Studentet.info
Lajme : IDEJA E BASHKIMIT TĖ DY UNIVERSITETEVE ĖSHTĖ RACIONALIZIM
Kyqur 30-12-2005 9:54:33 (1401 Lexime)

Marku: UEJL-ja e ka lojėn nė dorė

TETOVĖ,30 DHJETOR- Universiteti i Evropės Juglindore zyrtarisht sqaron qėndrimin e tyre rreth idesė sė publikuar nga “Fakti”, pėr intensifikimin e bashkėpunimit tė tė dy universiteteve nė Tetovė. Sipas zyrtarėve tė UEJL-sė, kjo ide ka ekzistuar qėmoti, mirėpo sot ajo del si rezultat i pyetjes logjike si ajo pse dy fakultete juridike, qė ngarkojnė tregun e punės me profile tė njėjta.
Adelina Marku, pėrgjegjėse pėr Zyrėn e marrėdhėnieve me publikun deklaroi se “nė parim flitet pėr njė ide intensifikimi bashkėpunimi mes universiteteve, e cila nuk ėshtė e sotshme. Realisht nė opinion ėshtė krijuar njė tip hamendjeje se cila ėshtė perspektiva e dy universiteteve qė ekzistojnė nė tė njėjtin qytet e qė ofrojnė pothuajse degė tė njėjta studimi dhe nga tė cilėt dalin studentė tė diplomuar nė numėr tė konsiderueshėm”.


Sipas Markut UEJL madje konsideron se institucionet akademike ekzistojnė edhe pėr tė shpenguar strumbullarėt e tė kėtilla dilemave, tė sajuara ndoshta nga matje tė gabueshme paraprake tė subjekteve tė ndryshme.
“Nė vazhdė tė kėsaj ideje, UEJL konsideron se me USHT duhet zhvilluar apo debatuar pėr njė ide pėr ekonomizim degėsh tė dublifikuara, gjithmonė duke pasur parasysh nevojat e tregut nė Maqedoni dhe rajon dhe gjithmonė nė emėr tė respektimit tė ofertės (diplomave cilėsore ) qė studentėt tanė mund t’i konkurrojnė kėtij tregu e pėr ti materializuar ato”, sqaroi Adelina Marku dhe shtoi se “ideja quhet proces i racionalizimit apo komplementarizimit, dhe del si rezultat i pyetjeve tė tipit, p.sh.: pėrse tė dy universitetet ofrojnė dy fakultete juridike, ose a e ngarkojmė tregun me numėr tė madh tė profileve tė njėjta tė diplomuarish, a krijojmė kėsisoj progres apo regres si rezultat i njė hiperinflacioni tė studentėve tė diplomuar nė drejtime tė njėjta, a ka nevojė pėr hapjen e degėve tė reja studimi gjithmonė duke analizuar tregun dhe nevojat, a mund tė ndihmohet vitalizimi i Fakultetit Filologjik tė USHT me njė “input” nga UEJL etj”, u shpreh pėrgjegjėsja pėr marrėdhėnie me publikun nė UEJL.

UEJL mund t’i ndihmojė USHT-sė

Marku ka sqaruar se UEJL-ja mund t’i ndihmojė USHT nė shumė drejtime nėpėrmjet njė bashkėpunimi mė tė efektshėm ndėruniversitar, por nė kėtė moment UEJL nuk mund tė paragjykojė ose tė predispozojė ndonjė fenomen bashkimi, shkrirje, apo simbioze mes dy universiteteve nė njė. “Kjo, megjithatė duhet tė qaset si ēėshtje e matjeve dhe rezultateve tė njė studimi mė tė gjerė tė fizibilitetit dhe sė fundi mund tė jetė edhe ēėshtje e vendimmarrjes sė hierarkisė udhėheqėse tė universiteteve”, deklaroi Adelina Marku.
Ajo mendon se strategjia e punės sė UEJL nė parim, dallon konceptualisht nga ajo e USHT. Gjetja e gjuhės sė pėrbashkėt pėr bashkėpunim nė emėr tė njė interesi potencial, ėshtė gjithmonė e mirėseardhur pėr ēdo institucion nė pėrgjithėsi dhe nė parim kjo gjuhė bashkėpunimi nuk duhet lejuar tė ndikohet nga ēfarėdolloj sajesash nė emėr tė politikave ditore.
Adelina Marku thotė se UEJL mendon se rregullat e lojės janė nė duart e kėsaj tė fundit. Ēdo gjė do tė varet apo diktohen nga UEJL.
Reth takimeve qė janė paralajmėruar tė fillojnė dje Marku ėshtė shprehur se takime formale dhe joformale do ketė gjithmonė mes universiteteve nė pėrgjithėsi dhe nė parim kėtu qėndron edhe e bukura e ambienteve akademike. “Ato bėhen mė tė fuqishme pėr aq sa janė tė aftė tė diktojnė tempin e tregut dhe pėr aq sa janė tė aftė tė mbindėrtojnė rrjetin e bashkėpunimit me universitete nė vend, rajon e kudo nė botė”, deklaroi ajo.

Pollozhani: Universitetet do tė vendosin pėr ēdo gjė

Ministri i Arsimit dhe Shkencės, Aziz Pollozhani, gjatė prezantimit tė punės sė dikasterit qė udhėheq ai, pėr FAKTI-n deklaroi se ideja e bashkėpunimit, apo bashkimit tė ndonjė fakulteti, apo nė tė ardhmen edhe i tė dy Universiteteve nė Tetovė ėshtė nė duart e vetė universiteteve dhe mbi tė gjitha tė Universitetit tė Evropės Juglindore. “Ministria, por as unė nuk do tė diktojmė asgjė nė kėtė drejtim. Krejt kjo do tė varet nga vetė stafi akademik i vetė universiteteve”.
Bashklim Selmani, sekretari i pėrgjithshėm i USHT-sė, ėshtė shprehur se ata nuk janė tė njoftuar me njė ide tė tillė dhe as qė dėshirojnė tė dėgjojnė pėr kėtė.
“Pėr ēėshtjen e shkrirjes sė USHT-sė, nė mėnyrė kategorike e hedhė poshtė njė mundėsi tė tillė, pėr shkak se ne mbėshtetemi nė ligjin pėr themelimin e USHT-sė qė ėshtė detyrim kushtetues”, deklaroi sekretari i pėrgjithshėm i USHT-sė.

Nga:Halit AJDINI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio