Studentet.info
Lajme : STUDENTĖT E FAKULTETIT TĖ MJEKĖSISĖ NĖ DITĖN E TRETĖ TĖ GREVĖS
Kyqur 10-11-2005 15:10:32 (1459 Lexime)

Rektorati: “Bllok sistemi” ēfuqizohet, pikė e nxehtė mbetet shkarkimi i dekanit

PRISHTINĖ, 10 NĖNTOR- Sot kanė hyrė nė ditėn e tretė tė grevės, studentėt e Fakultetit tė Mjekėsisė tė Universitetit tė Prishtinės, tė cilėt vazhdojnė ta mbajnė tė bllokuar dekanatin e kėtij fakulteti. Ata, dje pėr disa orė kanė bllokuar edhe rektoratin UP-sė, derisa pritej qė tė mbahej mbledhja e Senatit, nė mėnyrė qė kėtu tė merreshin vendime konform kėrkesave tė studentėve, qė tashmė janė tė njohura: largimi i dekanit Bajram Nuraj dhe mos aplikimi i “bllok sistemit”.


Mbledhja e cila ishte paraparė qė tė mbahej dje nuk ėshtė realizuar pėr shkak tė mungesės sė kuorumit. Senatori, Visar Hajra, kryetar i Unionit tė Pavarur tė Studentėve tė Fakultetit tė Mjekėsisė dhe organizator i grevės, tha se mungesa e kuorumit ėshtė vetėm njė imponim, pasi qė ēdo prolongim i zgjidhjes sė kėsaj situate i konvenon ēdo kujt tjetėr, pėrveē studentėve.
Pas dėshtimit tė mbledhjes sė djeshme, tentim pėr tė mbledhur kuorumin e nevojshėm pėr ta mbajtur atė ėshtė bėrė edhe sot, me ē’rast nė kėto momente Senati i UP-sė ėshtė duke i diskutuar kėrkesat e studentėve. Studenti Hajra ka alarmuar se “Sot duhet tė jepet patjetėr njė pėrgjigje nga ana e rektoratit ose nė tė kundėrtėn do ta bllokojmė edhe rektoratin”.
Udhėheqėsi i Kėshillit Drejtues tė UP-sė, Jahi Hoxha, ka kėrkuar nga studentėt qė t’i lėnė tė punojnė nė qetėsi dhe, siē ka thėnė ai, tė mos mundohen t’i detyrojnė pėr tė marrė vendime nėn presion. Ai ka bėrė tė ditur se edhe pas bisedimeve me studentėt dhe pėrfaqėsuesit e dekanatit tė FM-sė nuk kanė arritur nė ndonjė pėrfundim, i cili do tė qonte nė qetėsim tė situatės.
Burime nga rektorati i bėjnė tė ditur redaksisė studentet.ifno se kėrkesa e studentėve qė ka tė bėjė me mėnyrėn e realizimit tė mėsimit tashmė ėshtė zgjidhur, por pikė tė nxehtė, ky burim, e ka konsideruar shkarkimin e mundshėm tė strukturės udhėheqėse tė dekanatit tė FM-sė.
Prodekani pėr mėsim i FM-sė, Adem Limani, gjatė ditės ka ripėrseritur qėndrimin e tij se protesta e studentėve ėshtė plotėsisht e paarsyeshme dhe ka bėrė tė ditur se ai nuk e ka ndėrmend qė tė jep dorėheqje. Me gjithė kėtė, vendimi qė mund tė merret sot nga ana e senatorėve nuk do t’i dėgjojnė teket e askujt, pėr ose kundėr njė largimi nga detyra.
Vlenė tė theksohet se disa herė strukturat e tanishme tė dekanatit kanė anuluar vendimet e Senatit tė cilat i adresohen kėtij fakulteti, dhe ato as qė janė pėrfillur. Njė tė tillė mund ta pėrmendim tani. Edhe nė momentin kur Senati mori vendim pėr t’i legjitimuar tė gjitha notat e studentėve tė transferuar, nga Tetova nė kėtė fakultet, vendimi u hodh poshtė mė pas nga ana e dekanatit.
Ndryshe, kurajo pėr t’i mbrojtur me ngulm kėrkesat e tyre, rritet nga momenti nė moment tek studentėt grevistė. Ata po qėndrojnė nė amfiteatrin e dekanatit tė FM-sė dhe po gjejnė pėrkrahje gjithnjė e mė tė madhe nga pedagogėt e tyre. Nga ndėrmarrje afariste ata mbėshteten me gjėra ushqimore, ndėrsa problemin e batanijeve e ka zgjedhur shoqata humanitare “Kryqi i Kuq”. Gjendja shėndetėsore e studentėve tani pėr tani ėshtė stabile.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio