Studentet.info
Lajme : Dekanėt e fakulteteve tė UBT-sė sugjerojnė maturantėt pėr lėndėt me zgjedhje
Kyqur 05-02-2006 8:09:05 (3853 Lexime)

Biologjia dhe kimia, lėndėt me zgjedhje nė Universitetin Bujqėsor

TIRANĖ, 5 SHKURT- Dy lėndė tė tjera pėr t’u pėrzgjedhur do tė jenė fizika dhe ekonomia e zbatuar.
Kryesisht lėndė natyrore. Dekanėt e fakulteteve tė Universitetit Bujqėsor tė Tiranės sugjerojnė maturantėt pėr lėndėt me zgjedhje qė do tė vlerėsohen mė shumė nga fakultetet qė drejtojnė. Kėshtu, Fakulteti i Shkencave Pyjore do tė vlerėsojė mė shumė nxėnėsit qė japin provime nė lėndėn e biologjisė. Sa pėr lėndėn e dytė ende nuk ėshtė vendosur. “Po shihet pėr tė zgjedhur mes kimisė dhe fizikės, apo njė ndėrthurjeje e tė dyjave”, -thotė dekani i Fakultetit tė Shkencave Pyjore, Mihallaq Kotro. Sipas tij, degėt e fakultetit qė drejton kanė karakter biologjik dhe lėnda e biologjisė ėshtė mė e rėndėsishmja. Ky fakultet ndahet nė dy degė. Maturantėt mund tė aplikojnė pėr inxhinieri pyjore dhe pėr inxhinierinė e pėrpunimit tė drurit.


Ndėrkaq, maturantėt qė duan tė aplikojnė nė Fakultetin e Mjekėsisė Veterinare duhet tė llogarisin qė tė japin patjetėr provim sėrish nė lėndėn e biologjisė dhe lėndėn e kimisė. Nė tė kundėrt, do tė kenė mė pak pėrparėsi pėr tė nisur studimet nė kėtė fakultet. “Tani do tė dalim nė dy profile, nė profilin e shėndetit publik dhe nė profilin e shėndetit tė kafshėve”, - sqaron dekani i Fakultetit tė Mjekėsisė Veterinare, Nefail Biba. Sipas tij, provimet me zgjedhje nė lėndėt e biologjisė dhe kimisė janė shumė tė rėndėsishme, pasi do tė vlerėsohen me pėrparėsi pėr kandidatėt qė u janė nėnshtruar kėtyre provimeve.
Fakulteti i Bujqėsisė, edhe ekonomia e zbatuar
Kėrkesa tė ndryshme parashtrohen nga Fakulteti i Bujqėsisė nė Universitetin Bujqėsor tė Tiranės. Kėshtu, nxėnėsit qė dėshirojnė tė jenė fitues nė degėt e kėtij fakulteti duhet tė japin provim nė lėndėn e ekonomisė sė zbatuar. E gjitha kjo do tė shėrbejė pėr profilin ekonomik. “Kurse lėnda e dytė me zgjedhje patjetėr qė do tė ketė tė bėjė me ekonominė”, -thotė dekani Fatos Harizaj, i cili shton se ende nuk ėshtė vendosur.
Kurse pėr tė nisur studimet nė profilin biologjik nė kėtė fakultet, maturantėt duhet tė zotėrojnė mirė njohuritė nė lėndėn e kimisė dhe biologjisė. “Pėr kėtė profil maturantėt duhet tė japin provim me zgjedhje patjetėr nė lėndėn e kimisė dhe po shihet lėnda e dytė, e cila mendohet tė jetė ose biologjia ose kimia”, -pėrfundoi dekani i Fakultetit tė Bujqėsisė, Fatos Harizaj

Aplikimi
Aplikimi i maturantėve pėr nė kėto degė do tė nisė mė 1 mars dhe do tė pėrfundojė mė 30 prill. Ky ėshtė afati ku tė rinjtė duhet tė aplikojnė pėr degėt qė dėshirojnė, nė tė kundėrt, edhe pse mund tė dalin me rezultate tė mira, nuk do ta kenė mundėsinė e studimeve tė larta. Do tė jetė e detyruar matematika dhe letėrsia, kurse lėndėt pėr provimet me zgjedhje do tė kombinohen nga vetė maturantėt. Kėshilla e specialistėve tė arsimit ėshtė qė nxėnėsit tė jenė tė pėrqendruar mirė nė degėn qė duan mė shumė. Natyra e pėrbashkėt e tė dy lėndėve do t’u japė mė shumė mundėsi pėr tė fituar. Por nga ana tjetėr, nxėnėsit mė rezultate tė mira nė mėsime mund tė bėjnė kombinime degėsh tė ndryshme. Kėshtu, nėse aplikojnė edhe nė degėn e Drejtėsisė edhe nė degėn e Ekonomikut, lėnda e historisė me lėndėn e ekonomisė sė zbatuar do tė ishin njė kombinim i mirė. Por kujdes, nėse njė nxėnės tjetėr jep provime me zgjedhje nė lėndėt e historisė dhe njohurisė pėr shoqėrinė, patjetėr qė ky do tė ketė mė shumė pėrparėsi nė Fakultetin e Drejtėsisė.
E njėjta gjė do tė ndodhė edhe pėr Fakultetet e Bujqėsisė, Mjekėsisė Veterinare dhe Shkencave Pyjore. Pėrparėsi do tė kenė ata nxėnės qė fokusohen te lėndėt e biologjisė, kimisė, fizikės apo ekonomisė sė zbatuar.
Universiteti Bujqėsor i Tiranės ka tashmė rreth 5 mijė studentė, tė ndarė kėta edhe nė sistemin me kohė tė plotė edhe nė sistemin part-time.


Lėndėt me zgjedhje

Fakulteti i Bujqėsisė

Profili Ekonomik
1. Ekonomia e zbatuar
2. Lėndė qė ka lidhje me ekonominė

Profili Biologjik
1. Kimi
2. Biologji dhe fizikė


Fakulteti i Shkencave Pyjore

Inxhinieria Pyjore
1. Biologji
2. Kimi

Inxhinieria e Pėrpunim Drurit
1. Biologji
2. Fizikė


Fakulteti i Mjekėsisė Veterinare

1. Biologjia
2. Kimia

Nga:Valmora Gogo




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio