Studentet.info
Lajme : UNIVERSITETI I PRISHTINĖS RRUMBULLAKSOI TĖ ARRITURAT NĖ VITIN 2005
Kyqur 29-12-2005 12:02:59 (1391 Lexime)

Ēėshtja e menaxhimit tė UP-sė sfidė pėr vitin 2006

PRISHTINĖ, 29 DHJETOR- Drejtuesit e Universitetit tė Prishtinės thanė tė enjten, nė njė takim me gazetarė, se universiteti i vetėm publik nė Kosovė vazhdon tė jetė njeri ndėr institucionet mė tė rėndėsishme por edhe me komplekse tė vendit.
Ibrahim Gashi, anėtar i Kėshillit Drejtues tė UP-sė, njėherėsh edhe ushtrues i detyrės sė zėdhėnėsit tė bordit, tha se ky organ qė nė javėn e parė tė punės, pas emėrimit nė bazė tė urdhėrit administrativ tė Ministrisė sė Arsimit, Shkencės e Teknologjisė, ka hartuar planin e punės gusht-dhjetor, dhe se gjatė kėsaj periudhe janė shėnuar shumė rezultate. Nė konferencė u tha se ēėshtja e menaxhimit tė kėtij institucioni ka qenė dhe mbetet mjaft sfiduese.


Gashi tha se Kėshilli Derejtues i UP-sė ka luajtur rol tė rėndėsishėm nė arritjen e marrėveshjes sė mirėkuptimit me Ministrinė e Arsimit dhe tė Ekonomisė, e qė ka rezultuar me rritje mbi dyfishin e pagės qė kanė marrė mė parė. "KD ka arritur qė pėrherė tė parė, pas pėrfundimit tė luftės tė rikthejė dinjitetin material tė profesorėve universitar, duke i nivelizuar ata me kolegėt e tyre nė rajon", tha Ibrahim Gashi.
Sa i pėrket bashkėpunimit ndėrkombėtar, Gashi pėrmendi nėnshkrimin e marrėveshjes sė re nė fushėn e bashkėpunimit ndėruniversitar mes UP-sė dhe qeverisė sė Austrisė, nė vlerė prej 45 mijė eurove, pėr vitin 2005-2007. Po ashtu rikujtoi edhe pjesėmarrjen e anėtarėve tė KD-sė nė sesionin e rregullt tė Magna Carta Observatory, tė mbajtur nė Bolonjė nė shtator, si dhe pjesėmarrjen nė Konferencėn e Rektorėve tė Ballkanit tė mbajtur nė Tiranė, ku UP-ja kishte rolin e referuesit.
Nė anėn tjetėr, sekretari i pėrgjithshėm i UP-sė Destan Halimi, tha se nuk do tė ketė shtyrje tė zgjedhjeve pėr rektor, nė kuptimin e plotė, duke u bazuar nė rrjedhat aktuale. “Pėr njė shtyrje tė lehtė mund tė bėhet fjalė meqė zgjedhjet e para studentore pėr parlament studentorė, po e pengojnė pak a shumė procesin”, tha ai, pėr tė vazhduar se “shqyrtimin e programeve tė kandidatėve pėr rektorė do ta intensifikojmė".
Ndryshe, ky vit kalendarik ėshtė cilėsuar si vit i ndodhive tė ēuditshme nė universitet. Fillimisht, pėr gjashtė muajt rresht nuk ėshtė njohur nga MASHT Arsim Bajrami si rektor universiteti, pastaj ngjau ndėrhyrja e kėsaj ministrie, e qė rezultoi me formimin e njė strukture udhėheqėse tė universitetit, deri nė zgjedhjen e rektorit tė ri. Pos kėsaj, universitetin gjatė vitit e kanė karakterizuar njė numėr grevash, si tė kuadrit akademik por edhe tė vetė studentėve.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio