Studentet.info
Lajme : Rreth 200 studentė tė Historisė zhvilluan dje protestė
Kyqur 22-11-2005 4:42:00 (1789 Lexime)

Studentėt e Historisė bojkotojnė mėsimin

Tiranė, 22 NĖNTOR- Protestė para Fakultetit tė Histori-Filologjisė nė Tiranė. Kjo ka qenė lėvizja e radhės pėr studentėt e Historisė nėnshkrues tė peticionit kundėr pedagogut tė tyre, Agron Gani. Ndėrsa Ministria e Arsimit ėshtė duke hetuar pėr ēėshtjen nė fjalė. Sipas drejtorit tė Arsimit tė Lartė nė ministri, Agim Muēaj, brenda dy ditėsh do tė ketė njė pėrgjigje zyrtare pėr kėtė ēėshtje.


Protesta
Me parrullat “Z. Ministėr, stop heshtjes”, “Gani ik” “Duam shkarkimin e A. Ganit”,
200 studentėt e historisė kanė dalė nė oborrin e Fakultetit Histori-Filologji nė shenjė proteste. Kjo protestė ka zgjatur pėr rreth njė orė dhe mandej studentėt kanė bojkotuar mėsimin. Gjithēka ka ecur paqėsisht derisa roja i fakultetit, me urdhėr tė dekanit, Gjovalin Gruda, nuk ka lejuar vendosjen e parrullave prej cope nė kangjellat e fakultetit.

Takimet
Pas protestės, studentėt kanė zhvilluar njė takim nė dekanat, ku bashkė me dekanin Gjovalin Gruda ishin drejtori i Arsimit tė Lartė nė MASH, Agim Muēaj dhe shefja e Departamentit tė Historisė, Valentina Duka. Pesė studentėt pėrfaqėsues nė kėtė takim janė shprehur pėr “Shekullin” optimistė pėr zgjidhjen sa mė shpejtė tė situatės. Sipas Syrja Hoxhės, studentit tė vitit tė katėrt tė Historisė, nė takim iu ėshtė komunikuar qė do tė kenė sa mė shpejt njė pėrgjigje pėr ēėshtjen qė kanė ngritur. “Z. Muēaj na informoi se raporti i parė, i pėrgatitur nga grupi i inspektorėve tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, nuk ėshtė marrė parasysh dhe kėshtu, do tė ishte vetė z. Muēaj qė do tė vlerėsonte faktet tona”, -tha dje studenti Hoxha. Sipas tij, ka gjasa qė njėri nga tre anėtarėt e grupit tė inspektorėve tė mos ketė qenė objektiv nė vlerėsimin e situatės. Sipas Hoxhės, njėri nga inspektorėt gjatė takimit nuk u ka lėnė aspak hapėsirė pėr tė shfaqur faktet e tyre, por i ka detyruar ata t’u pėrgjigjen vetėm pyetjeve qė ai u ka drejtuar. “Unė nuk e di se si quhet inspektori, pasi ai as nuk u prezantua, por nė momentin qė unė i bėra tė ditur se pedagogu Agron Gani na fyente, inspektori e quajti si diēka qė ndodh nė situatat e sotme”, - ka theksuar Hoxha. Ndėrkaq, drejtori Muēaj ka thėnė se raporti i ekipit tė inspektorėve tė Ministrisė sė Arsimit ėshtė njė raport tek i cili ata do tė bazohen. “Ne thjesht do tė verifikojmė disa pjesė, pasi ka tė tjera tė dhėna”, -e ka mbyllur komentin e tij Muēaj, duke shtuar se do tė dalė nė njė pėrgjigje zyrtare brenda dy ditėsh
Dekani
Dekani i Fakultetit tė Historisė dhe Filologjisė, Gjovalin Gruda, e komenton si jonormale protestėn e djeshme tė studentėve. “Kjo ēėshtje po zmadhohet mė tepėr se ē’duhet, fakulteti ka patur edhe probleme mė tė mėdha”, -ka thėnė dje pėr “Shekullin” Gruda, i cili pret tashmė propozimin me shkrim tė ekipit tė ministrisė dhe Departamentit tė Historisė pėr tė marrė njė vendim. “Propozimi tė jetė me fakte tė argumentuara”, - ka theksuar Gruda, duke shtuar se nuk ka dijeni pėr raportin e ekipit tė inspektorėve tė ministrisė, pasi, sipas tij, ai nuk ka mbėrritur nė zyrėn e tij. “Nėse studentėt do tė vazhdojnė me bojkotimin e mėsimit dhe protesta, unė do tė mbledh Kėshillin e Fakultetit pėr kėto situata”, - ka pėrfunduar Gruda.

Zv.ministrja e Arsimit
Gjonaj: Zgjidhje problemit tė studentėve
“Ministria do tė bėjė tė gjitha pėrpjekjet pėr zbardhjen e kėsaj ēėshtjeje qė shkel normat etike tė procesit mėsimor normal nė universitetet tona”. Kėshtu ėshtė shprehur zėvendėsministrja e Arsimit, Adriana Gjonaj, gjatė takimit me studentėt protestues.
Gjatė takimit ajo deklaroi se ministria ėshtė e angazhuar pėr t’i dhėnė zgjidhje problemit tė studentėve. Pėr kėtė, pėrfaqėsues tė ministrisė, tė drejtuar nga drejtori i Drejtorisė sė Arsimit te Lartė, Agim Muēaj, do tė verifikojnė faktet e qėndrimit tė profesorit Gani dhe dekanit Gruda.

Nga:Valmora Gogo




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio