Studentet.info
Lajme : NĖ UEJL PĖRFUNDOI SEMESTRI DIMĖROR
Kyqur 06-02-2006 8:38:18 (1764 Lexime)

NĖ UEJL PĖRFUNDOI SEMESTRI DIMĖROR

TETOVĖ,6 SHKURT- Nė Universitetin e Evropės Juglindore, tė premten pėrfundoi semestri dimėror. Studentėt e kėtij universiteti pėr dy javė rresht ishin tė angazhuar rreth dhėnies sė provimeve. Ajo qė tė binte nė sy mė sė shumti gjatė kėtij muaji ishte biblioteka e stėrmbushur, nė tė cilėn studentėt pėrgatiteshin pėr provimet. Me tė drejtė kėtė muaj studentėt e quajnė “muaj stresi”.



Stafi akademik, po ashtu edhe studentėt kėtė semestėr e konsiderojnė si mjaftė tė suksesshėm. Studentėt janė optimistė pėr sa u pėrket rezultateve, duke u bazuar nė kontributin e tyre mėsimor gjatė gjithė kohės. Drejtuesja e zyrės pėr marrėdhėniet me publikun, Adelina Marku-Ibrahimi, deklaroi se ky semestėr dallonte nga tė tjerėt pėr shumė arsye. “Ishte mė specifik pėr studentėt e vitit tė parė, tė cilėt filluan me program tė ri studimor tė tipit 3+2 dhe me detyrime mė tė ngjeshura. Sė dyti, startuam me realizimin e programeve studimore postdilomike, ato tė magjistraturės, rrjedhshmėria e sė cilave ėshtė mė se e pėrshtatshme pėr studentėt qė i ndjekin kėto programe”, tha Ibrahimi. Nė kėtė semestėr me zbatimin e kritereve tė reja vihet re njė vėshtirėsi mė e madhe pėr marrjen e provimeve, dhe kjo ka ndikuar pozitivisht edhe te cilėsia i studentėve. “Orari i provimeve ishte tejet i ngjeshur, madje kishte disa raste qė brenda njė dite duhej t’u nėnshtroheshim dy apo tri provimeve, me gjithė mundin dhe angazhimin qė kemi bėrė pėr gjatė gjithė semestrit, por edhe tani, besoj se do t’ia dal mirė”, u shpreh Pranvera Morina, studente e UEJL-sė. Gjatė kėtij semestri akademik nė UEJL janė mbajtur njė sėrė aktivitetesh dhe konferencash, duke veēuar “Konferencėn shkencore mbi korrupsionin“ e bashkorganizuar nga Fakulteti i Administratės Publike dhe Fondacioni “Friedrich Ebert”. Nė kuadėr tė kėtij fakulteti ėshtė organizuar edhe konferenca “Shteti i sė drejtės nė Administratėn Publike”, e shumė aktivitete tjera shkencore. Vlen tė theksohet se gjatė semestrit qė po e lėmė pas, UEJL-nė e vizituan edhe shumė mysafirė duke filluar nga Jamie Shea, i cili mbajti ligjėratė nė kuadėr tė lėndės Marrėdhėnie ndėrkombėtare tė ligjėruar nga dr.Veton Latifi. Njoftohet se edhe gjatė semestrit tė ardhshėm pranveror, studentėt do tė kenė mundėsi tė ndjekin ligjėrata nga personalitete tė larta nga rajoni dhe bota.
Njė e arritur tjetėr e UEJL-sė ėshtė prezantimi nė Universitetin e Harvardit tė SHBA-ve, prezantim nė programin “Risitė nė qeverisje”. UEJL ishte i vetmi Universitet i ftuar nga Maqedonia, por edhe nga rajoni i Evropės Juglindore, e si rrjedhojė arriti tė bėhet njė nga partnerėt e implementimit tė kėtij programi pjesė e Fakultetit “John Fitzgerald Kennedy, School of Government” tė Universitetit tė Harvardit.
Edhe Unioni i Studentėve i kėtij Universiteti, pėr semestrin e ardhshėm paralajmėroi aktivitete tė shumta. Nėnkryetari i US-sė Pėllumb Kallaba, deklaroi se edhe nė semestrin e ardhshėm nuk do tė mungojnė aktivitetet qė kanė tė bėjnė me jetėn studentore brenda UEJL-sė. Duke u bazuar nga e gjithė kjo qė ka karakterizuar semestrin dimėror nė UEJL dhe qė pritet tė zhvillohen aktivitete tė ndryshme nė tė ardhmen, shihet qartė se UEJL-ja si nė tė kaluarėn edhe tani mbetet njėri nga universitetet mė tė pėrgatitura qė zotėron strukturė tė degėzuar programesh pėr studime nė tė cilat studentėt vazhdojnė tė pajisen me dituri, vlera dhe virtyte evropiane. Semestri i ardhshėm pranveror pritet tė fillojė mė 13 shkurt. (L.H.)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio