Studentet.info
Lajme : KĖSHILLI ORGANIZATIV PĖR VERIFIKIMIN E DIPLOMAVE TĖ SHKALLĖS SĖ TRETĖ
Kyqur 26-01-2006 8:57:17 (1635 Lexime)

Pėrse UT-ja na injoron totalisht?

TETOVĖ, 26 JANAR- Verifikimi i diplomave tė shkallės sė tretė tė studentėve qė kanė kryer nė lėmin e historisė pranė Univerzitetit tė Tetovės vazhdon tė zvarritet nga ana e kėtij institucioni.
Antarėt e kėshillit organizativ tė lėmit tė historisė qė kėrkojnė nostrifikimin e diplomave tė shkallės sė tretė thonė se e njėjta gjė ndodh edhe me studentėt e lėmive tjera, por problemi ėshtė ata nuk reagojnė. Antarėt e kėtij kėshilli thonė se ndjehen tė zhgėnjyer nga ana e udhėheqėsve tė kėtij univerziteti.
Ata thonė se nė takimin qė e kanė pasur kohė mė parė me rektoratin, Zeadin Beadini u ėshtė premtuar zgjedhje e kėtij problemi edhe atė deri mė datė 31 dhjetor tė kėtij viti, mirėpo siē shprehen ato njė gjė e tillė nuk ėshtė duke ndodh.


Me kėtė rast kryetari i kėshillit nė fjalė Lirim Ziba thotė se ne vuajmė pėr shkak tė neglizhencės sė udhėheqėsve tė kėtij univerziteti dhe paqartėsive qė i kanė ata nė kryerjen e punėve tė tyre.
“Kėrkojmė drejtėsi dhe atė qė na takon. Nga shkresa e dorėzuar kėtij univerziteti, para njė muaj e gjysmė, nuk kemi marrė asnjė pėrgjigje. Madje janė bėrė tė pamundura edhe takimet. Rektori Beadini bie ndesh me atė qė e ka nėshkruar vetė kur ne i kemi regjistruar studimet pėrshkak se edhe atėherė ai ishte rektorat. Fjala ishte qė deri mė 31 dhjetor tė dorėzohen dokumentet nė Ministrinė e Arsimit pėr tė hyrė nė procedurė ēėshtja jonė, ndėrsa nga kjo ministri thonė se nuk kanė marrė asnjė dokumentacion nga ana e kėtij univerziteti. Kjo flet pėr neglizhencė tė udhėheqėsve tė univerzitetit dhe mos njohje dhe paqartėsi tė problemeve tė cilat I kanė pėr obligim t’i kryejnė”, thotė kryetari I kėshillit organizativ pėr verifikimin e diplomave tė shkallės sė tretė, Lirim Ziba.
Ai thotė se bėhet fjalė pėr 44 magjistrantė vetėm tė lėmit tė historisė qė kėrkojnė zgjidhjen e kėtij statusi, ndėrsa siē thotė ai nėse Univerziteti i Tetovės edhe mė tej vazhdon tė na injorojė ne do tė marrim masa tjera, duke iu drejtuar nė institucione tjera.
Afet Feka, antar i kėshillit pėr verifikimin e diplomave tė shkallės sė tretė nė lėmin e historisė thotė se edhe pėrkundėr premtimeve qė kanė pasur nė takim me rektoratin e kėtij univerziteti, Zeadin Beadini, tani as qė mund tė depėrtojnė deri tek ai, pėr shkak se siē shprehet Feka pėr tė caktuar njė takim me tė u duhet tė kalojnė nėpėr shumė bariera, pėr tė mos thėnė se njė gjė e tillė momentalisht ėshtė e pamundur.
Me kėtė rast, Feka, thotė: “Nė takimin qė e patėm kohė mė parė me rektoratin e Univerzitetit tė Tetovės, Zeadin Beadini, bisedat ishin tė mira dhe ai na premtoi se deri mė 31 dhjetor ēėshtja e diplomave tė shkallės sė tretė do tė hyjė nė procedurė. Megjithatė e tėrė kjo ra nė ujė, pėr shkak se premtimet u harruan”, thotė Feka.
Ai mė tej shton: “Kur ishim studentė tė kėtij univerziteti jo vetėm qė na premtonin verifikim tė diplomave, por edhe na thonin se ne do tė jemi edhe tė punėsuarit e ardhshėm nė kėtė univerzitet. Ne i kemi mbijetuar tė gjitha sfidat pėr tė arritur aty ku jemi sot, ndėrsa tani ato na injorojnė totalisht. Nuk duam asgjė tjetėr prej kėtij univerziteti veē drejtėsi dhe respektim tė ligjit”, shprehet Afet Feka, antar i kėshillit pėr nostrifikimin e diplomave tė shkallės sė tretė nė lėmin e historisė.
Ndėrkaq, Skender Asani, antar i kėshillit nė fjalė thotė se edhe pse patėm premtime nga ana e rektoratit tė Univerzitetit tė Tetovės, Zeadin Beadini, ato mbeten vetėm fjalė tė zbrazėta dhe asgjė tjetėr.
Me kėtė rast, Skender Asani, thotė: “Faza e parė e kėshillit organizativ pėr zyrtarizimin e diplomave tė shkallės sė tretė nė lėmin e historisė ėshtė se ne do t’i njohtojmė tė gjitha organizatat ndėrkombėtare pėr kėtė problem. Mė pas lidhur me zvarritjen e kėsaj pune ne do t’i njohtojmė edhe institucionete tjera tė vendit. Ndėrsa nė fazėn e dytė parashohim protesta dhe forma tjera tė radhės me qėllim qė tė arrijmė deri tek caku, dhe ky problem tė merr zgjidhje njėherė e pėrgjithmon”, thotė Asani.
Sipas sektorit tė lartė, nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės nga Univerziteti Shtetėror i Tetovės deri mė tani nuk ka arrirė asnjė kėrkesė pėr verifikimin e diplomave tė shkallės sė tretė tė lėmit tė historisė pranė kėtij univerziteti.

Nga:Daim MIFTARI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio