Studentet.info
Lajme : Reformė edhe nė punonjėsit e instituteve, jo nė personelin shkencor
Kyqur 12-02-2006 5:48:06 (1573 Lexime)

Institutet e Akademisė sė Shkencave i kalojnė universiteteve

TIRANĖ, 12 SHKURT- Sipas kėshilltarit tė kryeministrit pėr arsimin, Tafaj, Akademia e Shkencave do tė jetė honorifike .
Institutet kėrkimore qė janė nė varėsi tė Akademisė sė Shkencave do tė kalojnė nė varėsi tė universiteteve, ndėrsa ato qė janė nė varėsi tė ministrive do tė privatizohen. Ky ėshtė njė nga rekomandimet qė grupi i ekspertėve ngritur kohė mė parė pėr reformėn nė kėrkimin shkencor ka pėrcjellė dje nė qeveri. Reformė qė do tė shoqėrohet edhe me reformė nė punonjėsit e kėtyre instituteve. Rekomandimet janė bėrė publike dje nga kėshilltari i kryeministrit pėr arsimin, Myqerem Tafaj, sipas tė cilit, Akademia e Shkencave tashmė do tė jenė honorifike.


“Sistemi i kėrkimit shkencor nė Shqipėri pėrmban burime njerėzore e materiale tė konsiderueshme, megjithatė forma institucionale e kėtij sistemi ėshtė e vjetruar, pėr shkak tė ndarjes qė ekziston mes kėrkimit shkencor dhe arsimit tė lartė” - tha Tafaj, duke pranuar se pikėrisht kjo ndarje bėn qė efektiviteti i pėrdorimit tė burimeve njerėzore e materiale tė jetė shumė i ulėt. Konstatim qė nė fakt e deklaroi vetė kryeministri Sali Berisha nė njė nga mbledhjet e qeverisė, ku u kėrkua kryerja e reformės sa mė shpejt nė kėtė drejtim.
Institutet
Sipas Tafajt, ėshtė domosdoshmėri tė bėhet kalimi institucional dhe administrativ i instituteve nė varėsi tė universiteteve. “Grupi i punės mendon se ėshtė i domosdoshėm tė bėhet integrimi institucional dhe administrativ i instituteve jashtė universitare tė kėrkimit shkencor nė sistemin e arsimit tė lartė, mbi bazėn e instituteve kėrkimore tė Akademisė sė Shkencave, qė aktualisht janė shumė mė mirė se institutet kėrkimore tė ministrive”- tha ai, pa pėrjashtuar se megjithatė puna e bėrė lė pėr tė dėshiruar.
Niveli i ulėt, konstatuar edhe nga kreu i qeverisė, nuk justifikon investimin e bėrė nė kėtė fushė. Sa pėr institutet pranė ministrive, Tafaj ka pohuar se ato ėshtė e udhės tė privatizohen. “Grupi ka rekomanduar privatizim tė disa instituteve, tė cilat nuk kanė kapacitetet e duhura pėr tė bėrė kėrkim shkencor, por qė mund tė kryejnė shėrbime”, - tha ai.
Reforma nė punonjės
Reforma nė kėrkimin shkencor do tė pasohet edhe me reformė nė punonjėsit e tyre. Pas analizės sė situatės nė kėto instituteve, grupi i punės ka konkluduar se nga 2 240 punonjės vetėm 632 janė punonjės shkencorė, tė cilėt, sipas rekomandimeve, nuk do tė preken nga reforma. Sipas njė logjike tė thjeshtė, i bie qė pėr njė punonjės shkencor tė ketė mė shumė se 3 ndihmės, gjė e pajustifikueshme sipas grupit tė ekspertėve. Sipas analizės sė bėrė, janė 38 institucione jashtuniversitare kėrkimore-shkencore me njė personel prej 2 240 punonjėsish, me njė buxhet total 16 milionė dollarė, por qė vetėm 10 pėr qind e tij pėrdoret pėr kėrkimin shkencor.
Fakultetet
Bashkė me reformėn do tė ketė edhe dy fakultete tė reja. Sipas kėshilltarit tė kryeministrit pėr arsimin, Myqerem Tafaj, do tė ngrihen 2 fakultetet tė reja. “Do tė ngrihet fakulteti pėr Teknologjinė e Informacionit e Komunikimit, qė do tė vendoset pranė Universitetit Politeknik tė Tiranės dhe tjetri ėshtė Fakulteti i Bioteknologjisė dhe Ushqimit qė do tė jetė pranė Universitetit Bujqėsor tė Tiranės”, - tha Tafaj. Sipas tij, ėshtė e nevojshme tė ngrihen edhe qendra tė posaēme qė mund tė bėjnė njė punė tė mirė nė drejtim kėrkimor.

1.6
miliardė lekė ėshtė buxheti i Akademisė sė Shkencave.

1
miliard lekė ėshtė buxheti i universiteteve.

38
ėshtė numri i institucioneve kėrkimore jashtuniversitare.

2 240
janė punonjėsit e kėtyre institucioneve kėrkimore.

632
janė punonjės shkencorė pranė institucioneve.

Nga:Bruna PRIFTI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio