Studentet.info
Lajme : Qeveria Studentore publikon studimin pėr korrupsionin nė shkollat e larta
Kyqur 13-12-2005 6:45:00 (1485 Lexime)

Sondazhi, studentėt: Tezat e konkurseve, shiten

TIRANĖ, 13 DHJETOR- Teza konkursi nė shitje dhe para nė kėmbim tė notės. Bashkė me pedagogėt, palė nė korrupsionin qė duket se ka lėshuar mirė rrėnjė nė sistemin tonė arsimor, janė edhe vetė studentėt. Tė cilėt ose paguajnė ryshfet, ose nė raste tė tjera bėjnė tė heshturin e tė paditurin. Pėrfundimi vjen pas njė studimi tė bėrė nga Qeveria Studentore nė universitetet tona, ku vetė studentėt kanė pranuar gjatė intervistave, korrupsionin e lartė, qė nga pranimi nė fakultetet, blerja e librave me kusht futjen nė provim apo njė notė kaluese e deri te paratė e dhėna pėr vlerėsimin me notė. “Ndėrsa 21,7% e studentėve tė intervistuar deklarojnė se pėr pranimet nė shkollat e larta pėrdoren manipulime nga mė tė ndryshmet, 9,9% e studentėve nė tė gjitha universitetet e vendit pranojnė se kanė patur mundėsi pėr tė blerė tezat pėr konkurset e pranimit”, - thuhet nė studimin e prezantuar dje nga Qeveria Studentore


Sipas studimit, plot 20% e studentėve nė universitete pranojnė se paguajnė para nė kėmbim tė notės kaluese. Mes universiteteve, shifra tė larta tė korrupsionit, dėshmuar nga studentėt, ka shėnuar Universiteti i Gjirokastrės e ai i Elbasanit, pa lėnė pas edhe tė tjerat, pėrfshirė edhe atė tė Tiranės.
Studentėt, palė me korrupsionin
Bashkė me nivelin shqetėsues tė korrupsionit konstatuar nga studimi, nė konferencėn e djeshme ėshtė shėnuar njė fenomen qė po vjen nė rritje. “Njė pjesė e studentėve tė intervistuar shfaqen hapur ndaj pėrdorimit apo deformimit tė sistemit me qėllimin e vetėm pėr tė pėrfituar njė situatė mė tė mirė vlerėsimi. Njė pjesė e mirė e tyre ėshtė e prirur qė tė pėrfshihet nė abuzim dhe korrupsion”, - thuhet nė studim. Sipas tij, studentėt kanė pak ose apask besim nė strukturat e universiteteve, qoftė duke mos u ankuar pėr notėn, qoftė me moskallėzimin e rasteve korruptive qė njohin. Madje shumė prej tyre, rreth 40%, janė gati tė paguajnė pėr notėn. Sipas kėshilltarit tė kryeministrit pėr arsimin, Myqerem Tafaj, ky ėshtė njė sinjal alarmi pėr sistemin arsimor. “Jo, kėto shifra qė janė shumė tė larta ( e unė shpresoj tė ketė ndonjė gabim), por sikur edhe 3% e studentėve tė paguanin, fenomeni ėshtė shqetėsues”, - tha ai. Ndėrsa, sipas rektorit tė Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, mesazhi i dhėnė nga studimi ėshtė i qartė. “Roli i studentėve ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr denoncimin e rasteve korruptive, nė mėnyrė qė ato tė mos mbeten nė kuadrin e thashethemnajave”, - tha Rrokaj.
Ryshfeti pėr notėn
Universiteti i Gjirokastrės, sipas pėrgjigjes sė studentėve, ka nivelin mė tė lartė tė korrupsionit pėr marrjen e notės. “43,6% e studentėve tė intervistuar nė Universitetin “Eqerem Cabej” dhe 38,7% e studenteve nė Universitetin “Aleksander Xhuvani”, pranojnė se kanė paguar pėr notat”, - thuhet nė studim.
Mė shumė se 66% e studentėve nė tė gjithė vendin pranojnė se pedagogėt e bėjnė provimin mė tė vėshtirė, me qėllim marrjen e parave pėr notat kaluese. “Tė pyetur rreth pyetjes se cila ėshtė pėrqindja e profesorėve tė brendshėm qė kėrkojnė ryshfet pėr marrjen e njė provimi apo note, 40,1% e studenteve tė intervistuar nė rang kombėtar mendojnė se niveli ėshtė i lartė, ndėrsa 16,7% mendojnė se niveli ėshtė shumė i lartė”, - thuhet nė studim, ku shtohet se kjo gjė vėrehet edhe nė pedagogėt e jashtėm, ku mbi 11% e studentėve mendojnė se kėta pedagogė kėrkojnė para. Ndėrkaq, njė tjetėr fenomen nė rritje ėshtė veēuar blerja e librave me autor profesorėt e lėndėve, si kusht pėr futjen nė provim apo notė kaluese.

Myqerem Tafaj:
Studentėt, palė me pedagogėt pro korrupsionit
Bashkė me nivelin shqetėsues tė korrupsionit nė arsimin e lartė, sipas kėshilltarit tė kryeministrit pėr arsimin, Myqerem Tafaj, fenomen negativ ėshtė edhe pėrfshirja e vetė studentėve nė korrupsion. “Vėrej me shqetėsim qė njė pėrqindje e dukshme e studentėve pranojnė qė tė korruptojnė pedagogė, nė mėnyrė qė tė marrin njė provimin apo njė notė tė caktuar. Kjo tregon njė prirje qė pohon qė sistemi nuk ėshtė funksional”, - tha ai, duke shtuar se po merret njė angazhim i plotė nė mėnyrė qė tė ndryshohet sistemi i administrimit tė universiteteve, duke kryer pėrmirėsime ligjore. “Ju inkurajoj qė tė organizoheni nė mėnyrė racionale dhe tė merrni pjesė aktive nė senatet e universiteteve dhe kėshillat e fakulteteve, me qėllim minimizimin e kėsaj situate negative qė rezulton edhe nga studimi qė ju keni kryer”, - tha ai. Sipas Tafajt, studentėt janė nė universitet pėr marrjen e dijeve e jo pėr tė dhėnė para nė kėmbim tė notave e diplomave qė nuk vlejnė asgjė.

Shezai Rrokaj
Korrupsioni zhvillohet ku gjen vend
Sipas rektorit tė Universitetit tė Tiranės, korrupsioni zhvillohet atje ku gjen vend. “Nga studimi unė marr mesazhin qė korrupsioni dhe problemet e tjera duhet tė kenė hapėsira institucionale qė tė ushqehen dhe ekzistojnė nė tė tilla nivele. Ne kemi ndėrtuar njė faqe interneti ku reflektohet dhe do tė reflektohet nė vazhdimėsi njė informacion i gjerė, por e kuptoj qė nuk ėshtė e mjaftueshme nė mėnyrė qė tė komunikojmė plotėsisht me studentėt duke rritur kėshtu edhe transparencėn”, - tha ai, duke kėrkuar bashkėpunim me studentėt dhe qeverinė studentore, qė kėto propozimet tuaja dhe tė tjera t’i pėrfshijmė nė statutet dhe rregulloret nė mėnyrė qė tė pėrmirėsojmė situatėn aktuale.

Nga:Bruna PRIFTI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio