kėtij sistemi, por nga i cili nuk do tė marrim asnjėherė pėrgjigjen e sinqertė. Karshi tė njejtės pyetje ai ka vėnė nė thėks se “askush nuk mund tė na sigurojė se njerėzit qė insistojnė aq shumė pėr tė futur nė aplikim “bllok sistemin”, tė mos kenė premtime pėr shuma tė majme parashė”, madje ai ka pėrmendur edhe miliona euro.
Studenti Arbėr Vokrri, nga Qendra pėr Aftėsimin e Studimeve, organizatė kjo qė vepron nė kėtė fakultet, mendon se nė institucionin ku ai realizon mėsimin nuk bėhen fare studime. “Nė fakultetin tonė bėhen improvizime dhe tentimi pėr implementimin e tė ashtuquajturit “bllok sistem”, sistem ky qė ėshtė vetėm edhe njė improvizim nė radhė”, thotė Vokrri.

Dekani Nuraj: Kjo protestė ėshtė e manipuluar
Ndryshe nga studentėt, prodekani Adem Limani nuk sheh arsye pėr dorėheqje. “Pėr dorėheqje duhen argumente, fakte se pėr ēfarė arsye duhet tė jepet dorėheqje”. Sa i pėrket kėrkeses sė studentėve kundėr aplikimit tė “bllok sistemit” ai mendon se arsye pėr tė protestuar kundėr tij nuk ka fare, meqė Limani konsideron se “kėta studentė nuk kanė lidhje me bllok sistemin”, dhe se “kėta studentė nuk janė ata tė cilėt do tė kishin arsye pėr tė protestuar ngase vetėm viti i parė ka tė bėjė me “bllok sistemin” ndėrsa kėta kanė qėllime tė tjera”, thotė Limani. Si duket prodekani pėr mėsim nė kėtė fakultet i ka ngatėrruar gjėrat, pėr faktin se, tashmė orari i mėsimit ėshtė publikuar pėr tė gjithė studentėt e kėtij fakulteti dhe mėnyra e mėsimit ėshtė paraparė qė tė realizohet sipas “sistemit bllok”, ideator i tė cilit sistem ėshtė vetė prodekani Limani.
Pėr dekanin e Fakulettit tė Mjekėsisė greva e studentėve ka krejtėsisht karakter tjetėr nga ajo qė studentėt thonė. “Kjo protestė ėshtė e manipuluar nga njerėz tė cilėve nuk ju konvenon cilėsia dhe mbarėvajtja e procesit mėsimor, por kanė interesa tė veēanta”, thotė dekani, Bajram Nuraj. Sipas tij, askush nuk ka tė drejtė ta bllokojė procesin mėsimor nė fakultet, pasi qė dekani Nuraj konsideron se Fakulteti i Mjekėsisė nuk ėshtė as pronė e tij, por as e atyre qė, sipas tij, po e bllokojnė kėtė proces, duke aluduar nė organizatorėt e kėsaj proteste.

Prodekani Ahmeti: “bllok sistem” ėshtė marrė mekanikisht nga faqet e internetit
Jo e gjithė struktura udhėheqėse tė dekanatit e pėrkrahun mėnyrėn e re tė aplikimit pėr mėsim. Tashmė zyrtarisht ka dalė kundėr njė sistemi tė tillė njėri nga tre prodekanėt, Halil Ahmeti, njėri nga dy pėrfaqėsuesit nė Senat tė kėtij fakulteti, Hysni Daka, por qėndrime tė tilla janė dėgjuar edhe nga shumė shefa tė katedrave.
Prodekani, Halil Ahmeti, pėrmes njė letre dėrguar dekanatit dhe studentėve, ka thėnė se ky sistem i mėsimeve, ėshtė njė skemė e marrė mekanikisht nga faqja e internetit e Fakultetit tė Mjekėsisė tė Zagrebit. “Orvatja e Adem Limanit pėr ta venė nė shėrbim nė tė gjitha vitet e studimit nė Fakultetin e Mjekėsisė kėtė sistem dhe pa kėrkuar edhe pėlqimin e katedrave, dhe sidomos pa krijuar kushte tė domosdoshme tė tė ashtuquajturit “bllok sistem” ėshtė marrė mekanikisht nga faqet e internetit tė Fakultetit tė Mjekėsisė sė Zagrebit”, thuhet nė letrėn e tij. Prodekani tjetėr, Adem Limani i ėshtė kundėrpėrgjigjur menjėher kėsaj letre duke thėnė se “Prodekani ka tė drejt tė distancohet ngase ai ėshtė njėri ndėr personat i cili nė vitin 2004 nga i njėjti grup i studentėve, qė po i shikoj, ėshtė fut nė listėn e profesorėve tė korruptuar, dhe normalisht qė atij i duhet tė bėjė grupacione pėr tė mbrojtur interesin e vet, por fatkeqėsisht prej tė njėjtit grup”.

Rektorati: Tė ndėrpritet greva dhe tė formohen komisione tė pėrbashkėta
Nė njė njoftim tė lėshuar pėr media nga Rektorati i Universitetit tė Prishtinės, pas mbajtjes sė takimit me pėrfaqėsuesit e dekanatit tė Fakultetit tė Mjekėsisė, tė Ministrisė sė Arsimit dhe tė studentėve, thuhet se takimi me pėrfaqėsuesit e Kėshillit Protestues, kaloi pa ndonjė rezultat, pėr arsye tė insistimit tė vazhdueshėm tė studentėve, vetėm pėr dorėheqje tė dekanit dhe jo nė kėrkesat tjera tė natyrės akademike. “Udhėheqja e institucioneve tė sipėrpėrmendura, me kėtė rast, u drejtohet studentėve protestues tė Fakultetit tė Mjekėsisė, qė tė ndėrprejnė protestėn dhe t’i kthehen procesit tė studimeve bashkė me kolegėt e tjerė. Njėkohėsisht ofrohet formimi i njė komisioni tė pėrbashkėt tė studentėve, Universitetit tė Prishtinės, tė Fakultetit tė Mjekėsisė, si dhe tė MASHT-it. Nė punėn e Komisionit mund tė pėrfshihen edhe ekspertė ndėrkombėtarė, sipas pėrcaktimit tė studentėve”, thuhet nė njoftim e tyre. “Mandati i komisionit, do tė jetė gjithnjė nė kuadėr tė dispozitave ligjore e statusore, tė cilėt do tė bėjnė propozim pėr pėrmirėsimin e gjendjes sė pėrgjithshme nė kėtė fakultet, duke pėrfshirė kushtet e punės, mjetet e punės, pajisjet dhe preparatet laboratorike, punėn praktike, financimin e procesit mėsimor, si dhe ēėshtje tė tjera tė rėndėsishme”, thuhet mė tej.

SHPK: Nėse kėrkohet nga dekanati, ne do t’i largojmė studentėt
Protesta e sotme, e organizuar nga tre organizatat studentore, Unioni i Pavarur i Studentėve, Organizata e Re Studentore dhe Qendra pėr Aftėsimin e Studimeve, filloi jashtė dekanatit, pas sė cilės studentėt, me gjithė sigurimin e policisė depėrtuan brenda nė objekt pėrpara zyrės sė dekanit, por forcat e sigurisė sė SHPK-sė megjithatė penguan qė studentėt tė depėrtojnė deri nė brendi tė zyrave. Redaksia ka siguruar njė informacion, nga njėri prej anėtarėve tė SHPK-sė, se nese u kėrkohet nga dekanati largimi i studentėve prej hapėsirės sė Fakultetit tė Mjekėsisė kėtė urdhėr ata do ta ekzekutojnė.
Edhe nė orėt e mbrėmjes njė pjesė e madhe e studentėve vazhdojnė tė jenė nė lokalet e dekanatit, tė vendosur pėr tė mos lejuar mė hyrjen e zyrtarėve tė dekanatit deri sa Senati tė caktojė njė dekan tjetėr. Studentėt paralajmėrojnė se gjasat janė maksimale qė tė bėhet thirrje publike tek tė gjithė studentėt e Universitetit tė Prishtinės pėr t’i pėrkrahur ata, nė mėnyrė qė tė organizojnė protesta masive para rektoratit tė Universitetit tė Prishtinės dhe Ministrisė sė Arsimit.
Tė rikujtojmė se sindromi grevė nė kėtė fakultet vije njė vit pasi studentėt e fakultetit gjegjės tė ish-Universitetit tė Tetovės hynė nė grevė pėr tė kėrkuar legalizim tė fakultetit tė tyre ose transferim nė qendrat universitare shqiptare, por mė pas ata kėrkuan edhe dorėheqje tė vetė rektorit tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės por edhe tė ministrit tė Arsimit Aziz Pollozhani. Se ēėshtja e studentėve prishtinas mund tė neglizhohet sikurse ajo e studentėve tetovar pritet tė shihet nė ditėt nė vijim.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio