Studentet.info
Lajme : KONFERENCA E PARĖ E PROGRAMIT CEEPUS
Kyqur 21-12-2005 6:22:28 (1601 Lexime)


Universitetet evropiane hapin dyert pėr studentėt nga Maqedonia

TETOVĖ, 21 DHJETOR- Zyra nacionale CEEPUS pranė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės ka prezantuar dje nė njė konferencė informative Programin e Evropės Qendrore pėr shkėmbimin e studimeve universitare CEEPUS.
Qėllimi i programit ėshtė avancimi i rrjetit tė universiteteve nė Evropėn Qendrore, dhe ndihmė nė mobilitetin e kuadrit mėsimdhėnės pėr shkak tė avancimit tė kurikulumit pėr Evropėn Qendrore, tha nė fjalėn e tij pėrshėndetėse ministri i Arsimit, Aziz Pollozhani.
Ministri i Arsimit kėtė program e ka vlerėsuar si mundėsi avancimi pėr studentėt dhe profesorėt e Maqedonisė.


"Me Programin CEEPUS hapen dyert e bashkėpunimit dhe mundėsitė pėr studentėt dhe profesorėt e Maqedonisė", tha ministri i Arsimit dhe Shkencės, Aziz Pollozhani.
Ai potencoi se me marrjen e statusit tė kandidatit pėr Maqedoninė hapen mundėsi tė reja pėr bashkėpunim nė programet pėr arsim tė lartė tė Bashkimit Evropian.
Ministri Pollozhani sqaroi se Maqedonia nga marsi i kėtij viti ėshtė anėtare e barabartė e Programit CEEPUS dhe shtoi se kėtė vit do tė hapet konkursi pėr pranimin e studentėve dhe profesorėve tė parė, kandidatė pėr bashkėngjitje nė rrjetet e programit.
Koordinatori i zyrės nacionale tė programit CEEPUS Amir Imeri, sqaroi se pėrveē Maqedonisė nė kėtė program, bėjnė pjesė edhe Shqipėria, Austria, Bullgaria, Kroacia, Ēekia, Hungaria, Polonia, Rumania, Serbia, Mali i Zi, Sllovakia dhe Sllovenia.
Nė kėtė prezantim, morėn pjesė tė gjithė udhėheqėsit e universiteteve shtetėrore dhe private nė Maqedoni.
Rektori i USHT-sė, Nexhbedin Beadini ėshtė shprehur se USHT-ja merr pjesė nė kėtė projekt, kurse studentėt dhe profesorėt e kėtij universiteti do tė aplikojnė edhe pėr CEEPUS-II i cili do tė realizohet vitin qė vjen. Ai ka folur edhe pėr zhvillimet e fundit nė USHT, ku disa fakultete u transferuan nga objektet e Monopolit.
“USHT-ja ka kaluar nėpėr shumė sfida. Edhe kėtė do ta kalojmė. Presim qė Qeveria tė kryejė obligimet qė ka ndaj USHT-sė, pėr shkak se ka shumė punė qė kėrkojnė intervenim tė shpejt”, deklaroi Beadini.

Nga: LINDITA SEJDIU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio