Studentet.info
Lajme : MSHP VENDOSĖ QĖ ELBASAN HOTI TĖ DREJTOJĖ UPSUP-nė
Kyqur 25-11-2005 8:56:03 (1721 Lexime)

Njė luftė pa pėrfundim

PRISHTINĖ, 25 NĖNTOR- Ministria e Shėrbimeve Publike (MSHP), tė mėrkurėn, ka vendosur qė tė ndėrrojė mendje, pėr t’i dhėnė licencė Unionit tė Pavarur tė Studentėve (UPS) tė udhėhequr nga Sejdi Hoxha, me ē’rast ka revokuar vendimin. Licenca pėr kėtė organizatė vazhdonė tė jetė si e tillė, por qė strukturė udhėheqėse konsiderohet ajo e drejtuar nga Elbasan Hoti. Kjo ka bėrė qė fėrkimet dhe akuzat nė mes kėtyre dy grupacioneve, pėrbrenda organizatės, tė intensifikohen tej mase, madje palėt nė konflikt kanė ngritur edhe akuza gjyqėsore. Dy protagonistet e kėsaj situate tė krijuar nė UPS japin tė dhėna kontraverse sa i takon legjitimitetit tė tyre pėr tė drejtuar organizatėn, ndėrkohė qė kanė edhe qėndrime tė polarizuara pėr vendimin e MSHP-sė.


Elbasan Hoti, tani kryetar i ligjshėm i Unionit, vendimin e MSHP-sė e ka konsideruar tė drejtė, dhe nė momentin e duhur. Paqartėsinė e gjithė kėsaj periudhe rreth asajė se kush mbanė timonin e UPS-sė ai e ka quajtur si tė pėrfunduar. “Kemi pasė numrin e duhur tė delegatėve, gjithashtu kemi pėrmbushur tė gjitha kėrkesat dhe kontestin e deritanishėm e quaj tė mbyllur”, thotė Hoti. Ali Sefa, kryetar i Kuvendit tė UPS-sė tė licencuar, duke folur pėr legjitimitetin qė gėzon Elbasan Hoti, tha se Sejdi Hoxha ėshtė shkarkuar nga detyra e tij nė mėnyrė tė rregullt, ku 2/3 e studentėve kanė votuar kundėr tij. “Tani kemi tė gjitha dokumentacionet dhe vendimin qė ka marrė MSHP-ja mund ta quajnė si tė donė, por kjo mund tė vėrtetohet me anė tė shkresės qė e ka dėrguar MSHP-ja nė Rektorat dhe kjo tregon qė i pari i UPSUP-sė ėshtė Elbasan Hoti”, tha Sefaj.
Protagonisti tjetėr i kėsaj organizate, Sejdi Hoxha, i cili deri tė mėrkurėn edhe zyrtarisht ka mbajtė postin e kryetarit tė UPS-sė, ka thėnė se organizata e tij ka kėrkuar sqarime pėr rivendimin e MSHP-sė, por qė nuk ka hasė nė mirėkuptim, dhe nuk ka marrė pėrgjegje nga udhėheqėsit e saj. “Kemi kėrkuar takim me ministren Melihate Tėrmkolli apo sekretarin e pėrhershėm nė kėtė ministri, mirėpo nuk kemi arritur ta realizojmė takimin”. Sipas tij, krahu rival ka falsifikuar vulėn, pasi qė vulėn kryesore e kanė vetė, vulė e cila ėshtė trashėguar nga organizatat paraardhėse. “Ne disa herė nė komunikatat tona kemi theksuar se Feim Maliqaj dhe Elbasan Hoti kanė falsifikuar vulat e UPS-sė. Me atė vulė kanė bėrė disa gjėra, duke marrė mjete nga disa organizata, sepse kemi pranuar ankesa nga ta”, tha ai. Ai bėri tė ditur se kanė marrė licencėn mė 11 nėntor nga MSHP-ja dhe letėrkonfirmimin, ku thuhet se pėrfaqėsues i UPS-sė ėshtė Sejdi Hoxha. Ndėrsa intervenimi i MSHP-sė pėr ta reviduar licencėn e quan si tė ngutshėm. Sipas Hoxhės, krahu rival, tashmė i licencuar, ka zhvilluar njė takim me ministren Tėrmkolli, tė cilės i kanė garantuar se do t`i kenė 7 vota nė Senat pro njė rektori tė cilin mund ta vendosė dikush.
Me anė tė njė komunikate, Unioni i Pavarur i Studentėve, i udhėhequr nga Sejdi Hoxha, ka bėrė tė ditur se ka kėrkuar nga Ministria dhe Universiteti qė tė marrin masa sa mė tė shpejta pėr ndėrprerjen e aktiviteteve pėr fushatė parazgjedhore pėr formonin e Parlamentit Studentor, meqė ata konsiderojnė se “personat tė cilėt janė tė paditur nuk kanė tė drejtė tė marrin pjesė nė aktivitete parazgjedhore pėr derisa akuzohen pėr vepra penale, dhe kėta persona nuk gėzojnė legjitimitet dhe nuk e kanė pėrkrahjen nga Unionet lokale tė UPSUP-sė, pėr tė cilat ne kemi tė gjitha dokumentacionet pėrkatėse dhe nėse neve nuk na lejohet pjesėmarrja nė zgjedhje asnjė kandidat nė lista nuk do tė shkoi nga radhėt e UPSUP-sė dhe Unioni si i tillė nuk do tė njohė asnjė rezultat qė do tė dalė nga kėto zgjedhje jo demokratike qė nuk respektohet vota e lirė e studentėve”.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio