Studentet.info
Lajme : TAKIM ME REKTORIN BEADINI
Kyqur 11-11-2005 8:36:49 (1359 Lexime)

Kėrkohet njohja e titujve tė magjistraturės nga UT-ja

Tetovė, 11 NĖNTOR- Mbi 40 magjistratė nga lėmi i historisė nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės, presin njohjen e validitetit tė titujve qė kanė mbrojtur, pėr shkak se siē thonė ata, kjo ēėshtje ėshtė duke u zvarritur njė kohė tė gjatė.
Pėr kėtė shkak kėshilli iniciues i kėtyre magjistratėve, dje janė takuar me rektorin e USHT-sė, Nexhbedin Beadini, nga i cili ka kanė kėrkuar zgjidhje pėrfundimtare tė kėtij problemi. Sipas kryetarit tė kėshillit iniciues tė magjistratėve tė lėmit tė historisė, Lirim Ziba, ky ėshtė takimi i parė i tyre, dhe nga ana e rektorit Beadini u ėshtė premtuar qė deri nė dhjetor tė kėtij viti kjo ēėshtje tė marrė fund.


“Ky ishte takimi i parė me rektorin e USHT-sė, ku ne si grup iniciues kėrkuam njohjen e titujve tė magjistraturės. U mirėpritėm nga rektori Beadini dhe bisedat dhe
diskutimet rreth kėsaj ēėshtje ishin tė mira. Ai na premtoi se deri nė dhjetor tė kėtij viti do tė formohet njė komision i cili do tė bėjė verifikimin e titujve tonė”, thotė Lirim Ziba.
Ndėrkaq, zėdhėnėsi i Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės Numan Sallai thotė se titujt e tyre qė kanė mbrojtur nė Universitetin e Tetovės, gjithsesi se njihen dhe verifikimi do tė bėhet ashtu siē e kėrkon ligji. “Kush thotė se nuk njihen diplomat e tyre. Ata duhet tė bėjnė verifikimin e tyre nė bazė tė kushteve ligjore dhe nėse ēdo gjė ėshtė nė rregull, atėherė nuk ka pse tė mos pranohen ata tituj”, thotė zėdhėnėsi Sallai.
Ndėrsa, magjistratėt ankohen se organet arsimore dhe universitare nė Maqedoni shpeshherė u bėjnė probleme, duke mos u njohur titujt shkencor. Nė anėn tjetėr, titujt e marrė nė UT, janė valide si nė Prishtinė, po ashtu edhe nė Tiranė. (D.M)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio