Studentet.info
Lajme : FUSHATA PARAZGJEDHORE PĖR PS TĖ UP’sė NĖ VLUGUN MĖ TĖ MADH
Kyqur 19-01-2006 10:32:40 (1408 Lexime)

Organizatat studentore me premtime astronomike

PRISHTINĖ, 19 JANAR- Dy organizata studentore tė Universitetit tė Prishtinės (UP), Organizata e Re Studentore (ORS) dhe Unioni i Studentėve Shqiptarė (USSH), tė enjten, nė Sallėn e Kuqe tė Fakultetit TĖ Filologjisė, kanė mbajtur debat tė pėrbashkėt me studentė. Kjo ėshtė bėrė nė prag tė zgjdhjeve tė cilat pritet tė mbahen me 25 janar, ku organizatat studentore garojnė pėr tė zėnė sa mė shumė vende nė Parlamentin Studentor. Pas shpalosjeve qė i bėnė programeve anėtarė tė kėtyre organizatave, prijėsit, Petrit Nimani i USSH’sė dhe Skėnder Fetahu i ORS’sė, iu pėrgjigjen pyetjeve tė studentėve tė cilėt ishin prezent nė debat.


Derisa drejtuesit e organizatave u zotuan se nuk do tė influencohen nga partitė politike gjatė ushtrimit tė fushatės, ata nuk munden ta anashkalojnė kėtė problem edhe nė vetė debatin e sotėm. Duartrokitjet frenetike dhe mė tė gjata ndodhen mu atėherė kur njėri nga debatuesit pėrmendi takimin qė ka pasur me presidentin e Kosovės, Ibrahim Rugova.
Tablloidi Studentet.Info deshi tė dijė nga liderėt studentė, nėse ata do tė jenė ambasadorė tė studentėve nė PS apo tė vetė poitikanėve, dhe mori nga ta garanci verbale qė aktiviteti i tyre ekskluzivisht do tė orientohet pėr problemet me tė cilat pėrballen studentėt.
Audienca ishte e interesuar tė dinte edhe pėr shumė ēėshtje tė cilat janė tė hapura dhe vazhdojnė tė sjellin dėm pėr studentėt, siē janė tarifat e larta, ēėshja e reformave, hulumtimit shkencorė, autonomisė universitare, etj. Pergjigjet nuk mungua, por nė njė masė tė madhe ishin tė paqarta dhe nuk jepnin pėrshtypjen se do tė mund tė trajtoheshin si duhet nga studentėt parlamentarė.
Sido qė tė jetė, debati rrodhi nė njė frymė tolerance, dhe pėrfundoi pas shtėrngimit tė duarve nė mes Petrit Nimanit dhe Skėnder Fetahut, qė la pėrshtypjen se kur interesi i studentėve ėshtė nė pyetje ata do tė jenė bashk.
Edhe organizatat tjera studentore janė duke bėrė fushatė nė nivele fakultetesh, me ērast ofrohen oferta pėr zgjidhjen e ēėshtjeve tė caktuara, tė cilat i preokupojnė studentėt. Broshurat nga mė tė ndryshmet dhe premtimet astronomike qė gjenden nė to, japin siguri se me formimin e PS’sė, studentėt e UP’sė do tė kenė kushte tė krahasueshme me kolegėt e tyre qė studiojnė nė universitetet mė bashkėkohore tė globit. Debate tė herė pas hershme po bėhen edhe nė mediumet e kėtushme.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio