Studentet.info
Lajme : UEJL u prezantua nw Universitetin e Harvardit
Kyqur 19-12-2005 12:43:11 (1386 Lexime)

Modeli pėr sukses institucional

TETOVĖ, 19 DHJETOR- Dy prorektorėt e UEJL, ai pėr ēėshtje akademike, Pr. Zamir Dika dhe ai pėr ēėshtje kėrkimoro-shkencore, Pr. Blerim Reka qėndruan nė Universitetin e Harvardit, nė Boston tė SHBA-ve pėr dy javė, si tė ftuar dhe prezantim nė programin’’ risitė nė qeversisje’’. UEJL ishte i vetmi Universitet i ftuar nga Maqedonia por edhe nga regjioni i Evropės Juglindore, e si rrjedhojė arriti tė bėhet njė nga partnerėt e implementimit tė kėtij programi pjesė e Fakultetit’’ John Fitzgerald Kennedy, School of Government’’, tė Universitetit tė Harvardit.
Ky program nė parim ka tė bėjė me trajnimin dhe afirmimin e njė metodologjie tė re mėsimore , qė njihet si ‘’ case teaching methodology ’’ ose ‘’ metoda pėrmes analizės (zbėrthimit) tė rasteve’’ . Kjo ėshtė njė ndėr metodat mė tė preferuara tė mėsimdhėnies nė Universitetin e Harvardit, sepse si e tillė nxit sensin pėr analizė dhe dedukcion tek studenti.


Dy prorektorėt e UEJL, nėpėrmjet njė prezantimi mbi UEJL, kanw analizuar rrethanat, strukturėn, organizimin dhe mbindėrtimin e kėtij institucioni edukativo-arsimor. Nė parim, UEJL, u prezantua si rast specifik I suksesit para audiencės sė Harvardit. Si rrėfim modeli pėr sukses institucional, prezantimi u kuptua gjithshtu pėrmes pėrmasave tė zbėrthimit tė kontradiktave nė shoqėri qė shkaktonte ēėshtja e shkollimit tė lartė tė shqiptarėve nė Maqedoni.
Nė kuadėr tė kėtij programi tė gjitha Universitet partnere, si Universiteti
‘’Waricku’’ i Britanisė sė Madhe , ai i Lindenit tė Hollandės, nga Dubai , nga Filipinet , nga Afrika Jugore etj qė ishin dhe pjesėmarėse me kėtė rast, do tė sigurojnė realizimin e konferencave njė javore pėr inaugurimin e kėtij programi, i cili nė parim edhe praktikohet nė UEJL.
Tė dy prorektorėt , njėherė edhe pėrfaqėsues tė fakulteteve bazė nga UEJL, Fakulteti pėr Administratė Publike dhe Fakulteti I Shkencave dhe Teknologjive tė Komunikimit, realizuan edhe takime tė tjera, pėrtė synuar nė bashkėpunim edhe mė tė thellė me kėtė Universitet me emėr botėror. Bashkėpunimi, nė parim do tė vazhdonte pėrmes Qendrave pėr Hulumtime Shkencore tė UEJL me Institutet simotra tė Universitetit tė Harvardit-sich u shprehen Prorektorėt Dika dhe Reka.

Nga:Eshref AHMETI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio