Studentet.info
Lajme : KONFLIKT NĖ MES REKTORATIT E ORGANIZATAVE STUDENTORE PĖR DATĖN E ZGJEDHJEVE
Kyqur 09-12-2005 7:19:35 (1290 Lexime)

Rektorati: Do tė shtyhen zgjdhjet pėr 12 janar!

Organizatat studentore: Zgjedhjet do t’i mbajmė mė 15 dhjetor!


PRISHTINĖ, 09 DHJETOR- Vonesa e paraqitjes sė listave tė studentėve votues, nga ana e sekretarive tė fakulteteve, i ka shtyer organet drejtuese tė Universitetit tė Prishtinės pėr tė shtyer zgjedhjet pėr Parlamentin e Studentėve, zgjedhje kėto tė parapara pėr t’u mbajtur me datė 15 dhjetor. Shtyerja e datės ėshtė bėrė pėr katėr javė tė tjera, pėrkatėsisht pėr 12 janar, dhe kjo gjė i ka irituar tej mase disa nga organizatat konkuruese. Pesė nga kėto organizata kanė hartuar njė deklaratė tė pėrbashkėt, tė ardhur nė redaksinė e Studentet.Info, dhe nė tė cilėn deklarohet se ato janė kundėr ēdo shtyerje tė datės sė zgjedhjeve, nga ana e rektoratit dhe se data 15 dhjetor do tė mbetet si datė e vetme e pranueshme pėr mbajtjen e zgjedhjeve.


Unioni i Studentėve Shqiptar, Organizata e Re Studentore, Iniciativa Studentore e Rinisė, Organizata Studentore ‘1 Tetori dhe Unioni i Studentėve tė Vushtrris, me deklaratė tė pėrbashkėt kanė thėnė se “Ne si organizata qė do tė marrim pjesė nė zgjedhjet e Parlamentit tė Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės, nuk shohim ndonjė arsye tė fortė e cila mundė tė qojė nė shtyerjen e zgjedhjeve. Supozimet qė dėgjohen nga Kėshilli Drejtues i UP-sė pėr shtyerjen e zgjedhjeve janė dėshira tė personave tė caktuar, tė cilėt janė ndoshta tė shtyer edhe nga persona jashtė universitetit, dhe njėkohėsisht edhe persona karieristė, tė cilėt pėr arsye personale kundėrshtojnė mbajtjen e zgjedhjeve”.
Kjo deklaratė, sipas organizatave nėnshkruese tė sajė, ka pėr qėllim paralajmėrimin e institucioneve tė arsimit dhe mė gjerė se shtyerja e datės sė zgjedhjeve mund tė sjellė me vete shumė pasoja pėr studentėt, dhe Universitetin e Prishtinės nė tėrėsi. “Data 15 dhjetor ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet si datė e vetme e pranueshme pėr ne si organizata studentore brenda UP-sė qė do tė marrim pjesė nė zgjedhjet e 15 dhjetorit 2005”, thuhet ndėr tė tjera nė deklaratėn e kėtyre organizatave studentore.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio