Studentet.info
Opinione : KOMENT
Kyqur 10-02-2006 13:25:44 (1427 Lexime)


Profesorė tė pushtetshėm, mė tė mėshirshėm me studentėt!

Nga: Besnik KRASNIQI


Perceptimi i ēoroditur se ‘profesorėt duhet tė jenė tė pushtetshėm ndaj studentėve’ ka bėrė qė kuadri akademik universitar tė ndjejė nė vetvete privilegje tė mėdha, e mė kėtė tė abuzojė nė forma nga mė tė ndryshmet me studentėt. Abuzimi, kjo formė e shmangies nga normat dhe rregullat e universitetit, po e rėndon tej mase pozitėn e studentit kosovar, dhe po e ulė sė tepėrmi autoritetin e tij. Me studentin sot abuzon profesori, punonjėsi i administratės dhe nėpunės tė tjerė universitar, nė forma nga mė tė ndryshmet dhe shumė tė vrazhda.


Dukuri mė e zakontė ku haset situatė abuzimi ėshtė ajo qė profesori ndjenė superioritet tė madh nė raport me studentin e tij. Kjo bėnė qė tė mungojnė raportet normale nė mes kėtyre dy komuniteteve, tė cilat e bėjnė studentin tė nėnshtruar nė ēdo situatė. E tėra reflekton me njė komunikim shumė tė zorshėm, e veqanėrisht gjatė mbajtjes sė leksioneve, dhe karshi kėsaj rezulton qė studentėt tė jenė statujė ndėrsa profesori mbaron leksionin pa i dhėnė tė drejtė studentit tė thotė as tė vetmėn fjalė.
Jo vetėm superioriteti i pedagogut ėshtė formė qė ai din tė abuzoi. Raste tė shpeshta janė kur studentit detyrimisht i imponohet qė t’i blejė librat e profesorėve tė cilėt ligjėrojnė lėndėn pėrkatėse, duke e paraqitur kėtė si kusht pėr hyrjen nė provim. Ka momente kur studentėve u duhet tė fotokopjojnė leksionet apo materialet me shpenzimet e tyre dhe kjo merr njė formė tepėr mė skandaloze kur i imponohet atij qė tė gjitha t’i bėjė tek njė kjosk-fotokopje, qė pėr pronar ka mikun e profesorit.
Edhe pse kjo dukuri pėr dikė mund tė mos duket edhe aē ekstreme, pėr efekt ka kufizimin e dijeve te studentėve. Sė pari, pėr faktin se cilėsia dhe kapaciteti intelektual i mėsimdhėnėsit asnjėherė nuk ėshtė nė hap me kohėn, aq mė tepėr dija e njė profesori qė abuzon nė mėnyrė tė tillė, dhe sė dyti, studenti nė pamundėsi tė kohės qė tė shfletojė literaturė tjetėr dhe tė bėjė hulumtim rreth ēėshtjes qė studion mbetet pas me nivelin e dijes, duke mos qenė kėshtu i krahasueshėm me kolegėt e tij qė vijojnė studimet nė njė vend tė rajonit, e lėrė mė nė ndonjė vend me zhvillim mė tė lartė.
Po tė jeni student nė Universitetin e Prishtinės do tė vėreni edhe kėtė gjė, kur profesori bėn dallime mes studentėve dhe disa i favorizon ndėrsa tė tjerė i dėmton. Njė profesor tė favorizojė dikė don tė thotė ta motivojė studentin pėr tė punuar, t’i jepen privilegje tė cilat nuk i mundėsohen kolegėve tė tij. Pėr pasojė kemi masėn studentore e cila ndjehet e dekurajuar, anashkaluar dhe e dėmtuar rėndė, meqė nuk i mundėsohen kushte tė njejėta me kolegun e tij.
Duke pasė parasyshė se komuniteti studentor ėshtė nė moshė tė re, dhe nga ky komunitet ēdo herė ėshėt i rrethuar profesori, e bėnė kėtė tė fundit, nė momente tė caktuara, tė joshet pas tyre. Derisa studentėt dhe profesorėt gjenden shumė afėr njėri-tjetrit, ngjet qė tė ndodhen edhe nė piskun e asaj qė njihet si ‘shumė speciale’. Kur i vėjmė njė sy studimeve tė fundit qė bėjnė qendra tė ndryshme hulumtuese, por jo nė Kosovė, gjejmė se ēdo profesor nė karrierėn e tij pėrballet me dilema erotike nė kontekstin e detyrės profesionale. Tė joshur tej mase, pa mos patur mekanizėm frenimi profesorėt aplikojė forma nga mė tė ndryshmet, qė absolutisht janė jo etike dhe jashtė rregullave, nė mėnyrė qė ta bėjė ‘pėr vete’ studentin apo studenten e adhuruar. Kjo, duke bėrė kushtėzime nga mė tė ndryshmet. Duke mos gjetur forma tė tjera tė pėrballjes, shpeshėherė studenti bie nė grackėn e profesorėve dhe kėshtu i nėnshtrohet situatės mė turpėruese pėr tė, abuzimit seksual.
Kushtėzimet qė i bėhen studentit jo gjithherė kanė pėr cak situatėn e mėsipėrme. Tė tilla kushtėzime bėhen edhe me qėllim pėrfitimi financiar, e kryesisht kur studentėt i nėnshtrohen provimeve. Kur jemi kėtu, paga mujore jo e kėnaqshme e kuadrit akademik universitar duket tė ketė quar tek njė formė e tillė abuzimi. Me gjithė kėtė njė gjest i tillė i profesorėve ėshtė i pa justifikueshėm.
Ndėrkohė qė situatat e abuzimit janė nga mė tė ndryshmet, dhe nga mė tė ēoroditurat, tė cilat i bėjnė profesorėt ndaj studentėve, kėta tė fundit nuk posedojnė ndonjė armė pėr t’iu kundėrvėnė. Studentėt janė tė paaftė pėr t’i bėrė rezistencė kėtij marifėtllėku. Deri diku mund tė arsyetohet heshtja e tyre sepse nuk ka ndonjė hallkė nė Arsimin e Lartė ku mund tė qashė hallin. Kjo, pasi i tėrė sistemi ndjek kursin e njejtė dhe se klanet tashmė kanė pushtuar universitetin e mė kėtė edhe ushtrojnė pushtetin. Fakt i fortė mund tė pėrmendet ai qė nuk njihen raste nė Universitetin e Prishtinės kur ndaj profesorit apo zyrtarit tjetėr nė fakultet, departament a katedėr t’i jenė shqiptuar masa ndėshkuese pėr abuzimin.
Jo vetėm kuadri akademik din tė abuzojė. Kėtė praktikė e ushtrojnė edhe vetė studentėt. Cili ėshtė abuzimi qė bėjnė ata?
Nė pėrpjekje pėr tė pasė njė pozitė mė tė mirė vleresimi apo pozite brenda universitetit ata shfaqen hapur pro abuzimit. Po nisėm nga njė shembull shumė i thjeshtė. Pothuaj, pjesa dėrmuese e studentėve janė tė prirė tė zgjedhin, gjatė procesit tė nėnshtrimit nė provim, profesorin tek i cili mund tė kopjohet dhe jo atė ku nuk mund tė bėhet njė gjė e tillė, gjė qė tregon qartė se tentojnė pėr tu pėrfshirė nė situata tė deformimit tė rregullave, me ē’rast ata bėhen aktorėt kryesorė. Ka raste edhe kur studentėt zėvėndėsojnė njė student tjetėr pėr ta marrė provimin, pas falsifikimit qė i bėjnė indeksit me foton e kolegut!
Pėrfundimi i gjithė kėsaj ėshtė se tė gjitha grupet pėrfshihen nė situata abuzimi, dhe i hedhė dritė tė dhėnės se ka dėmtim dhe dekurajim tė rėndė tė individėve tė tjerė tė cilėt respektojnė rregullat. Pra nuk mund tė themi se abuzimi ėshtė fenomen ekskluziv i grupeve mė tė pushtetshme, por qė ky grup mbanė primatin qėndron fort. Sitemi ėshtė i dobėt dhe lejon hapėsira tė medha abuzimi si pėr grupet tė cilat po i quajmė ‘tė pushtetshme nė universitet’ po ashtu edhe pėr grupe tė cilat janė pa ndikim.
Duke qenė pjesė e Universitetit tė vetėm Publik nė Kosovė, dhe duke parė nga afėr kėtė dukuri qė po ngjet, pse jo edhe duke qenė ndėr viktimat e abuzimit, mund tė konstatoj se fantazia e personave te papėrgjegjeshėm, si dhe personaliteti i tyre i cili nuk meriton titullin dhe pozitėn qė mbajnė, po kalon caqet e normales. Derisa tė paktė janė studentėt qė ngrisin zėrin pėr tė thirrur kundėr kėsaj dukurije, jo vetėm devijante por edhe tė rrėzikshme pėr autoritetin e studentit, adresė e vetme mbetet kjo faqe pėr tu bėrė apel profesorėve tė pushtetshėm qė t’i vėjnė kujdes kėtij fenomeni dhe tė jenė mė tė mėshirshėm ndaj studentėve.

-Autori ėshtė student i Fakultetit tė Mjekėsisė dhe Departamentit tė Gazetarisė nė Universitetin e Prishtinės


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio