Studentet.info
Lajme : Rektori i Universitetit tė Tiranės, flet pėr reformėn nė kėrkimin shkencor
Kyqur 12-01-2006 5:37:16 (1534 Lexime)

Rrokaj: Reforma nė kėrkimin shkencor, domosdoshmėri pėr universitetin

TIRANĖ, 12- JANAR- Rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, thotė se reformimi i kėrkimit shkencor ėshtė i domosdoshėm pėr vetė universitetin. Duke komentuar kėtė reformė, Rrokaj shprehet se tashmė universitetet nuk duhet tė funksionojnė mė vetėm si kolegje mėsimdhėnieje, por duhet tė zhvillojnė kėrkimin shkencor. Kjo ēėshtje ka filluar tė trajtohet qė nė vitin 1996 dhe, sipas Rrokaj, nuk duhet tė politizohet, por njėkohėsisht as nuk duhet tė paragjykohen mundėsitė e universitetit pėr tė realizuar kėrkimin shkencor.



1.Z. Rrokaj, ju keni qenė anėtar i grupit tė specialistėve qė ka punuar pėr ēėshtjen e reformimit tė kėrkimit shkencor. Cili ėshtė gjykimi juaj nė lidhje me reformėn qė ka filluar tė lakohet sė fundmi?

Pas vitit 1972, me krijimin e Akademisė sė Shkencave, ideja ishte qė ky institucion do tė destinohej pėr kėrkim shkencor tė mirėfilltė. Ky do tė ishte prioriteti i Akademisė sė Shkencave, ndėrkohė qė universiteti do tė kishte prioritetin tjetėr, mėsimdhėnien dhe kėrkimi nė kėto universitete, pėr shkak tė rėndėsisė qė do t’i jepej mėsimdhėnies, do tė mbetej sekondar. Ajo qė dua tė theksoj, ėshtė qė struktura qė ka funksionuar deri tani, pėr sa i pėrket kėrkimit shkencor, nuk ka pėsuar nė thelb ndryshime institucionale dhe strukturore. Por pėrpjekje pėr reformimin e kėrkimit shkencor janė bėrė. Kėshtu, pėrpjekjet e para i kemi nė vitin 1996, nė njė projekt nė bashkėpunim me Kėshillin e Evropės. Pėrpjekje janė bėrė, prandaj them qė nuk duhet politizuar kjo ēėshtje.
Unė them qė kjo iniciativė ėshtė e domosdoshme pėr t’u ndėrmarrė, pra ėshtė e domsodoshme qė tė kemi njė sistem unik tė kėrkimit nė vendin tonė dhe njė sistem tė kėrkimit lidhur me mėsimdhėnien. Nėse universiteti do tė funksionojė thjesht si njė kolegj pėr mėsimdhėnien, pa i dhėnė njė impuls kėrkimit shkencor, ai nuk do ta pėrmbushė dot funksionin e vet. Nė konceptin tim, universiteti duhet qė tė formojė nėpėrmjet kėrkimit dhe jo tė informojė studentėt. Orientimi i shkencės nė lidhje me universitetin ėshtė njė orientim qė nuk po e zbulojmė pėr herė tė parė ne shqiptarėt, ėshtė njė prirje e pėrgjithshme nė tė gjitha vendet, pėr shkak tė dinamizmit qė ka universiteti dhe duke e orientuar kėrkimin aty, ne pėrgatisim gjenerata tė tėra tė rinjsh qė i shėrbejnė instituteve, universitetit, sektorėve tė ekonomisė. Reforma nė kėrkimin shkencor ėshtė e nevojshme pėr universitetin. Ėshtė e dobishme qė universiteti tė fuqizohet jo vetėm me afrimin institucional tė instituteve, por me njė subvencionim tė jashtėzakonshėm tė shtetit nė kėrkimin shkencor. Por kjo ėshtė vetėm faza e parė. Ne nuk kemi sot aq mjete financiare sa tė lejojmė njė luks tė tillė tė ekzistencės nė mėnyrė tė pavarur tė instituteve qė merren me kėrkimin shkencor. Bėhet fjalė pėr njė reformė shumė tė thellė dhe qė aspak nuk ka qenė me idenė e shkurtimit e sakrifikimi tė punonjėsve shkencorė. Pra ėshtė e rėndėsishme qė kėtė reformim mos ta vėshtrojmė nga pozita e pushtetit individual akademik, por ta shikojmė nga pozita e shkencėtarit tė mirėfilltė.

2. Si do tė veprohet konkretisht me institutet dhe ēfarė funksioni do t’i mbetet Akademisė sė Shkencave?

Ka tri mundėsi: kėto institute ose tė kthehen nė institute shėrbimi, ose tė mbajnė vetveten, ose tė lidhen me universitetet. Kjo nuk do tė jetė njė lidhje artificiale. Nėse njė institut me departamentin pėrkatės ka deri nė 50 pėr qind pikėtakim me kėrkimin qė bėhet nė universitet, mundėsia e shkrirjes ėshtė e madhe, nėse njė institut ka mė shumė se 50 pėr qind ndryshim nga kėrkimi i departamentit, ai mund tė qėndrojė i veēuar, por nė tė gjitha rastet do tė ketė njė marrėdhėnie kontraktuale me universitetet ku punonjėsit shkencorė do tė japin mėsim nė universitet, do tė udhėheqin studentėt nė doktoratura etj. Nėse institutet kanė pasur varėsi nga Akademia e Shkencave, kėto institute me reformėn e re do tė jenė nė tė njėjtin nivel si Akademia e Shkencave. Pra, nė kėto institucione rritet niveli i pėrfaqėsimit.
Ky studim nuk ėshtė pėrfundimtar. Vendimmarrja i takon qeverisė. Ky nuk ėshtė studim nė mėnyrė tė fshehur. Grupi qė punoi pėr studimin e reformės ka pasur parime tė njėjta me ato tė studiuesve, madje nė grup ka patur edhe vetė studiues. Ndoshta edhe akademikėt vetė do tė kenė kohėn e duhur pėr tė dhėnė mendime lidhur me kėtė gjė. E rėndėsishme ėshtė qė tė bėjmė mė tė mirėn tonė.
Pėr sa i pėrket funksionit qė do tė ketė Akademia e Shkencave, ėshtė menduar qė tė jetė njė funksion honorifik, me kompetenca kėshilluese pėr orientimin shkencor nė vendin tonė. Ky institucion ėshtė menduar qė tė jetė i shkėputur pa kompetenca menaxhuese. Patjetėr qė do tė mbetet institucion i nderuar. A ėshtė mirė apo jo, kjo
ka ardhur si rrjedhojė e studimit tė pėrvojave tė ndryshme. Unė i pėrmbahem mendimet se pėr studiuesit mjafton qė ata tė kenė komoditetin e duhur pėr tė shprehur tė gjitha mendimet e tyre dhe krijmtarinė e tyre.
Por ēėshtja po merr nota politike, pasi reforma po diskutohet nga pikėpamja e humbjes apo e mbajtjes sė funksionit dhe jo nė pikėpamje tė efektshmėrisė dhe dobisė qė do tė sjellė kjo reformė. Unė mendoj se duhet bėrė njė diskutim nė mėnyrė tė ēindividualizuar tė ēpersonalizuar.

3.A mund ta pėrballojnė universitetet, nga ana infrastrukturore, kėtė reformė dhe nė rast se nuk investohet nė kėtė drejtim, a ka rrezik dėshtimi?

Reforma nė aspektin e kėrkimit shkencor e vė universitetin pėrballė njė prove. Ekziston ideja qė nė universitet nuk bėhet shkencė. Po pse nuk bėhet shkencė? Sepse nuk janė derdhur para tė mjaftueshme pėr shkencėn. Ju duhet ta dini qė ėshtė viti i dytė qė ne po marrim pak para pėr shkencėn. Universiteti i Tiranės, me 21 mijė e 500 studentė, ka marrė vetėm 11 milionė tė reja pėr shkencėn dhe me kaq pak para nuk bėhet shkencė. Pra duhen mė shumė investime nė laboratore, biblioteka etj. Qė tė bėhet shkencė mė e mirė nė universitet, duhet investuar mė shumė. Por duhet tė rregullohet edhe ngarkesa mėsimore e punonjėsve tė universitetit. Nuk mund tė paragjykohet universiteti se pse nuk ka bėrė shkencė, ai duhet vėnė nė provė.
Po kėrkohet qė me anė tė kėsaj reforme tė institucionalizohen marrėdhėniet, qė tė ketė koordinim institucional ndėrmjet institucioneve shkencore jo marrėdhėnie sporadike nė projekte tė rastėsishme.

4. Sa tė aftė do tė jenė studentėt shqiptarė pėr tė pėrballuar kėrkimet shkencore, nė kushtet kur kanė pasur si model mėsimin teorik dhe riprodhues?

Nuk mund tė pargjykosh pa i vėnė nė provė, sepse janė vetė kėta studentė qė realizojnė diploma tė mira, sigurisht qė jo tė gjithė. Pra, dhe nė universitet studentėt kategorizohen. Jo tė gjithė japin njėlloj, por kemi diploma shumė tė mira, ka mikroteza tė mira, ka doktorata shumė tė mira ashtu si ka edhe mjaft ujėra. Sa mė shumė tė investohet, aq mė shumė cilėsi do tė kemi. Por duhet tė orientohen studentėt qė tė ketė mė shumė efektivitet. Unė them qė studentėt tanė, nėse motivohen dhe futen nė kėtė rrugė pune, do tė arrijnė cilėsi. Kėtė e them duke pasur parasysh se janė studentėt shqiptarė qė arrijnė tė realizojnė kėrkime tė mira shkencore nė universitetet e huaja. Si ka mundėsi qė bėhet kjo? Sepse nė universitetet e huaja ky student ka kushte tė mira si laborator, salla interneti, biblioteka etj.

5.Sa do ta afrojė universitetin shqiptar me standardet e Kartės sė Bolonjės kjo reformė?
Unė i pėrmbahem parimit qė nuk mund tė formohet njė universitar jashtė bėrjes sė shkencės. Studenti duhet tė formohet nėpėrmjet kėrkimit. Ky ėshtė parim themelor, gjithandej i pranueshėm. Universitetet do tė thithin studentėt dhe punonjėsit e instituteve shkencore, duke respektuar standardet akademike.

6.Kur mendoni se do tė jetė e vlefshme pėr universitetet nisja e kėsaj reforme?
Unė mendoj se duhet filluar menjėherė, por i takon Kėshillit tė Ministrave pėr tė marrė vendimin. Kjo reformė duhet nisur me urtėsi, me njė vizion tė qartė dhe me njė pėrkushtim tė tė gjitha palėve. Kur me anė tė kėsaj reforme rritet niveli i kėrkimit shkencor, kur fiton universiteti, kur fitojnė tė rinjtė tanė, atėherė unė mendoj qė fitojnė tė gjithė. Mendoj dhe besoj nė njė bashkėpunim tė mirė institucional ndėrmjet kėrkuesve, nė tė mirė tė arritjes sė njė produkti mė tė shpejtė dhe mė cilėsor.

Reforma
Dy fakultete tė reja

Ėshtė ngritur njė grup pune pėr tė studiuar reformėn nė fushėn e kėrkimit shkencor. 10 vetė kanė punuar prej 3 muajsh pėr reformėn nė fjalė, ndėr ta edhe kėrkues shkencorė. Mendohet qė me reformė Akadema e Shkencave tė marrė njė rol kėshillues pėr drejtimin e kėrkimit shkencor. Ajo do tė ketė njė rol honorifik dhe do tė humbasė rolin menaxhues. Reforma do tė sjellė edhe varėsinė e instituteve shkencore, disa nga tė cilat varen nga Akademia e Shkencave e tė tjera nga ministritė. Kėto institute shkencore do tė ngrihen nė nivelin e Akademisė sė Shkencave dhe e gjitha kjo nė bashkėpunim me universitetet. Institutet shkencore qė kanė varėsi nga Akademia e Shkencave mendohet tė krijojnė Qendrėn e Studimeve Albanologjike, njė qendėr tjetėr do tė merret me studimet qė i pėrkasin studimeve tė ujėrave dhe pranė Universitetit Politeknik do tė ketė njė tjetėr qendėr qė do tė merret me studime tė tokės. Po sipas reformės, ėshtė rekomanduar qė nga ky organizim tė krijohet Fakulteti i Teknologjisė sė Informacionit, si dhe njė fakultet tjetėr qė do tė jetė pranė Universitetit Bujqėsor.

Nga:Valmora Gogo




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio