Studentet.info
Lajme : SA VĖSHTIRĖ TĖ JESH STUDENT NĖ TETOVĖ
Kyqur 13-12-2005 6:49:29 (1853 Lexime)


KUR STUDIMET SHNDĖRROHEN NĖ VITE ANKTHI

TETOVĖ, 13 DHJETOR- Shpesh jeta e studentėve nuk ėshtė aq madhėshtore sa mund ta konsiderojnė tė tjerėt qė i shohin kėta tė rinj prej njė distance dhe mendojnė se janė pa shqetėsime dhe pa brenga. Nė kėtė krizė sociale, ekonomike , shumica prej tyre nuk kanė mundėsi tė pėrballojnė studimet dhe mendojnė edhe pėr variante tjera pasi t’i kenė kryer ligjeratat. Shumica prej tyre punojnė jashtė orarit tė studimeve punė qė ulin vlerėn e tė qenurit studentė,. Bekimi ėshtė student i USHT-sė por ai ka njė gjendje tė rėndė ekonomike dhe babai i tij nuk mund t’ia sigurojė gjithė ato tė holla qė i duhen njė studenti.” Mė duhet tė punoj si kamarier pasi t’i kem kryer ligjeratat sepse ėshtė kjo e vetmja mėnyrė qė mund t’i vazhdoj mė tej studimet” thotė Bekimi, derisa tė punuarit si kamarier pėr tė ėshtė dicka qė ia vjedh ato dėshira dhe i duket sikur e bart kėtė njeri drejt profesioneve tjera qė ai kurrė nuk ka menduar se do t’i punojė.


Por ka shumė si ky student qė paraditeve e gjen diku tjetėr, ndėrsa mė vonė ekzistenca e dėrgon atė tė bėjė dicka vetėm qė mos ti ndėrpres studimet. Mirėpo studentėt nuk kanė vetėm kėto shqetėsime , sepse ndodhė qė jeta e tyre t’u ngjajė telenovelave qė duhet pritur fundin e gjatė tė zgjidhen gjithė dilemat qė e kanė bėrė mė dramatike njė ngjarrje. Ndodhė shpesh qė pamja e jashtme e tyre nuk ėshtė tregues i vėrtetė i asaj qė ndodhė nė fakt te ata. “ B.M. student nė UEJL thotė se “ ju mund tė mė shihni se kam njė garderobė tė mirė, por askush nuk e din se kjo nuk mė bėn aspak tė ndjehem i pėrkryer, sepse mėnyra se si vishem nuk koorespondon aspak me gjendjen time materiale “. Ai thotė se ka shumė qejf tė vishet bukur, por nuk ėshtė i pasur. Ka shumė rrėfime tė trishta tė kėtyre fateve tė cilėt sytė mė shumė i kanė drejtuar te prindėrit e tyre, por edhe kėta tė fundit kanė ngritur krahėt nė qiell. "“Mė ndodh shpesh tė mendoj gjatė pėr prindin tim dhe shoh se ai bėn tė pamundurėn qė unė tė mbaroj studimet. E dij se ai e ka shumė tė vėshtirė se mban njė familje tė tėrrė dhe nuk e dij se si do t’ia del qė tė shkollojė deri nė fund” thotė B.M. Por kjo gjendje nuk ėshtė e ngjajshme pėr studentin XH.M, qė ndjek ligjeratat nė USHT. Ai thotė se ka njė situatė mė tė mirė se tė tjerėt. Por edhe pėrkundėr kėsaj ai nuk e mban veten lartė dhe shpesh thotė se i vjen keq pėr disa kolegė tė tij tė cilėt edhepse janė shumė tė mirė nė studime, ata kanė njė status tė rėndė ekonomik dhe kjo padyshim qė ndikon nė procesin e studimeve. Shumė studentė thonė se bėjnė pėrpjekje tė jashtėzakonshme qė mos i vėrrejnė shqetėsimet e tyre , vetė prindėrit.”Ndonjėherė sikur shtrydhem pėr t’i kėrkuar prindit tim tė holla pėr njė libėr qė mė kanė detyruar profesorėt t’a blej, ose pėr ndonjė tekst tjetėr qė duhet ta fotokopjoj “ thotė njė studente me kusht anonimiteti. Ajo thotė se po nuk e bleva atė libėr autori i tė cilės ėshtė vetė njė profesorė , kam bindjen se kjo do tė ndikojė mė vonė nė notėn qė duhet tė marrė. Kjo studente ėshtė gjithashtu e varfėr nė reshtin e gjatė tė kolegėve tė saj qė kanė tė njėjtin fat .. Ndoshta ato rroba tė shtrenjta qė i vėrren te shumica nuk janė tregues pėr gjendjen e tyre ekonomike. Garderobat edhe mund tė huazohen nga dikush tjetėr, ndėrsa nė to nuk vėrrehet tė ketė diku tė vendosur “emblemėn” e varfėrisė sė tyre qė nis me pagesėn e semestrit nė kohėn kur shumė prindėr janė nė ankth ku t’i gjejnė gjithė ato para pėr fėmijėt e tyre.
Por jeta studentore nuk i ka vetėm kėto. Ka edhe shumė cėshtje tė tjera dhe probleme ndoshta tė pafundme . “Nuk ėshtė e lehtė tė jesh studentė nė Tetovė, kuptohet kjo nuk vlen pėr tė gjithė sepse ka edhe tė atillė qė nuk janė tė varfėr.” thotė Petriti, pėr tė cilin prindi i tij e ka shumė vėshtirė tė gjejė paratė e regjistrimit tė tij.

Disa studentė tjerė thonė se ēmimet nėpėr konvikte por edhe tė shkollimit nė pėrgjithėsi janė shumė tė shtrenjta dhe pėr shumicėn janė tė papėrballueshme.
Nė pėrgjithėsi nė Universitet sipas disa studentėve kushtet janė shumė tė mira, por jo edhe gjendja e tyre.
Por disa studentė tė tjerė kanė edhe ankesa tė ndryshme sidomos nė procedurėn e marrjes sė bursave ose rreth aplikimit. Ata thonė se duhet tė ketė mė shumė korrektėsi kur shpėrndahen bursat dhe sipas tyre mos tė ketė kanale nėpėr tė cilat dikush mund tė depėrtojė mė lehtė pėr tė marrė ato dhe dikush mos tė marrė fare, sidomos ata tė cilėt mė shumė kanė nevojė.
Disa studentė qė kanė status tė rėndė ekonomik thonė se nuk duhet tė kėrkohen aq shumė kushte pėr tė marrė njė bursė sepse shumica nuk i plotėsojnė ato kushte por kanė shumė nevojė t’i marrin ato pėr tė lehtėsuar shkollimin e tyre.
Studentėt thonė se gjithė kėto brenga duhet tė fundosen diku, madje edhe nė mbrėmjet studentore ndodhė qė truri i tyre rrin gjetkė. Ata mendojnė pėr tė nesėrmen qė vjen , derisa kontrollojnė xhepat e tyre qė vetėm njė magjistar mund ti mbush. Ato xhepa janė mė shumė tė mbushura me shpresa se ndoshta do tė vijė njė ditė kur shqetėsimet do t’i pėrkasin sė kaluarės . Ndoshta do tė vijė njė ditė qė ata t’u kthejnė prindėrve tė tyre atė qė ua kanė marrė. T’u kthejnė atyre nė mos dicka tjetėr, tė paktėn njė diplomė qė edhe ajo nuk ėshtė njė siguri punėsimi nė kėtė kohė.

Nga:Urim SALIHU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio