Studentet.info
Lajme : EDHE NJĖ ORGANIZATĖ E RE NĖ UP, UNIONI I PAVARUR I STUDENTĖVE TĖ KOSOVĖS
Kyqur 14-12-2005 12:46:26 (1521 Lexime)

Hoxha sėrish kryetar, por tani i UPSK-sė


PRISHTINĖ, 14 DHJETOR- Listės sė organizatave studentore tė cilat po bejnė garė pėr tė fituar sa mė shumė vende nė Parlamentin e Studentėve i ėshtė shtuar sot edhe njė organizatė, Unioni i Pavarur i Studentėve tė Kosovės (UPSK), nė krye tė sė cilės ėshtė vėnė Sejdi Hoxha, ish lider pėr njė kohė tė gjatė i Unionit tė Pavarur tė Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės (UPSUP). Me kėtė i ėshtė dhėnė fund problemit nė mes dy krahėve tė deritashėm tė UPSUP-sė.
Sipas Sejdi Hoxhės organizata e re tė cilėn e drejton ai ėshtė trashėgimtare e UPSUP-sė, nė tė cilėn janė tė pėrfshirė unioni i deritashėm qendror dhe 70 pėr qind e unioneve lokale, dhe se ėshtė detyruar ta ndėrroi emrin e organizatės meqė “njė grup studentėsh jo kompetent dhe jo legjitim, pėr arsye politike dhe nė pėrkrahje nga qarqe tė caktuara kanė marrė licencėn nė emėr tė UPSUP-sė”.



“Unioni qendror nė bashkėpunim me shumicėn nga unionet lokale kanė vendosur qė tė marrin pjesė nė zgjedhjet pėr Parlamentin Studentor me emrin Unioni i Pavarur i Studentėve tė Kosovės”, tha gjatė njė konference pėr shtyp kryetari i UPSK-sė Sejdi Hoxha. Sipas tij, stafi qė drejton ai ėshtė detyruar tė dalė nė zgjedhje me emrin e organizatės UPSK, dhe ka pohuar se ai staf ėshtė trashėgimtar i UPSUP-sė. Hoxha ka premtuar se sikur deri mė tani, ai do tė vazhdojė t’i mbrojė interesat e studentėve tė UP-sė dhe se do tė vazhdojė tė punojė nė ngritjen e cilėsisė nė universitet.
Duke folur pėr emrin e ri qė i ėshtė vėnė organizatės, ai ka thėnė se ėshtė vendosur pėr kėtė emėr me qėllim qė ta pėrgjithėsojnė unionin nė nivel shtetėror, meqė nė Kosovė tashmė ka njė numėr universitetesh.
Hoxha ka lėnė tė kuptosh se ata janė tė gatshėm pėr garė me rivalėt tjerė, pėrfshirė kėtu edhe organizatėn tė cilėn e drejtoi deri tani, UPSUP-nė, dhe se ata janė nė fazėn e pėrfundimit tė listave zgjedhore tė cilat do t’i dorėzohen Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve.
Nė pyetjen e Studentet.Info se problemet qė janė hasur kohėve tė fundit nė UPSUP, tė cilat kanė rezultuar me ndėrrim tė emrit tė krahut tė organizatės qė ai drejtonte, sa kanė ndikuar nė zbehjen e autoritetit pėrsonal tė tij, Hoxha ėshtė shprehur: “Nuk ka tė bėjė me zbehje tė autoritetit. Nga e gjithė ajo qė ndodhi nė tė kaluaren doli nė pah njė e vėrtetė, njerėzit tė cilėt janė tė dirigjuar nga strukturat qeveritare privilegjohen, shantazhojnė dhe arrijnė tė marrin edhe emrin e organizatės pa qenė tė ligjshėm. Autoriteti im ėshtė ky: Asnjėherė nuk i bindem urdhėrave tė qeverisė, partive politike, apo edhe klaneve tė caktuara e qė i dėmton interesat e studentėve, e lėrė mė pėr interes kryekėput personal timin”.
Ndėrrimi i emrit tė organizatės si duket ėshtė ide e organizatės mė tė madhe nė studentėve nė Evropė, ESIB-it. “Kėtė na e kanė preferuar kaherė”, ka thėnė Hoxha, dhe ka lėnė tė kuptosh se organizata e re tė cilėn drejton pėrfaqėson studentėt kosovarė nė ESIB.
Njė rrėfim tjetėr e dėgjuam nė UPSUP. “Nuk ėshtė e vėrtetė. Ne jemi organizatė legjitime qė i pėrfaqėson interesat e studentėve nė ESIB. Edhe zyrtarisht, nga sekretari gjeneral i kėsaj organizate kanė ardhur urime pėr kryetarin e ri tė UPSUP-sė Elbasan Hotin”, ka thėnė Feim Maliqaj nga UPSUP. Kėtė e ka dėshmuar edhe vetė Hoti, i cili nė redaksinė e Studentet.Info ka dėrguar njė kopje tė e-mailit, nė tė cilin shihet se njė e-mail tashmė ka arritur nė adresė tė kėsaj organizate nga Marzia Foroni, sekretare ekzekutive e ESIB-it dhe qė i ka uruar postin e kryetarit tė kėsaj organizate.
Ndryshe, organizata tė cilėn tani drejton Sejdi Hoxha, Unioni i Pavarur i Studentėve tė Kosovės ėshtė licencuar nė ditėn e djeshme nė Ministrinė e Shėrbimeve Publike, gjė qė i ka dhėnė tė drejtėn pėr t’iu shtuar 36 organizatave tė tjera qė do tė garojnė pėr Parlamentin e Studentėve, zgjedhjet pėr tė cilin parlament ėshtė paraparė tė mbahen me datė 12 janar. UPSK ka bėrė ndryshim simbolik tė Statutit tė organizatės paraprake, UPSUP-sė, dhe mbanė nė pronėsi zyrat e organizatės paraardhėse.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio