Studentet.info
Opinione : KOMENT
Kyqur 30-01-2006 11:45:59 (1393 Lexime)


Universiteti midis Efiēencės dhe Demokracisė

Nga: Dritan NELAJ


Titulli i shkrimit thėrret njė debat i cili nuk ėshtė koherent vetėm pėr hapsirėn universitare publike por edhe pėr sfera tė tjera tė shoqėrisė tonė tė lidhura sidomos me politikėn, qeverisjen dhe institucione tė veēanta publike.
Shkrimi qė propozoj ėshtė i drejtuar specifikisht tek universitetet publike tė cilat kanė mbartur vazhdimisht kėtė dilemė. Mendoj se shumė shpejt do tė hapet njė debat mbi ēėshtjen e efikasitetit tė kėtij institucioni dhe nga ana tjetėr ruajtjes apo zhvillimit tė demokracisė, gjithmonė nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė cilėsisė dhe tė rolit tė universitetit.


Nė inisitaivėn e reformės sė vazhduar universitare, po zė gjithmonė e mė shumė vend ideja e ngritjes sė njė organi i cili do tė luajė rolin e garantuesit tė efiēencės sė universitetit dhe gjithashtu pėrpunuesit tė strategjive zhvilluese afatgjata pėr kėtė insitucion. Nuk do tė ndalem tek kjo formulė pėr arsye se nuk ka ende diēka zyrtare e cila do tė krijonte mundėsinė pėr njė arsyetim tė bazuar nė preēedent.
Por kjo nuk do tė thotė se s’ėshtė e udhės qė tė diskutohet mbi njė fenomen, i cili ėshtė i pranishėm nė mėnyrė permanente nė institucionet publike dhe veēanėrisht nė universitet. Bėhet fjalė pėr atė se nėse do tė kishim mundėsinė e zgjedhjes (me qėllim pėrmirėsimin e sferės universitare) ēfarė do tė pranonim mdis efiēencės dhe demokracisė e nėnkuptuar si “pjesmarrje”. Sigurisht qė mė e arsyeshmja do tė ishte integrimi i tė dyjave por pėr tė arritur aty nevojitet njė proēes i cili minimalisht vė nė provė tė dyja kėto zgjedhje, nė njė qasje konceptuale.

Autori bashkėkohor Gjerman, Jurgen Habermas ka folur shpesh pėr fenomenin e skllaverisė sė ekspertėve. Njė klasė ekspetėsh, tė cilėt po mbizotėrojnė gjithnjė e mė shumė nė ditėt e sotme, duke kushtėzuar vendimarrje tė rėndėsishme nė dritėn e ekspetizės, qė sigurisht shtresa tė ndryshme shoqėrore nuk e zotėrojnė. Njė fenomen i tillė e vendos nė njė pozicion tė vėshtirė proēesin e pjesmarrjes sė individėve dhe grupeve tė ndryshėm nė debate qė trajtojnė ēėshtje tė rėndėsishme pėr ta. Ekspetiza e armatosur me argumente profesional dhe shkencor, ngushton deri nė zbehje tė plotė pjesmarrjen dhe debatin nė gjirin shoqėror, duke krijuar kėshtu njė sferė tė ngushtė dhe ekskluzive tė proēesit vendimarrės.

Njė formulė e tillė mund tė zėr vend dukshėm nė proēesin vendimarrės dhe administrativ tė universitetit publik. Vendimmarja apo administrimi nė dorėn e ftohtė tė ekspetizės mund tė mėnjanojė dukshėm vėmendjen ndaj dinamikės sė brendshme tė universitetit, ndaj asaj qė ndodh ēdo ditė dhe qė mbart ndjeshmėritė dhe nevojat e njė mase tė madhe individėsh. Ndosh shpesh qė kalkulimet e kujdesshme, nė raport me saktėsinė e shifrave apo koherencėn e brėndshme tė politikave tė mos marrin nė konsideratė shpejtėsinė e realitetitit dhe ndjeshmėritė e individėve tė cilėt janė pjesė legjitime e ambjentit universitar.

Ėshtė mėse e justifikueshme qė tė mendojmė se “skllavėria e ekspetizės” priret tė sheshojė nė maksimum interesat specifik te individėve tė ndryshėm duke i vėrejtur dhe analizuar ato nė blloqe tė mėdha, tė cilat e thjeshtojnė mjaftueshėm mundėsinė pėr tė analizuar dhe mė pas pėr tė ndėrhyrė ndaj realitetit pėrkatės. Njė prirje e tillė ėshtė jetike pėr ekspertizėn sepse po tė ndodhte ndryshe, formulat e zgjidhjeve do tė shfaqeshin shumė vonė nė kohė por gjithashtu nuk do tė mund tė kishin njė koherencė tė brendshme gjersa disa prej nevojave dhe interesave tė grupeve tė cilave u drejtohet kjo ekspetizė mund tė jenė kontradiktore midis tyre.

Le tė marrim dy shembuj pėr tė ilustruar kėtė: Nė mėnyrė qė tė pėrmirėsohet performaca financiare e njė universiteti publik, ekspetiza duke u mbėshtetur nė metodėn e kalkulimit tė ftohtė do tė propozonte rritjen e tarifės sė studimit pėr ēdo student duke kalkuluar nė bllok begraundin aktual financiar tė studentėve. Duke vepruar kėshtu, vendimarrja anashkalon dukshėm specifikat financiare tė studentėve dhe mund tė arrij deri aty sa tė anashkaloj edhe ndonjė nėngrup studentor, profili financiar i tė cilit nuk pėrputhet aspak me analizėn financiare tė bėrė nga ekspertiza. Nė mungesė tė mekanizmave tė pjesmarrjes nė vendimmarrje tė grupeve qė preken nga kjo vendimarrje, jo vetėm qė do tė shkaktohej pakėnaqėsi dhe vėshtirėsi pėr studentin por nga ana tjetėr do tė nxitej rezistencė dhe vėshtirėsi nė aplikimin e formulės pėrkatėse. Ky arsyetim nuk lidhet me ēėshtjen se a ėshtė apo jo, e nevojshme tė rritet tarifa e studimit.

Shėmbulli i dytė zbret akoma mė poshtė, tek proēesi akademik. Mund tė ndodhė njė situatė kur lind si e nevojshme qė brenda kurrikulave tė adoptohet njė formule liberale duke mundėsuar trajtimin e tė njėjtės lėndė nė qasje tė ndryshme, gjė qė kėrkon shtim tė stafit akademik. Nė njė rast tė tillė ekspetiza priret me tepėr ndaj ruajtes sė nivelit financiar makro duke ushtruar rezistencė ndaj adoptimit tė formulės sė propozuar pėr ato raste kur ajo prek sado pak stabilitetin e performancės financiare tė universitetit. Pėrballė alternativave, tė ruajtjes sė stabilitetit financiar nė pėrputhje me investimet e dukshme “tė prekshme” dhe liberalizimit tė kurrikulės duke shtuar stafin akademik “alternativ”, ekspetiza do tė pėrqafonte me nxitim atė tė parėn.

Kėto dy shėmbuj mund tė ndihmojnė nė ilustrimin e ngathtėsisė sė qasjes sė ekspertizės ndaj thithjes sė dinamikės dhe ndjeshmėrive tė grupimeve apo individėve tė cilėt krijojnė atė ēka ne e quajmė universitet. Pra optika e ekspetizės priret ta kategorizojė jetėn universitare nė blloqe tė kalkulueshme duke anashkaluar dinamikėn, tekat, konfliktet dhe pretendimet e kėtij realiteti.

E trajtuar kėshtu duket sikur ekspertiza, rrezikon dhe robėron padrejtėsisht sovranitetin dhe tė drejtėn e vendimarrjes sė grupeve universitare por nė fakt nuk ėshtė plotėsisht kėshtu. Njė organ brenda universitetit publik i cili do tė kishte njė kompozim heterogjen duke kombinuar grupime tė ndryshme pėrfaqėsuese jo vetėm universitare, ndoshta do tė rezultonte si njė formulė efikase ndaj supervizimit tė vendimmarrrjes e administrimit dhe gjithashtu integrimit “simbolik” tė begraundit tė gjerė shoqėror nė jetėn universitare. Duke menduar qė nė rastin e universitetit publik shoqėria ėshtė financuesi kryesor, ėshtė mėse legjitime qė asaj ti sigurohet pjesmarrja nė kėtė sferė tė investimit tė saj. Kjo bėhet akoma mė legjitime nė rastet kur interesa tė grupeve tė brendshme tė universitetit, bien ndesh me interesin e gjerė shoqėror (nė pikpamjen e efiēencės sė institucionit, menaxhimit financiar, vlerave qė transmetohen etj). Pra nė kėtė aspekt Bordi Drejtues i Universitetit mund tė shndėrrohet nė njė mekanizėm ku ndjeshmėria por edhe interesi shoqėror bėhet prezent dhe faktor. Njė vlerėsim i tillė bėhet nė parim dhe nuk merr pėrsipėr mėnyrėn e adoptimit tė kėtij koncepti nė realitetin tonė universitar.

Duke vazhduar me tej mendoj se mekanizmi i demokracisė i cili siguron pjesmarrjen e ideve, kėndėshtrimeve, ndjeshmėrive dhe gjithashtu interesit qoftė dhe pastėrtisht individual ėshtė njė domosdoshmėri e cila garanton njė panoramė dinamike tė jetės universitare. Nėse ky mekanzėm ushtrohet nė mėnyrė konstante (bėhet fjalė pėr rastin e universitetit publik) do tė bėnte tė mundur integrim e qėndrueshėm tė nevojave dhe interesave tė grupeve por edhe individėve tė ndryshėm tė pėrfshirė nė hapsirėn niversitare. Pėr mė tepėr mekanizmi i demokracisė nė universitet i cili nuk shtrihet thjesht nė procesin zgjedhor tė autoriteteve drejtues por gjatė tė gjithė proēesit vendimarrės nė vazhdim, ėshtė njė faktor qė rrit pėrgjegjshmėrinė e stafeve drejtues ndaj situatės sė brendshme tė universitetit dhe gjithashtu rrit peshėn e presionit tė grupeve tė interesit gjatė proēesit vendimmarrės.

Sigurisht qė nė njė realitet tė mbarsur me deformime vlerore, konflikt interesash dhe njė bazament tė brisht tė qasjes akademiko-pasionante, mekanizmi i demokracisė mund tė mos jetė i mjaftueshėm pėr tė filtruar njerėzit e duhur dhe nxitur proēesin e nevojshėm drejt cilėsisė sė produktit. Rezultojnė shumė raste tė tilla qė e konfirmojnė kėtė. Rasti mė i pėrshtatshėm ėshtė ai i pėrgjegjėsve tė departameneteve tė cilėt votohen nga anėtarėt e kėshillit tė departamentit. Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, numri i votuesve ėshtė shumė i vogėl sepse e tillė ėshtė edhe njėsia nė fjalė, ndėrkohė qė i sapo zgjedhuri ka pėr detyrė kryesore kordinimin dhe kontrollin e punės sė atyre qė e votuan. Logjikisht, nė kėto raste ekziston njė konflikt interesash i cili pengon dukshėm punėn korrekte tė pėrgjegjėsit tė departamentit nė raport me njė shkelje apo punė tė dobėt tė njėrit prej votuesve tė tij. Nė kėtė situatė kompromisi midis tė dyja palėve (me qėllim favorizimin e votuesit) bie mbi shpatullat e studentit, i cili nuk pėrfiton formatin e duhur tė dijeve. Kuptohet fare qartė qė mekanizmi i demokracisė (nė pėrcaktimin e drejtuesit tė departamentit) nuk mund ta zhbllokojė njė situatė tė tillė, kėshtu qė krahas formulės sė demokracisė nevojitet edhe njė mekanizėm i cili garanton mos varėsinė e drejtpėrdrejtė tė supervizorit nga i supervizuari.

Ekziston edhe njė kėndvėshtrim tjetėr i cili vlerson se “pjesmarrja” ėshtė njė barrė e cila e ngadalėson sė tepėrmi procesin e vendimarrjes i cili duhet ti pėrgjigjet sa mė shpejt realitetit emergjent. Kjo pikpamje sqaron se angazhimi i shumė aktorėve dhe individėve nė rrethinat e proēesit tė vendimarrjes universitare apo drejtpėrdrejtė nė vendimarrje, redukton ndjeshėm efiēencėn e kėtij insitucioni dhe orjentimin e tij drejt njė zhvillimi mė tė shpejtė.

Ėshtė e kuptueshme qė ēdo njėra nga formulat e paraqitura, ka pėrparėsitė dhe dobėsitė e saj, ndėrkohė qė ėshtė e nevojshme qė tė arrijmė tė instalojmė njė proces tė qėndrueshėm dhe qė njėkohėsisht tė integrojė larminė e propozimeve dhe nevojave tė aktorėve tė ndryshėm. Ky proēes mund tė jetė i tillė qė tė pranojė “pjesmarrjen” si instrument i cili siguron adresimin e pikpamjeve, nevojave dhe interesave tė grupeve universitare ndėrsa ekspertizėn si instrument pėr tė integruar nė formė politikash fidbekun e grupeve tė interesit. Njė proēes i tillė do tė integronte rolin e nevojshėm tė ekspetizės dhe por edhe atė tė pjesmarrjes sė “realiteteve” sė cilave kjo ekspertizė pėrpiqet qė ti pėrgjigjet.


- Autori ėshtė Pėrgjegjės pėr Marrdhėnie me Publikun dhe me Jashtė nė Qeverinė Studentore Shqiptare


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio