Studentet.info
Lajme : PĖRSERITET SHORTI PĖR ZGJEDHJEN E KQZ-SĖ TĖ PARLAMENTIT STUDENTOR
Kyqur 15-11-2005 13:34:04 (1328 Lexime)

Shorti i dytė sėrish sjellė pakėnaqėsi tek organizatat studentore

PRISHTINĖ, 15 NĖNTOR- Pas kėrkesės sė disa organizatave studentore pėr pėrsėritjen e shortit pėr zgjedhjen e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve (KQZ), tė Parlamentit Studentor (PS), Kėshilli Drejtues (KD) i Universitetit tė Prishtinės (UP), tė martėn pėrsėriti zgjedhjet, por as kjo nuk i ka dakorduar organizatat studentore. Kryetari i KD tė UP-sė, Jahi Hoxha, tha se ishin para njė dileme se a tė vazhdojnė me procedurėn e zgjedhjeve tė Parlamentit Studentor (PS), apo tė pasojė bojkotimi nga organizatat mė tė mėdha studentore, prandaj KD vlerėsoi se ėshtė e drejtė qė studentėt ta marrin pjesė nė hedhjen e shortit pėr zgjedhjen e KQZ-sė pėr zgjedhjet e PS-sė.


“Kjo ka qenė kėrkesa e tyre dhe ne e kemi parė si obligim pėrsėritjen e hedhjes sė shortit, dhe kujtoj qė mė nuk kemi kohė ta pėrsėrisim, sepse duam ta mbajmė hapin e mbajtjes sė zgjedhjeve nė mėnyrė qė mė 15 dhjetor tė mbahen zgjedhjet pėr PS”, tha ai dhe shtoi se nė asnjė nen tė rregullores nuk shkruan qė ėshtė e detyruar pjesėmarrja e organizatave studentore nė tėrheqjen e shortit. Ndėrsa pėr ndryshimin e rregullores, gjė tė cilėn e ka kėrkuar Organizata e Re Studentore (ORS), ai tha se rregullorja nuk do tė ndėrrohet, pasi qė kėtė rregullore e kanė pranuar tė gjitha organizatat, “pas takimit tė mbrėmshėm ėshtė konstatuar se tė gjitha organizatat janė pajtuar me atė rregullore dhe dinamika e saj, e paraparė pėr kėtė proces, ėshtė e pranueshme”. “Ka pas zėra pėr mospranimin e rregullores dhe tė ndryshimit tė saj, por nuk ka pasur ndonjė propozim konkret pėr ndėrrimin e saj nga ana e organizatave, pėrveē njė neni i cili parasheh pėr tė ardhmen qė tri organizatat mė tė fuqishme tė jenė nė KQZ”, tha ai. Ndėrsa njė fakt qė i shqetėson mė shumė studentėt ėshtė qė fushata zgjedhore ka filluar dhe organizatat studentore ende nuk kanė marrė asnjė cent pėr realizimin e saj. Pėr kėtė Hoxha tha pritet tė verifikohen tė gjitha organizatat pjesėmarrėse dhe pastaj tė caktohen mjetet financiare pėr secilėn organizatė dhe kjo, sipas tij, do tė vendoset mė 22 nėntor. “Njėherė duhet tė kualifikohen tė gjitha organizatat, tė dihet numri i tyre i saktė dhe pastaj tė vendoset pėr ndarjen e mjeteve, tė cilat janė tė siguruara edhe me Status tė UP-sė”, tha Hoxha. Ai nuk e mohoi mundėsinė qė disa prej organizatave studentore, pas verifikimit pėrfundimtarė tė tyre, tė kėrkojnė prapė ripėrsėritje tė hedhjes sė shorti pėr zgjedhjen e KQZ-sė.
Ndėrsa Skėnder Fetahu, nga ORS-ja, ishte i sigurt qė do tė ketė short edhe pėr herė tė tretė, sepse sipas tij, ka organizata qė nuk e kanė konfirmuar pjesėmarrjen e tyre nė zgjedhje dhe nuk e sheh si tė arsyeshme qė tri ditė pas nisjes sė fushatės, tė ndryshohet struktura e KQZ-sė. “Konsideroj se fushata ende nuk ka nisur pėr ne, ndėrkohė qė ka anomali, sepse ka edhe disa OJQ qė po tentojnė tė marrin pjesė nė zgjedhje. Kjo ka tė bėjė me regjistrimin e shpejtė qė ka bėrė MSHP-ja, unė kam dyshim edhe nė vetė organizatėn time, e cila pėr dy ditė ka arritur tė licencohet nga kjo ministri”, tha ai dhe shtoi se MSHP-ja nuk e ka vėzhguar fare Kuvendin e organizatės sė tyre dhe “nuk e dinė nėse ne kemi pasur kuorum pėr ta mbajtur Kuvendin”.
Nga ana tjetėr Sejdi Hoxha, kryetar i Unionit tė Pavarur tė Studentėve tė UP-sė, konsideron qė hedhja e shortit ishte mė demokratike, nė krahasim me atė para tri ditėsh. “Mendoj qė ėshtė dashur tė klasifikohen tė gjitha organizatat qė marrin dhe nuk marrin pjesė. Deri mė 22 nėntor ndoshta do tė licencohen edhe organizata tė tjera dhe ta kemi numrin 50 qė mund tė sjellė deri tė pėrsėritja e procesit tė shortit”, tha ai. /KosovaLive




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio