Studentet.info
Opinione : KOMENT
Kyqur 25-01-2006 4:14:50 (1613 Lexime)


Reforma Universitare jo vetėm Ekspertizė

Nga: Dritan NELAJ


Ka disa ditė qė vėrehen dallueshėm pėrpjekje tė autoriteteve qėndrore tė arsimit tė lartė kundrejt dhėnies sė njė impulsi tė ri tė reformės nė kėtė hapsirė. Duke mos dashur tė penetroj ne kategoritė kryesore tė kėtyre pėrpjekjeve dhe propabilitetit tė shndėrrimit tė tyre nė mekanizma tė suksesshėm, do tė pėrpiqem tė trajtoj me anė tė kėtij shkrimi atė ēka duhet tė marrė nė konsideratė kjo pėrpjekje nė raport me nevojat e komunitetit studentor. Ky shkrim do tė shtrihet vetėm nė njė pjesė tė vogėl tė nevojės sė fryrė studentore, e cila ka vite qė akumulohet pėrballė paftėsisė sė universitetit pėr ta kėnaqur atė.


Nė tė gjitha kėto vite tė shkuara, janė vėrtitur ushtri tė tėra idesh pėr pėrmirėsimin e produktit tė arsimit tė lartė, startegji po aq tė shumta nė po tė njėjtin funksion po kėshtu janė firmosur dhe pėrgatitur qindra faqe dokumentesh, paēka kėsaj vėrehet me shqetėsim se nė asnjė moment nuk ėshtė treguar njė vėmendje qoftė dhe spontane ndaj statusit tė studentit dhe kuadrit tė tė drejtave tė tij brenda hapsirės universitare.
Nėse i hidhim njė shikim dokumentit themelor tė arsimit te lartė publik (ligjit qė rregullon kėtė fushė), me shumė gjasa njė sy i pa mėsuar me dokumente juridik do tė bezdisej sė shikuari nene tė ndryshėm qė pėrcaktojnė kėtė dhe atė dhe si si gjithmonė e vetmja shpresė pėr tė shpėtuar nga kjo mėrzi ėshtė orientimi i shikimit nė kapitullin e tė drejtave tė studentit (kuptohet tė drejtave, sepse detyrimet janė dhe ato voluminoze siē edhe kapitujt e tjerė serioz tė ketij dokumenti). Nė kėtė dokument dallon qartė dy ēaste, ku mė e dukshme janė rrjeshtat e paktė qė artikulojnė kėto tė drejta dhe nga ana tjetėr gjuha apo ndjeshmėria qė pėrcillet nga shkronjat tė cilat duken qartė qė nuk janė artikuluar nė asnjė moment nga njė zė studentor. Akoma mė shqetėsues ėshtė fakti qė nėse zbresim te statutet e universiteteve dhe rregulloret e fakulteteve kapitulli i tė drejtave tė studentit ėshte po i njėjtė me atė tė ligjit pėr arsimin e larte. Paēka se pothuajse ēdo kapitull tjetėr sidomos ai i kopetencave “pushtetit” tė autoriteteve drejtuese te fakultetit apo universitetit janė plotėsisht tė detajuara, kapitulli i tė drejtave tė studentit nuk ka njohur ndonjė detajim apo zbėrdhim.

Njė dokument i tillė qė tkurr nė njė masė tė dukshme gamėn e tė drejtave tė studentit, prodhon rrejdhimisht edhe njė atmosferė tė tillė ku studenti ndihet dhe e pėrjeton veten si gur shahu ne dorė tė tė pushtetshmeve universitar dhe njėkohėsisht e redukton pėrfshirjen studentore nė qelizat e ēdo aktiviteti tė universitetit. Dikush do tė thoshte se nuk ėshtė e nevojshme qė tė drejtat e studentit tė parashikohen nė njė dokument juridik sepse ėshtė vetė realiteti i krijuar nga grupet universitare qė kėnaq nė nivelin e duhur hapsirėn dhe mundėsitė qė njė student pretendon tė ketė. Kjo ėshtė pjesėrisht e vėrtetė sepse pėr grupe tė tjera jo studentore dokumentet juridik tė arsimit tė lartė publik, rezervojnė tė drejta tė shumta tė cilat duke u ballafaquar me njė terren tė zbrazur nga po i njėjti nivel tė drejtash pėr studentin merr trajta autoritare dhe nė disa raste prirje ekspansioniste edhe pėrkundrejt tė drejtave studentore qė rrjedhin nga njė “common sense”. Do tė ishte njėsoj sikur tė pranonim qė pėr tė njėjtin realitet njėrit grup i cili mbart pushtet tė natyrshėm, ti garantohen tė drejta juridike ndėrsa grupit tjetėr i cili nga profili i tij nuk konservon pushtet tė natyrshėm tė mos i rezervohej njė status i tillė juridik. Pėkundėr njė realiteti tė tillė lind si i domosdoshm zgjerimi juridik i tė drejtave tė studentit tė cilat do tė garantonin nga njėra anė njė pozicion mė tė favorshėm tė studentit ndėrsa nga ana tjetėr njė angazhim mė intensiv e tė plotė tė studentit nė jetėn universitare. Njė zgjerim i tė drejtave tė studentit nuk do tė prodhonte njė impuls tė nevojshėm vetėm pėr komunitetin studentor por do tė korigjonte ndjeshėm transmetimin mekanik tė dijeve, tė cilat pėrgjithėsisht ndėrmjetėsohen nga pedagogu tek studenti pa njė mekanizėm ndėrveprimi por duke mbartur rrezikshėm njė mardhėnie tė deformuar qė i ngjan gjithnjė e mė tepėr njė mardhėnie, midis subjektit dhe objektit. Gjithkush ndoshta mendon se produkti universitar duhet pėrmirėsuar dhe njė element i rėndėsishėm i kėsaj rruge janė mekanizmat qė pėrdoren pėr kėtė qėllim por ndodh qė harrohet se kėto mekanizma marrin jetė nga grupet universitare tė cilat nėse trashėgojnė njė marrdhėnie tė deformuar midis tyre nuk do tė jenė tė aftė qė mendimin e ekspertit ta shoqėrojnė drejt suksesit.

Duke vazhduar mė tej, njė zgjerim i tė drejtave individuale tė studentit duhet shoqėruar me garantimin e pjesmarrjes studentore ne procesin e vendimarrjes financiare. Njė pjesmarrje e tille do tė ndihmonte qė artikulimi i prioriteteve financiare tė universitetit tė merrnin parasysh nė mėnyrė dinamike nevojat dhe interesat e komunitetit studentor gjė qė do tė shmangte nga njėra anė alokimin jo koherent tė fondeve ne raport me nevojat dhe njėkohėsisht do tė minimizonte ndjeshėm abuzimin me shpenzimet e tepėrta pėr komoditete zyrash apo kosto operacionale tė cilat sikurisht janė jo tė ndėrshkueshme juridikisht. Duke patur parasysh qė i menduari afatgjat ndaj zhvillimit tė njė fakulteti apo universiteti sigurohet nga meshkuj dhe femra me tituj shkencor me rritjen e pjesmarrjes studentore nė vendimarrjen financiare, ne sigurojmė tė menudarit afatshkurtėr i cili artikulon nevojat e pėrditshme tė komunitetit studentor.

Sė fundi njė ndėrhyrje e cila shpesh mendohet se ėshtė vetėm simbolike por qė nė rastin e insitucionit publik duhet tė jetė njė karakteristikė themelore, ėshtė mekanizmi i transparencės. Universiteti publik duhet tė pėrdorė veshje transparente pėr tė shfaqur qartė veprimtarinė e tij si nė procesin akademik apo administrativ por edhe nė atė financiar. Pėrgjegjshmėria dhe llogaridhėnia ėshtė njė nevojė e cila njėkohėsisht rrit besimin tek kėto institucione por edhe peshėn e presionit tė grupeve tė interesit ndaj efikasitetit nė menaxhim dhe suksesit tė stafit drejtues. Asimilimi i mekanizmave tė transparencės nė ēdo marrdhėnie qė universiteti publik ndėrton me studentin dhe individ tė tjerė tė interesuar do tė rriste ndjeshėm fidbekun dhe angazhimin e tyre nė jetėn universitare duke garantuar pėrmirėsimin e klimės universitare e cila ėshtė e ngjeshur me mosbesim, strategji kurthesh dhe mediokritet akademik. Njė mekanizėm i tillė do tė siguronte gjithashtu, njė supervizor tė mirė dhe tė vemendshėm ndaj ēdo deformimi tė misionit universitar apo proēedurave qė ēojnė drejt kėtij misioni.

Uroj vėrtet qė hapat e ardhshėm drejt zgjimit dhe evolimit tė jetės universitare, tė mund tė marrin parasysh nė mėnyrė tė sinqertė ndjeshmėrinė dhe nevojat e vėrteta tė komunitetit studentor.

Nga: Dritan NELAJ, Pėrgjegjės pėr Marrdhėnie me Publikun dhe me Jashtė nė Qeverinė Studentore Shqiptare


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio