Studentet.info
Lajme : 15 vjetori i Levizjes Studentore ne Shqiperi - u perkujtua edhe Nju Jork
Kyqur 13-12-2005 6:22:41 (2039 Lexime)


NGA UNIVERSITETI I TIRANES NE UNIVERSITETIN E NEW YORKUT ME FLAKADANIN E DEMOKRACISE NE DORE


New York University - Manhattan(NY) 13 DHJETOR-: Si pjese e perkujtimit te 15 vjetorit te Levizjes Studentore ne Shqiperi, Grupi i Studimeve Kombetare Shqiptare dhe Shoqata e Pjesemarresve ne Levizjen Studentore Shqiptare 1990-1991, organizoi dje pasdite takimin perkujtimor me teme: "15 Vjet me Vone: Levizja Studentore ne Shqiperi dhe Kontributi i Saj ne Permbysjen e Regjimit Komunist".
Ne kete takim ishin te pranishem ish pjesmarres te kesaj levizje qe aktualisht jetojne dhe punojne ne SHBA-se. Ndodhej edhe Dr. Shinasi Rama, ish student i asaj kohe si dhe njeri nga udheheqesit e protestave per permbysjen e rregjimit diktatorial . Shinasi Rama, Nikolin Gjoklaj, Redin Hafizi, Shkelqim Jahja, Monika Krajni, Nereida Rama, Irene Ponde, Kestrina Budina, Donika Bello, Ardian Harri, Mikail Pendavinji, Sislej Xhafa, Arben Progri, Ramiz Gjini, Rafaela Prifti dhe Nexhat Imeraj, e te tjere, kujtuan ato dite te veshtira por te pa harruara, ato dite protestash te medha te dhjetorit 1990, te cilat, ne emer te lirise, demokracise dhe pluralizmit politik, do te permbysnin idhullin shpirterore te komunisteve shqiptar, diktatorin Enver Hoxha, bashke me regjimin e tij pesedhjete vjeēar.



Ishin po studentet e dhjetorit ata qe rrezuan mitin e diktatorit Hoxha, duke i detyruar ata qe e paten ngritur kete mit, te kalonin me pase mbi "trupin" e tij neper rruget e Tiranes. Rrezimi i bustit te Enver Hoxhes, thane ata Ƨliroj me ne fund zemerat e shqiptareve, qe i kishte mbytyr frika e tmerri i rregjimit. Ne kujtim te Arben Brocin, Azem Hajdarin, Halit Matoshin e te tjereve, eshte mbajtur nje minut heshtje. Te gjithe te pranishmit jane ngritur ne kembe dhe kane nderuar kujtimin e atyre qe paten fatin e keq t'u pritej jeta ne mes nga segmentet kriminale te sistemit diktatorial.

Dr. Shinasi Rama, tha se ne thelb, Levizja e Dhjetorit "90 -, ishte nje barre, peshen e se ciles ne e njihnim. Ne e dinim qe po futeshim ne nje loje ku edhe mund te vdisnim, por ne qeme te vendosur per te mos u ndalur deri ne vdekje. Detyra, qe i kishim vene ne vetes, ishte, te ngrenim nje ure nga e cila do te futej ne atdheun tone demokracia. Dhe ne ia arritem qellimit tone Ishim te gjithe te bindur, se gjerat do te hecnin. Ne kishim si program tete pikat, qe do t'i paraqiteshin Ramiz Alise. Dhe ne ishim te vendosur per te mos levizur, qofte edhe nje presje nga ato kerkesa qe kishim, ndonse ata qe hynin e dilinin nga dera e Ramiz Alise, perpiqeshin ta ndryshonin lojen. Ne mbyllje, Dr. Rama u shpreh se sot, ne perkujtimin te 15 vjetorit te Levizjes Studentore ne Shqiperi, ne jemi krenare pse e dime Ƨfare beme dhe pse e beme. Ne zhdukem ate mitin e krijuar te diktatorit Enver Hoxha. Pavaresisht, qe disa nga pjesmarresit ne levizje, mund te jene pedorur me pas.


Meqense takimi ishte i konceptuar se nje bashkebisedim i lire, Ƨdonjeri solli vetem kujtime. Nikolin Gjoklaj, u shpreh se ato dite te dhjetorit 90, do te kujtohen gjithmone pasi kane hyre ne histori. Sepse ne i Ƨmojme ato dite, dhe do tā€™i kujtojme gjer ne vdekje, pasi nuk qene te zakonshme, por qene dite qe i dhane udhe demokracise ne Shqiperi. Shkelqim Jahaj, flet e kujton sekuenca te atyre diteve, sidomos nga greva e urise ne te cilen kishte qene pjesmarres. Ai mediton teksa flet dhe e quan veten me shume fat qe ishte pjesmarres ne ate levizje studentore. Sot, pas pesembedhjete vjetesh, kur i kthehemi atyre diteve e sjellim ne mendje edhe nje here ato kujtime aq te bukura, na mbushen syte me lot, pasi edhe edhe nje njeri te huaj te shihnim prane nesh, na dukej si vellay yne

"E duam Shqiperine se e gjithe Europaishte motoja e jone, e cila u perqafua nga i gjithe populli, thote Redin Hafizi. Per here te pare kerkonim te organizuar si nje mase e tere diƧka qe jo vetem ishte e ndaluar, por mund te te ikte koka vertet ishte e ndaluar. Ne treguam se nuk mund te durojme diktatoret dhe se deshironim te jetonim te lire. Ne u ngritem vertet per nje shtet demokratik, per nje shtet te se drejtes. Dhe nese nje gje e tille nuk eshte arritur ende deri sot, ne nuk duhet te rreshtim se theni te verteten. Kurre nuk mund te bejem kompromise me Ƨfardolloj qeverije ne kurriz te atyre idealeve, te cilat, na udhehoqen ne, dhe ndriƧuan Shqiperine ne Dhjetor 1990.


Genti Gragjevi, ish studenti i fakultetit Ekonomik, e shehe veten shume te nderuar qe eshte sot , midis atyre qe se bashku ishin pjesmarresit e rrezimit te atij rregjimi. At'here kisha nje rol, sot, kam nje nder e krenari per ate qe beme te gjithe sebashku, ato dite te mrekullueshme, tha ai. Edhe ashtu si shume i ri qe isha me bindje e ideale te brymysora demokratike, jo vetem qe j'u bashkengjita te gjitha demostratave te atyre diteve, por u bera edhe nje njeri aktive ne krye te tyre. Duke vene veten sa here veten ne rrezik, pasi Ƨdo gje ishte tejet e kontrolluar dhe ne nje tension te madh.

Ramiz Gjini, kujton ato dite ku ne Ƨdo cep dhe skaj ishim te survejuar, kur mbi taracat e pallateve te vezhgonin me snajpera Pra te gjithe ishim perepara nje situate mjaft te rrezikshme, e cila, deri ato dite as qe ishte menduar. Ne jemi krenare, tha ne vijim Gjini, sepse gjithshka beme ate dhjetor, e beme ne menyre te natyrshme, pa asnje skenare apo skede. Ne nuk kishim plane te detajuara, ne kishim nje shpirt kryengrites te destinuar per tā€™u flijuar per te verteten, per te ardhmen e vendit tone. Ne kishim vendosur te shkonim drejte nje flijimi pa asnje lloj interesi apo shperblimi; ne iu pergjigjem nje lengimi pesedhjete vjeƧar me gjakun dhe shpirtin tone sepse donim ta shikonim atdheun te lire e te begate. Edhe Ardian Harri, qe aso kohe ndodhej ne krye te levizjes qe shperhteu ne qytetine tij te KorƧes, solli kujtimet e atyre diteve: Ai tha" Ka qene nje nder periudhat me te bukura te jetes sime. Ne te gjithe luftonim per vendin tone, qe kishte aq shume nevoje. Pjese e asaj rinie studentore qe dijti t'a shtynte shoqerine shqiptare drejte nje levizje masive dhe ta detyronte, pushtetin qe te bente ndryshime. Megjithse ajo periudhe me zuri ne qytetin e KorƧes me studime, jetoja me mendimin qe :" Ah! sikur te isha atje, ne Tirane, ku ishit edhe ju".

Flet teksa kujton ato dite Monika Krajani, ish studentja krutane, Rafaela Prifti, Mikel Pendavinji, kameromani qe xhiroje ate ngjarje historike si dhe te tjere qe u ndodhen te pranishem ne kete takim. "Me vjen shume mire, thote Mikeli, qe une isha kameroman dhe i ndoqa hap pas hapi ato ngjarje te atyre diteve, qe sollen keto ndryshime te medha. Atehere u shihja, te vrare e te brengosur ne tmerr dhe ne frike. Sot, ju jeni te lumtur dhe te qeshur, sepse ju jeni ata qe me te vertet bete diƧka, per vendin tuaj dhe per popullin tuaj. Prandaj ju sot, jeni me te qete. Kane kaluar pesembedhjete vjete dhe e kujtoni kete ngjarje me plot krenari sepse ia arrtitet qellimit

Pastaj nis bashkbisedimi: Dr. Shinasi Rama tregon se si ne dhjetor te vitit 1990, Shqiperia ishte i vetmi shtet totalitar policor ne Europe. Shqiperia nuk kishte nje dissidence te mirefillte te organizuar e me peshe apo intelektuale largpames e me kurajo civile. Barra e perplasjes me regjimin komunist ra mbi studentet e Universiteteve te Tiranes dhe te qendrave te tjera te arsimit te larte ne KorƧe, Shkoder, Elbasan e ne Gjirokaster. Ne periudhen ndermjet Dhjetorit 1990 dhe Prillit 1991, studentet shqiptare demonstruan ndjenje te larte pergjegjesie politike dhe dhane nje kontribut te jashtezakonshem ne proceset e tranzicionit prej sistemit totalitar ne nje sistem demokratik.


Levizja Studentore Shqiptare lindi si rezultat i nje serie protestash studentore e demonstratash qe u pershkallezuan ne nje konflikt te hapur me sistemin totalitar e Partine-Shtet. Mbrritje te shenuara te kesaj levizje ishin mbajtja e zgjedhjeve te para demokratike ne Shqiperi, formulimi i qarte i kerkesave politike, qe sollen pluralizmin, galvanizimi i masave te popullit ne mbeshtetje te forcave te dobeta politike opozitare qe linden me pas, organizimi i Greves se Urise qe Ƨoi ne rrezimin e stajujes se Enver Hoxhes dhe kontributi i jashtezakonshem ne shmangjen e luftes civile ne nje moment shume kritik te tranzicionit ne Shqiperi .

Keto ngjarje kane lene gjurme te thella ne zhvillimet e mevonshme politike, ekonomike e shoqerore ne shtetin shqiptar. Jo vetem qe veprimet e LSSH jua hapen rrugen partive politike, por ato e shenjuan edhe te ardhmen e pjesemarresve te kesaj levizje. Studentet qe moren pjese ne veprimtarite e Levizjes Studentore kane qene kontribues shume aktive ne te gjitha nivelet e politikes shqiptare.

Ne kete takim perkujtimor, te pranishmit pane edhe nje ekspozite me fotografi te atyre diteve, ku tregohej greva e urise, protestat, fjalimet, takimet me ish presidentin e fundit komuniste Ramiz Aline, rrezimin e bustit te Enver Hoxhes, e deri sjelljen e tij para studenteve ne qytetin e studenteve. Qellimi i ketij takimi ishte qe te kujtoheshin ato dite dhe te diskutohej me objektivitet se Ƨfar mbrriti Levizja Studentore si dhe Ƨfare impakti kane pasur vlerat e qellimet e saj ne historine e mevonshme shqiptare.


Nga: BEQIR SINA, Nju Jork




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio