Studentet.info
Lajme : NDODHIN SHKARKIM-ZGJEDHJE NĖ POSTIN E DEKANIT TĖ FAKULTETIT TĖ EDUKIMIT
Kyqur 10-02-2006 13:23:20 (1692 Lexime)

Dekani, Sadik Rashiti suspendohet, nė vend tė tij pėrkohėsisht Vedat Kiseri

PRISHTINĖ, 10 SHKURT- Dekani i deritashėm i Fakultetit tė Edukimit (FE), Sadik Rashiti, nuk mund tė ushtroi detyrėn e tij, meqė zyrtarėt mė tė lartė tė Universitetit tė Prishtinės (UP), e kanė suspenduar atė nga posti i dekanit. Ish dekanin Rashiti do ta zėvėndėsojė Vedat Kiseri, deri nė zgjedhjet e ardhshmė dhe gjithashtu ai do tė propozojė edhe prodekajtė, meqė Statusi i UP’sė parashehė qė nė rast tė largimit tė dekanit njėkohėsisht duhen shkarkuar edhe prodekajtė. Suspendimi, pėrkatėsisht zgjedhja e dekanit tė ri nga zyrtarėt e UP’sė, ėshtė bėrė pasi Ministria e Arsimit, Shkencės e Teknologjisė (MAShT) ka konstatuar shumė parregullėsi nė kėtė fakultet, dhe pasi Agjencia Kanadeze pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (CIDA), donator kryesor i FE’sė, kishtė kėrkuar nga Kėshilli Drejtues (KD) i UP’sė qė tė marrė njė vendim tė tillė.


Nė vendimin e KD’sė, thuhet se: “Zyrtarėt e lartė tė Universitetit tė Prishtinės, me datėn 09.02.2006 suspenduan nga posti i dekanit tė Fakultetit tė Edukimit Prof. Dr. Sadik Rashitin. Suspendimi i dekanit bėhet me qėllim tė krijimit tė kushteve pėr punė tė papenguar tė komisionit pėr vėrtetimin e tė dhėnave tė konstatuara nga kryeinspektori i MAShT-it lidhur me shkeljet nė Fakultetin e Edukimit tė UP-sė”.
Sipas tė njejtit vendim konfirmohet se nė bazė tė nenit 71, pika 5 e Statutit tė UP’sė prodekanėve tė FE’sė iu pushon mandati nga data e shkarkimit tė dekanit Rashiti.
“Me kėtė rast zyrtarėt e lartė tė Universitetit tė Prishtinės kanė marrė vendim pėr emėrimin e Prof. Dr. Vedat Kiserit udhėheqės tė pėrkohshėm tė fakultetit tė Edukimit deri nė marrjen e vendimit tė plotfuqishėm nga ana e organit kompetent, pėrkatėsisht deri nė organizimin e zgjedhjeve nė kėtė Fakultet”, thuhet mė tej nė vendimin nė fjalė.
Tashmė, dekani Vedat Kiseri, mėsimdhėnės nė Fakultetin e Filologjisė dhe nė Fakultetin e Edukimit, do tė propozojė bashkėpunėtorėt e vet nė afatin sa mė tė shkurtėr.
Ndryshe, afati i fundit kur duhej tė largohej Rashiti nga posti i dekanit ka qenė data 15 janar. Kjo datė njėkohėsisht ishte edhe koha e fundit kur MASHT’i kishte paraparė qė KD i UP’sė tė informojė pėr masat e ndėrmarra karshi vendimit, pėrkatėsisht ta suspendojnė nga detyra dekanin e FE’sė.

Nga: Besnik Krasniqi




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio