Studentet.info
Lajme : Thelbi i autonomisė universitare
Kyqur 12-02-2006 5:51:22 (1778 Lexime)

Fuga: Zgjedhjet, thelbi i autonomisė universitare

TIRANĖ, 12 SHKURT- Qė nga koha e Kantit, dihet dhe pranohet pa asnjė fije hezitimi se edhe midis pushtetarit mė tė mirė dhe dijetarit mė tolerant gjithmonė ka mospėrputhje dhe kundėrshti. Kjo ndodh sepse pushtetari gjykon sipas njė regjistri tė angazhuar politikisht, sikurse edhe ia u do puna, kurse dijetari - i denjė pėr statusin dhe detyrat e tij pėrpara shoqėrisė, - nuk do t’ia dijė edhe aq se ēfarė pasojash ka dija e formuluar prej tij mbi njė forcė tė caktuar politike. Qė nga libri i Kantit kushtuar paqes universale merret si postulat i pakundėrshtueshėm i kohėve tė reja post-helenike se «mbreti» nuk mund tė jetė njėkohėsisht «filozof» dhe «filozofi» nuk mund tė jetė njėkohėsisht «mbret». Pushteti e tjetėrson dijen. Dijetari ka nevojė tė jetė i lirė nga barra e pushtetit politik. Por, edhe pushtetari ka nevojė tė jetė i lirė nga barra e drejtimit tė dijes.


Pėr autonominė
Njė pjesė e problemeve vijnė pikėrisht sepse modeli i saj ėshtė ende i pazhvilluar si duhet. Nga ana tjetėr, sepse vetė modeli autonom, si ēdo model tjetėr organizimi shoqėror demokratik, nuk mund tė jetė i pėrkryer. Ai shoqėrohet me probleme tė natyrshme. Por, gjithmonė ėshtė mė i mirė se njė organizim autoritar i varur nga faktorė jashtėuniversitar. Nė fund tė fundit, universitetet e kulturės anglo-saksone, japoneze, nordike dhe ato mesdhetare, maja e prodhimit tė sotėm intelektual botėror, e kanė pohuar fuqishėm edhe idenė e zgjedhjes sė drejtuesve nga vetė komuniteti universitar.

Pėr kontrollin e dijes
Asnjė kontroll administrativ dhe politik nuk mund tė vendoset mbi dijen sepse, duke mbetur nė ēdo rast brenda mendjes tė atij qė e ka prodhuar, dija e vėrtetė, nėse komandohet administrativisht, shfaqet sė jashtmi krejt e tjetėrsuar. Nė vend tė saj, nuk prodhohet dhe transmetohet pėr shoqėrinė veēse njė lloj ideologjie e gėnjeshtėrt qė ėshtė shumė larg dijes autentike. Krijohet hipokrizia intelektuale. Intelektuali tjetėr mendon dhe tjetėr thotė. Parė nė kėtė prizėm, dija – sikurse dashuria - ose ėshtė e lirė dhe e vėrtetė, ose nuk ėshtė fare.

Pėr bordet
Kush do ta kishte atė kurajė morale qė duke qenė anėtar i njė bordi tė kundėrshtonte vullnetin e kolegėve tė tij tė shprehur lirisht nė zgjedhjen e drejtuesve tė tyre? Vėshtirė se pėrfytyroj dot ndonjė qė do tė mund ta bėnte dot kėtė dhe ta quante ende veten universitar.Si mendohet se anėtarėt e njė bordi mbiuniversitar mund tė jenė mė tė drejtė, mė tė logjikshėm, mė tė saktė, nė pėrcaktimin e drejtuesve tė hallkave tė ndryshme tė drejtimit tė bashkėsisė universitare sesa vetė masa e gjerė e shkencėtarėve ? Po tė ndodhte kjo do tė kishim tė bėnim me njė paradoks tė thellė.


Duhet apo jo ruajtur autonomia universitare dhe ēfarė do tė sjellė vendosja e njė bordi pėr emėrimin e titullarėve nė universitete. Profesor doktor Artan Fuga, sqaron nė kėtė intervistė gjithēka nė marrėdhėniet brenda universiteteve, nevojėn pėr reformė dhe nga duhet tė nisė ajo. Pse sipas Fugės nė krye tė piramidės universitare duhet tė jetė pedagogu e studentėt. Vėshtirėsitė e Kartės sė Bolonjės nė vendin tonė dhe rolin qė duhet tė ketė shteti si pėrfaqėsues i taksapaguesve.


Nga organe pėrfaqėsuese tė universiteteve tė Tiranės kanė dalė deklarata kundėrshtuese ndaj njė ndryshimi tė mundshėm tė procedurave tė zgjedhjes sė stafeve drejtuese tė universiteteve. Cili ėshtė mendimi juaj lidhur mbi kėtė gjendje disi tė tensionuar ? Nė fakt, mendoj, se ēėshtjet e ngritura mund tė zgjidhen fare mirė me mirėkuptim dhe kompromis. Pas ē’rregullimeve shoqėrore e politike tė ardhura nga bota universitare qė karakterizuan vitin 1968 nė Perėndim, u kuptua se kompromisi dhe ekuilibri midis botės universitare dhe administratės shtetėrore pėrfaqėsojnė mjetet mė tė mira pėr tė krijuar njė model demokratik dhe efikas nė arsim dhe shoqėri.
Nė fakt, ne ndodhemi pėrpara njė periudhe tė re ndryshimesh tė pritshme. Pas njė kohe prej disa dekadash kur universitetet ishin nėn komandėn e shtetit, ēka rezultoi fatale si pėr shkollėn e lartė ashtu edhe pėr vetė strukturat politiko-shtetėrore qė zbehėn kėshtu aftėsitė korrigjuese tė dijes, erdhi njė periudhė e dytė. Kjo e fundit, e shtrirė gjatė viteve qė sapo kaluan, u karakterizua nga anė pozitive, tė shoqėruara sidoqoftė edhe me defekte tė lidhura mė shumė me faktin se jeta universitare e ndjeu fort presionin e asaj qė quhet
“demokraci e opinionit”. Nė njė “demokraci elektoraliste”, ku pothuajse tė vetme organe drejtuese universitare janė ato qė zgjidhen falė opinionit masiv, avangarda e ka pasur tė vėshtirė tė ndėrmarrė reformime radikale sepse rrezikonte qė menjėherė tė sanksionohej nga vota masive, e cila nė jo pak raste ndjek natyrshėm njė farė inercie pėr tė ruajtur statukuonė e arritur dhe mos i turbulluar ujėrat. Modelet e demokracisė politike nuk shkojnė katėrcipėrisht edhe nė universitete.
Kuptohet se faza e tretė qė kemi pėrpara nuk mund tė mbetet nė nivelin e diskutueshėm tė deritanishėm, por as nuk mund tė kthehet nė format e drejtpėrdrejta apo tė nėndheshme tė njė modeli hierarkik kontrolli administrativo-politik mbi universitetet. Eshtė e vėrtetė se me anė tė disa praktikave centralizuese duket sikur mund tė arrihen mė shpejt disa rezultate teknike. Edhe diktatura, ndonėse kėtu krahasimi ēalon, ndodh qė tė ndėrtojė hekurudha, tė thajė kėneta, tė ngrejė hidrocentrale - ndofta edhe mė shpejt sesa njė rend demokratik, - por prej kėtej s’pengohemi tė themi se, nė thelb, kjo mėnyrė politike qeverisjeje bie ndesh, herėt a vonė, me zhvillimin shoqėror. Zotėsia ėshtė tė sjellėsh ndryshim duke respektuar e pėrdorur institucione qė i zgjerojnė liritė e arritura.
Le tė kujtojmė se universitetet shqiptare e fituan tė drejtėn e zgjedhjes sė drejtuesve tė tyre mė pėrpara se tė institucionalizohej pluralizmit politik dhe demokracia nė vend. Ajo ėshtė, pra, njė arritje madje parademokratike. Si mund tė kthehemi mė pas edhe se ajo kohė?

Mesa shoh, ju i ndruheni njė lloj pėrzierjeje qė do tė krijonte njė elitė mikse universitare shkencore-politike, apo administrativo-intelektuale ? Ky ėshtė shqetėsimi tuaj ?
Po – e thatė shumė drejtė. Njė shtresė politiko-administrativo-intelektuale qė do tė drejtonte universitetet do tė pėrbėnte njė «tapė» tė padobishme mbi njė «kusi» qė zien. Shumė prej njerėzve qė do tė bėnin pjesė nė kėtė shtresė hibride nuk do tė ishin veēse politikanė midis universitarėve apo universitarė midis politikanėve. As njėra dhe as tjetra. As politikanė tė mirėfilltė dhe as universitarė tė mirėfilltė. Politikisht dhe administrativisht ata do tė promovoheshin si universitarė dhe nė universitete do tė bėnin karrierė si politikanė ose si njerėz me mbėshtetje politike. Mbi strukturėn e dijes do tė rrezikohej tė mbivendosej njė strukturė pushteti e zbatuar nga trupa intelektuale – administrative. Kjo shtresė do tė zbatonte, nė fakt, dy lloj pushtetesh. I pari do tė ishte ai i shtetit dhe i politikės. I dyti, mė i dėmshmi nė fakt, do tė ishte ushtrimi i pushtetit tė vetes sė vet, tė cilin do ta pėrdorte pėr t’u imponuar nė debatin dhe krijimin universitar dhe shkencor. Shefi i vogėl i parashutuar nga lart do tė kėrkonte tė fitonte statusin edhe tė pedagogut edhe tė kėrkuesit cilėsor.
Qė nga koha e Kantit, dihet dhe pranohet pa asnjė fije hezitimi se edhe midis pushtetarit mė tė mirė dhe dijetarit mė tolerant gjithmonė ka mospėrputhje dhe kundėrshti. Kjo ndodh sepse pushtetari gjykon sipas njė regjistri tė angazhuar politikisht, sikurse edhe ia u do puna, kurse dijetari - i denjė pėr statusin dhe detyrat e tij pėrpara shoqėrisė, - nuk do t’ia dijė edhe aq se ēfarė pasojash ka dija e formuluar prej tij mbi njė forcė tė caktuar politike. Qė nga libri i Kantit kushtuar paqes universale merret si postulat i pakundėrshtueshėm i kohėve tė reja post-helenike se «mbreti» nuk mund tė jetė njėkohėsisht «filozof» dhe «filozofi» nuk mund tė jetė njėkohėsisht «mbret». Pushteti e tjetėrson dijen. Dijetari ka nevojė tė jetė i lirė nga barra e pushtetit politik. Por, edhe pushtetari ka nevojė tė jetė i lirė nga barra e drejtimit tė dijes.

Por, ndėrkaq ju nuk duket tė jeni as pėr statukuonė e tanishme. A ka krijuar probleme autonomia e deritanishme universitare dhe ē’mund tė bėjė politika e sotme nė kėtė drejtim ?
Sigurisht qė po. Njė pjesė e problemeve vijnė pikėrisht sepse modeli i saj ėshtė ende i pazhvilluar si duhet. Nga ana tjetėr, sepse vetė modeli autonom, si ēdo model tjetėr organizimi shoqėror demokratik, nuk mund tė jetė i pėrkryer. Ai shoqėrohet me probleme tė natyrshme. Por, gjithmonė ėshtė mė i mirė se njė organizim autoritar i varur nga faktorė jashtėuniversitarė. Nė fund tė fundit, universitetet e kulturės anglo-saksone, japoneze, nordike dhe ato mesdhetare, maja e prodhimit tė sotėm intelektual botėror, e kanė pohuar fuqishėm edhe idenė e zgjedhjes sė drejtuesve nga vetė komuniteti universitar.
Kėto tri vitet e fundit kam menduar se reformimi universitar do tė arrihej vetėm nė kuadrin e njė ndryshimi politik. Konjuktura e vjetėr politike, pasi bėri mirė a keq aq sa mundi dhe si mundi, kishte ardhur nė njė pikė ku pėr arsye tė ndryshme nuk i kishte mė hapėsirat dhe vullnetin pėr tė ndėrmarrė ndryshime tė mėtejshme edhe nė jetėn universitare. Sistemi ishte bllokuar pėr arsye politike. Nga kjo pikėpamje kam konsideruar se ardhja nė pushtet e partisė demokratike do tė krijonte ato premisa, qė nė dialog me opozitėn e re, do tė sillte ato ndryshime qė duheshin bėrė edhe nė modelimin e ri tė autonomisė universitare. Prandaj e kam mirėpritur edhe idenė politike pėr liberalizimin e universiteteve, edhe motivimin pėr tė rritur nė jetėn universitare rolin demokratik tė shtetit si pėrfaqėsues i shoqėrisė. Kėto nuk mė duken aspak si dy aspirata kontradiktore. Pėrkundrazi, i shoh si plotėsuese tė njėra- tjetrės.
E gjitha kjo, nė fakt, pėrbėn edhe njė shans pėr mazhorancėn e sotme politike sepse njė reformė universitare e menduar thellė, veē efikasitetit nė arsim dhe nė kulturė, do tė sillte edhe njė pėrkrahje politike tė fuqishme pėr reformatorėt politikė nė krye tė qeverisjes sė sotme nga ana e bashkėsisė universitare, pedagogėve, studentėve dhe nga i gjithė opinioni shoqėror. E them me sinqeritet se jam nga ata qė besoj se interesi dhe vullneti i mazhorancės qeverisėse ėshtė liberalizimi i universiteteve sikurse ėshtė shprehur edhe nė platformat elektorale tė saj. Kam gjithashtu besimin se ajo do tė eci nė rrugėn e thellimit tė autonomisė universitare.

Si profesor i filozofisė, a mund tė na thoni se ku e ka bazėn e vet historike dhe konceptuale autonomia universitare?
Thellė nė histori ajo e ka burimin e parė te thėnia lapidare e Krishtit qė duke iu drejtuar farisejve lėshoi fjalėt e mėnēura : “Kthejini Ēezarit atė qė ėshtė e Ēezarit dhe jepini Zotit atė qė ėshtė e Zotit!” (Sipas Shėn Markut). Sigurisht qė nė atė kohė, nė Betlehem nuk kishte universitete, por kjo ide u rimor fuqishėm nga reformatorėt e mėvonshėm tė jetės shpirtėrore dhe intelektuale tė Evropės sė krishterė, sidomos gjatė shekujve 16, 17, 18, (Reforma, Kalvin, Dekart, Loku, etj.,) duke i rindėrtuar kėshtu ato tradita dhe platforma ideore qė ngrehin sot nė kėmbė universitetet perėndimore. E gjithė kjo platformė filozofike qė te ne njihet shumė pak - ēka ndikon pėr ta kthyer jo pak frymėn e kartės sė Bolonjės nė njė tėrėsi procedurash teknike pa shpirt dhe tė burokratizuara, - ėshtė pasuruar pastaj edhe nga filozofia moderne dhe bashkėkohore.
Xhon Loku kur argumentoi domosdoshmėrinė e shkėputjes sė fesė nga shteti u mbėshtet te ideja gjeniale sipas sė cilės dashuria pėr Zotin nuk mund t’i imponohet askujt. Njė respekt i imponuar administrativisht ndaj Zotit bie nė kundėrshtim me vetė parimin themelues fetar sipas tė cilit njeriu ka nevojė ta dojė sė brendshmi, sinqerisht, Zotin. Prandaj nuk ka kuptim qė pėr ta mbajtur gjallė besimin fetar tė ushtrohet ndonjėfarė detyrimi administrativ – shprehej me zgjuarsi Loku. Dashuria nuk imponohet sepse pėrndryshe ajo shkatėrron vetveten dhe shndėrrohet nė urrejtje.
E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr dijen. Asnjė kontroll administrativ dhe politik nuk mund tė vendoset mbi tė sepse, duke mbetur nė ēdo rast brenda mendjes tė atij qė e ka prodhuar, dija e vėrtetė, nėse komandohet administrativisht, shfaqet sė jashtmi krejt e tjetėrsuar. Nė vend tė saj, nuk prodhohet dhe transmetohet pėr shoqėrinė veēse njė lloj ideologjie e gėnjeshtėrt qė ėshtė shumė larg dijes autentike. Krijohet hipokrizia intelektuale. Intelektuali tjetėr mendon dhe tjetėr thotė. Parė nė kėtė prizėm, dija – sikurse dashuria - ose ėshtė e lirė dhe e vėrtetė, ose nuk ėshtė fare.

Pėrse kuptohet me vėshtirėsi baza filozofike dhe metafizike e Kartės sė Bolonjės te ne ?
Ka shumė arsye, por njėra prej tyre ėshtė me influence kulturore. Kjo filozofi e mirėfilltė qė qėndron nė bazė tė lirive dhe tė autonomisė universitare, nuk vjen nga tradita tė ēfarėdoshme, por nga ato me fillesa judeo tė krishtera dhe laike-republikane qė pėr arsye historike nuk kanė qenė shumė tė lėvruara ndėr ne. Por, pa kuptuar kėtė kontekst filozofik, sado kontradiktor qė tė duket, as nuk mund tė bėhet fjalė qė tė pėrvetėsohet fryma e Bolonjės. Ajo pėrbėn nė thelb njė frymė kulturore tė krishterė, e shekullarizuar nė parimet e njė republike laike qė garanton liritė qytetare.
Nė kontekstin e kėsaj filozofie, dija nuk njeh dhe s’pranon mbi tė asnjė hierarki vertikale administrative tė prejardhur nga politika dhe shteti. Ajo fillon dhe mbaron fatmirėsisht me individin, dhe jo me institucionin. Nuk ka tru kolektiv. Ka vetėm mendje individuale. Institucionet e dijes janė nė shėrbim tė individit qė e prodhon dhe e transmeton dijen. Nuk ėshtė individi nė shėrbim tė institucionit qė e paguan, qarkullon dhe i vendos etiketėn dijes. Pėr rrjedhojė, nė procesin e formimit dhe shpėrndarjes sė dijeve punohet nė ekipe, komunitete, por jo nėn hierarki institucionale vertikale.
Megjithatė, edhe shkenca dhe pedagogjia kanė nevojė pėr njė organizim administrativ qė, nė fakt, pėrbėn njė tė keqe tė pashmangshme qė duhet moderuar sa tė jetė e mundur mė shumė. Pikėrisht pėr kėtė arsye institucionet shkencore dhe pedagogjike ndėrtohen jo nė formėn e hierarkive vertikale tė varura dhe kontrolluara nga instanca jashtshkencore, por si ekipe, si komunitete, pra si organizime ku drejtuesit e niveleve tė ndryshme, gjithmonė tė pėrkohshėm, janė edhe drejtues, por edhe anėtarė tė vetė komunitetit, zgjidhen direkt nga komuniteti, varen me mijėra fije nga komuniteti. Pėr kėtė arsye themelore (por jo vetėm pėr atė), kėtu nuk bėhet dot asnjė analogji dhe krahasim midis hierarkive shtetėrore dhe atyre universitare, sepse pėrndryshe do tė krijonim ngatėrresa tė kota.
Nė periudhėn e postmodernes, ēdo hierarki vertikale administrative qė zbret nga lart poshtė nė universitete do tė binte ndesh me pėrmasėn ekskluzivisht horizontale tė konceptimit dhe shpėrndarjes sė dijeve bashkėkohore. Sot s’ka mė dije nė kuptimin e shekullit tė nėntėmbėdhjetė qė tė jenė tė mbizotėruara nga ideja e kapėrcyer e “objektivitetit” tė faktit pozitivist. Mirėpo, pozitivizmi fatkeqėsisht ka rrėnjė tė thella nė kulturėn tonė tė kultivuar. Mjafton tė dėgjosh ligjėrime tė ndryshme publike dhe, me anė tė njė analize jo fort tė sofistikuar, vėren se terminologjia, struktura e frazave, kuptimėsia e tyre janė tė ndikuara jo rrallė nga njė racionalitet iluminist, «ndriēues», mesianik, bashkuar me njė pozitivizėm tė prejardhur nga shekulli i nėntėmbėdhjetė. Por, kėto modele racionaliteti janė zėvendėsuar nga ana e epistemologjisė bashkėkohore nga modele tė tjera, shumė mė tė pasura, ku dija, sado normative qė tė jetė, mbetet kurdoherė vetėm njė interpretim subjektiv i tė dhėnave empirike. Pėr rrjedhojė, si shumėsi kontradiktore perspektivash gjithmonė tė debatueshme, ajo nuk lejon vend pėr normativizimin institucional tė njė tė vėrtete – garant i sė cilės tė bėhej njė administratė vertikale me origjinė politike. Brenda logjikės pozitiviste, atje po, ka vend qė dija tė mbrohet, mbėshtetet, sigurohet, drejtohet nga njė strukturė vertikale administrative si garante e miradministrimit dhe e ruajtjes tė sė vėrtetės unikale tė arritur njė herė e mirė nga “pėrdhosja” qė mund t’i sillnin asaj individė jokonformistė. Por, kjo lloj dijeje e mbivendosur dhe e prodhuar nėn pushtetin e njė administrate jashtėuniversitare do tė kishte prirjen fatale pėr t’u shndėrruar shpejt nė njė «paradigmė ideologjike sunduese». Ajo bėhet kėshtu e vėrtetė e administratės, prandaj thahet.
Kurse sot, tė vėrtetat janė disa, plurale, nuk pranohet asnjė norme ekskluzive e tyre. Referencat bibliografike, interpretimet, strategjitė dhe teknikat pedagogjike, kėndvėshtrimet s’kanė mė asnjė pėrmasė institucionalisht vertikale. Ato varen nga individi dhe grupet e studiuesve, prandaj ėshtė e kotė, madje e dėmshme, qė atje ku ka pluralitet normash shkencore tė mbivendoset njė hierarki vertikale administrative qė - me vullnet ose pa dėshirė, sot apo nesėr, menjėherė ose mė pas, drejtpėrdrejt ose tėrthorazi, pėr qėllime politike apo pėr teka tė shefit tė vogėl qė kėrkon tė imponojė tė vėrtetėn e tij nisur nga njė pushtet qė ia ka dhuruar nė mirėbesim shteti dhe politika mbi kritere jashtėshkencore, - nuk do tė bėnte tjetėr veēse do tė kėrkonte uniformizimin e dijes. Pasojat do tė ishin fatale.
Nuk ėshtė fort e pėrshtatshme qė nė kohėn e pėrpunimit tė njė logjike tė shkencės tė ndikuar fuqishėm nga hermeneutika dhe postmodernizmi tė praktikohet njė sociologji e administratės universitare karakteristike pėr kohėn e pozitivizmit tė hershėm. Epistemologjia dhe sociologjia e administrimit tė shkencės do tė hynin kėshtu nė njė lloj kundėrshtie sistemike. Ky ėshtė themeli i ēėshtjes dhe unė shpresoj se diskutimi nga universitarėt, midis universitarėve dhe jashtėuniversitarėve, duhet bėrė mbi kėtė nivel. Pėrndryshe, ēdo bazė tjetėr diskutimi nuk do tė ishte veēse njė ballafaqim forcash juridike, politike dhe administrative.
Nuk ėshtė nė pėrputhje me prirjet e sotme qė tė ndėrtohen e rikrijohen burokraci vertikale fakultetesh qė zbresin nga lart poshtė pikėrisht nė kohėn kur identitetet e fakulteteve tė ndryshme gjithandej janė nė modė qė tė zbehen dhe jo tė forcohen. Kjo prirje e re vjen nga natyra gjithmonė e mė shumė ndėrdisplinore e dijes. Fakultetet kanė nevojė tė shkrihen e ndėrthuren gjithnjė e mė shumė me njeri tjetrin duke lejuar qė tė hidhet dritė mbi faqet e kontaktit tė shkencave tė ndryshme qė tani po prodhojnė disiplina tė reja tė ndėrthurura tė dijeve. Kush ėshtė mė nė gjendje sot nė botėn e zhvilluar tė veēojė nė struktura administrative universitare, tė ndara si mure kėshtjellash, sociologjinė nga e drejta, psikologjinė nga anatomia, gjuhėsinė nga historia, filozofinė nga shkencat e komunikimit, gjeografinė nga informatika, biologjinė nga antropologjia ? Askush.

Nė krye tė piramidės universitare sipas Fugės, duhet tė jetė pedagogu ose grupi mėsimor. Drejtuesit, nė shėrbim tė tyre

“Riekuilibrimi i pushteteve
nė universitet, nisja e reformės“



Mė konkretisht, ju jeni qė drejtimi universitar tė bėhet me anė bordesh apo nga instanca tė zgjedhura nga vetė universitarė ?
Thelbi i autonomisė universitare nė njė shoqėri demokratike qėndron pikėrisht te e drejta e bashkėsisė universitare (pedagogė, studentė, teknikė, administratorė) pėr tė zgjedhur lirisht, demokratikisht, pa kufizime tė asnjė natyre, pa supervizime, drejtuesit e tyre. S’ka kuptim qė vullneti masiv i universitarėve tė certifikohet pastaj nga njė bord, ad hoc, sado tė menēur, tė drejtė, tė paanshėm tė ishin anėtarėt e tij. Tjetėr fare ėshtė praktika kur Presidenti i Republikės ka tė drejtėn e vulosjes institucionale tė njė vullneti tė shprehur lirisht nga universitarėt. Por edhe vetė Presidenti, pa ndonjė arsye madhore, shumė madhore, si vėshtirė do ta kishte tė mos e respektonte vullnetin universitar duke mos e emėruar Rektorin e zgjedhur. Ndėrsa pėr drejtuesit e niveleve tė tjera, edhe ai, s’ka asnjė kompetencė qė tė ndėrhyjė.
Kush do ta kishte atė kurajė morale qė duke qenė anėtar i njė bordi tė kundėrshtonte vullnetin e kolegėve tė tij tė shprehur lirisht nė zgjedhjen e drejtuesve tė tyre? Vėshtirė se pėrfytyroj dot ndonjė qė do tė mund ta bėnte dot kėtė dhe ta quante ende veten universitar.
Si mendohet se anėtarėt e njė bordi mbi universitar mund tė jenė mė tė drejtė, mė tė logjikshėm, mė tė saktė, nė pėrcaktimin e drejtuesve tė hallkave tė ndryshme tė drejtimit tė bashkėsisė universitare sesa vetė masa e gjerė e shkencėtarėve ? Po tė ndodhte kjo do tė kishim tė bėnim me njė paradoks tė thellė.

Cila ka qenė atėherė sipas jush problemi themelor qė kanė pasur deri tani universitetet tona?
Ėshtė njė e vėrtetė e padyshimtė se vitet e fundit universitetet tona kanė njohur njė zhvillim kontradiktor. Nga njėra anė janė liberalizuar, zhvilluar dhe pėrmirėsuar. Por, nga ana tjetėr, kuadri ligjor i paarrirė ka shtyrė edhe nė krijimin e mundėsisė virtuale pėr njė farė «pushteti tė dekanatit», i ligjėruar tė ushtrohej mbi ata qė qėndrojnė «poshtė», por edhe mbi ata qė qėndrojnė «lart».
Tė kuptohemi, kur flas pėr «pushtet tė dekanatit» e kam fjalėn vetėm dhe thjesht pėr faktin formal qė ligja dhe norma, tė pamenduara deri nė detaje, tė aprovuara nga shumica e dikurshme socialiste, nuk i ballafaquan si duhet kompetencat e aktorėve veprues nė universitete. Nė kėtė mėnyrė, universitetet u ndodhėn pėrpara njė presioni tė dyfishtė. Ato u detyruan tė pėsojnė ndikimet e njė demokracie elektoraliste tė opinionit – tė huazuar gabimisht nga politika - qė e shtyrė nė ekstrem nuk pranon sa dhe si duhet rėndėsinė e gradave, titujve, kualifikimeve, pėrvojave, statuseve tė veēanta midis universitarėve dhe ndikimet e njė «pushteti tė dekanatit» nė kuptimin e tij formal.

Pėrse e vendosni nė thonjėza termin qė pėrdorėt pak mė sipėr ?
Sepse dėshiroj tė jem i drejtė me kolegėt e mi. Nė fakt, pėr shkak tė formimit tė lartė shkencor, tė kulturės humaniste, tė respektit pėr marrėdhėniet etike midis kolegėve, por edhe tė presionit tė kolektivave tė ndryshme, njoh dekanė - ndaj tė cilėve pėrkulem me respekt - qė jo vetėm nuk e ushtruan realisht kėtė “diktaturė” qė ia u lejonte ligja dhe norma, por qėndruan shembuj tė mirėkuptimit dhe tė demokracisė. Sidoqoftė statusi i njihte ata si “koncentrime pushteti”, pra edhe si tenderues, edhe si shefa tė vėrtetė tė administratave tė tyre, edhe si gjykues tė vlerave shkencore tė kolegėve, edhe si punėdhėnės, edhe si filtra regjistrimi tė studentėve tė rinj nėpėr fakultete, etj.
Kėtu duhet bėrė kujdes. Nga njėra anė konstatohet, me ose pa tė drejtė, se burimi i shumė mangėsive vjen nga pushteti i ekzagjeruar i drejtuesve tė fakulteteve, por nga ana tjetėr propozohet si zgjidhje pėr kėto probleme krijimi i njė pushteti edhe mė tė madh tė tyre qė do tė ushtrohej mbi profesoratin, administratėn dhe studentėt, ēka edhe nėnkupton emėrimi i tyre nga ndonjė instancė sipėrinstitucionale.
Po bordin, cilėt pedagogė apo studentė do ta kontrollojnė pėr tė mos e kthyer “diktaturėn formale tė tė zgjedhurve” nė “diktaturė formale kolektive tė bordit”?

Si mendoni, ēfarė lidhjesh ka liria akademike dhe liria e fjalės nė shoqėri?
Universitetet janė hapėsira tė lirisė. E kam dėgjuar ta thotė kėtė disa herė edhe vetė kryeministri Berisha dhe mė ka ardhur mirė. Ato, nė bazė tė njė ligji tė pashkruar, dhe si traditė, kanė qenė dhe janė mė tė lira se edhe vetė shoqėria. Nė universitete sot nė botė thuhen gjėra delikate qė nė komunikimin shoqėror vėshtirė se qarkullojnė dot. Disa tė vėrteta tė mėdha qė universiteti i tret ngadalė si ai gjarpri i fuqishėm qė bluan njė gjah stėrmadh nė barkun e vet acid, shoqėria nuk ėshtė ende nė gjendje t’i kapėrdijė. Pra, ē’kuptim do tė kishte qė debati shoqėror jashtė universiteteve tė ishte krejt i lirė, kurse ai universitar tė bėhej nėn vrojtimin e njė hierarkie vertikale universitare qė zbret nga lart poshtė ? Universitetet, nė vend tė pėrbėnin njė “rifuxhio” tė tė vėrtetave tė mbrojtura prej cilitdo pushteti, do tė mbeteshin disa shkallė lirie mė mbrapa shoqėrisė sonė ku gjithēka – falė mediave - thuhet pa asnjė pengesė. Universitari, paradoksalisht, do tė shprehej mė lirisht nė shoqėri sesa brenda aulave universitare! Nuk do tė ishte mė vatra universitare qė do tė merrte nėn mbrojtje dijetarin nga presioni shoqėror, por do tė ishte shoqėria – “pylli” ku dijetari do tė kėrkonte tė fshihej pėr tė thėnė tė vėrtetat e tij.

A mendoni se politika dėshiron tė ketė pushtet mbi universitetet?
Pushtet i madh. Pėrse ta duash? Ai shtyp dhe mundon nė radhė tė parė atė qė e mbart. I heq mundėsinė e vetėkorrigjimit, duke e ēuar bartėsin drejt njė shtegu tė pasigurt. As shteti, as qeveria, as politika nuk kanė nevojė pėr njė pushtet administrativ ndaj botės universitare. Njė pjesė e madhe e shoqėrive tė pėrparuara demokratike hoqėn dorė prej tij pas ngjarjeve dramatike tė 1968-ės nė ShBA, Francė, Itali, etj. Kontrolli administrativ i shtetit mbi universitetet e ngarkon kėtė tė fundit me njė pėrgjegjėsi qė nuk ka pėrse ta mbajė. Pėr ēdo mangėsi nė universitete, pakėnaqėsia e studentėve dhe e pedagogėve do tė drejtohej pėrkah shteti dhe kundėr shtetit. Trupa profesorale do ta hiqte pėrgjegjėsinė e saj nga vetja pėrpara taksapaguesve duke thėnė se tė gjitha tė metat qė vihen re nė mėsimdhėnie dhe nė edukimin e brezit tė ri vijnė prej faktit se shteti ka zgjedhur drejtues tė pazotė ose tė motivuar sa duhet! Hierarkia vertikale administrative do tė bėhej pra alibia e tė gjitha justifikimeve, heqja e motivit pėr tė gjithė ata qė punojnė pėr ta parė veten nė krye tė punės, pika fokalizuese e tė gjitha pakėnaqėsive sociale ndaj qeverisė, cilado qoftė ajo.
Nuk duhet harruar se njė nga problemet mė tė mprehta tė shoqėrive bashkėkohore, qofshin edhe shumė mė tė zhvilluara sesa e jona, lidhet pikėrisht me mundėsitė e kufizuara tė integrimit tė rinisė studentore dhe tė intelektualėve nė sistemin e vlerave dhe normave sunduese tė shoqėrisė. Nuk ka arsye se pėrse vėmendja e tyre tė drejtohej vrullshėm ndaj politikės, ndėrkohė qė me sistemin e zgjedhjeve brenda komunitetit tė tyre, kėto shtresa shoqėrore e zbrazin dhe e harxhojnė atje njė pjesė tė energjisė sė tepėrt tė vullnetit tė tyre pėr pushtet, dhe tė prirjes pėr tė prodhuar modele teorikė, shpesh herė utopikė, duke u paqtuar disi.

Mirėpo ne ndodhemi pėrpara njė farė urgjence. Nga njėra anė duhen bėrė zgjedhjet nė universitete dhe nga ana tjetėr duhet menduar dhe zbatuar reforma?
Ka vend sigurisht pėr rregullime shumė tė thella nė universitete . Ato duhet tė jenė tė parashikuara me ligj dhe tė arsyetuara nėpėrmjet njė dialogu tė gjatė dhe demokratik midis bashkėsive universitare dhe pėrfaqėsuesve tė shtetit dhe tė qeverisė. I qėndroj mendimit se gjėja mė e parė qė duhet bėrė ėshtė pikėrisht qė tė ndahen kėto dy procedura. Universitetet mund tė vazhdojnė procedurat e zgjedhjeve sipas normave nė fuqi, dhe nga ana tjetėr tė hapet njė debat dhe tė ndėrmerret njė studim i plotė, nėn kėshillimin edhe tė faktorit ndėrkombėtar, pėr t’i modeluar si duhet autonominė dhe liritė universitare.

Mirė lidhjet midis universiteteve dhe pushtetit, po brenda universiteteve si qėndrojnė ekuilibrat e pushteteve?
Themeli, pika e nisjes sė reformės universitare duhet tė jetė pikėrisht riekuilibrimi i pushteteve brenda universitare. Nė kėtė pikė, i pėrmbahem fort mendimit se struktura universitare duhet t’i ngjajė njė piramide me kokėn pėrmbys. Kjo do tė thotė se nė krye tė saj do tė jetė pedagogu individual ose grupi mėsimor shkencor bazė, bashkė me studentėt qė i rrethojnė, kurse drejtuesit do tė jenė nė shėrbim tė tė parėve, do tė jenė figurativisht “poshtė”. Unė uroj qė legjislatorėt tė krahasojnė tė drejtat e pedagogut nė universitetet tona me ato tė njė pedagogu perėndimor pėr tė ndėrmarrė pastaj krahasime, qė nė kushtet aktuale, do tė thotė tė krahasosh tė pakrahasueshmet. Profesori nė Perėndim ėshtė themeli dhe maja e gjithēkaje. Ai prodhon dijen e vet, ndjek strategjitė e veta pedagogjike, ėshtė i rrethuar nga njė strukturė ndihmėse e fuqishme dhe i mbrojtur nga njė sėrė ligjesh dhe tė drejtash individuale jashtėzakonisht tė forta. Ai nuk ėshtė kushdoqofti i rrugės. Ai ėshtė bartėsi i diturive tė kombit. Gjithēka fillon dhe mbaron aty. Edhe regjistrimet nė sekretaritė e fakulteteve janė fare formale. Regjistrimi i vėrtetė bėhet te Profesori. Studentėt ndjekin Profesorin, jo fakultetin. Janė studentėt e dikujt, jo tė diēkaje.
Nė universitete lipset tė njihen tė gjitha korpuset e ndryshme tė aktorėve shoqėrorė qė veprojnė atje, duke i ribalancuar kompetencat e tyre.
Nė fillim kemi masėn e padiferencuar tė pedagogėve, studentėve, administratorėve, teknikėve, etj., si bartės tė vullnetit tė pėrgjithshėm tė opinionit. Janė kėta qė nėn frymėn e njė autonomie universitare tashmė tė fituar prej disa vjetėsh (tė drejtat shtohen dhe nuk zvogėlohen) zgjedhin drejtuesit e nivele tė ndryshme tė institucioneve tė tyre. Nė kėtė pikė kemi realizimin e sundimit tė opinionit tė pėrgjithshėm qė zgjedh drejtuesit, tė cilėt orientojnė pėrgjithėsisht institucionin duke harmonizuar interesat e grupeve shoqėrore qė punojnė nė tė.
Por, universitetet nuk mund tė funksionojnė si institucione ku tė mos njihen sa dhe si duhen gradat shkencore, titujt, vjetėrsitė, marrėdhėniet midis pedagogėve tė parė dhe asistentėve, shkallėt e ndryshme tė formimit, etj. Prandaj, vlerėsimi dhe promovimi i pėrmbajtjes sė punės mėsimore dhe i kėrkimit shkencor, kualifikimi shkencor i kuadrit, nuk mund tė bėhen nga ana e hallkave vendimmarrėse tė dala thjesht nga opinioni i pėrgjithshėm. Pėr pasojė, pushtetit shkencor dhe atij mėsimor duhet t’u njihet autonomia e tyre e plotė nga ana e drejtimit tė pėrgjithshėm tė institucionit. (Kėshillat shkencore dhe mėsimore tė zgjedhura sipas shkallėve tė meritave dhe tė kualifikimeve).
Nga ana tjetėr, universitetet publike qarkullojnė edhe vlera materiale dhe financiare qė nuk mund tė konsiderohen si ekskluzivisht tė tyre. Shteti ka kėtu tė drejtėn legjitime tė ndėrhyjė. Nė kėtė mėnyrė, duhet tė ndahet pushteti administrativ dhe financiar nga i opinionit tė pėrgjithshėm dhe nga ai shkencor. Kancelarėt duhet tė lihen nė vartėsi tė dyfishtė, pra edhe tė administratės shtetėrore dhe tė mos jenė thjesht nėn tutelėn e drejtuesve tė zgjedhur. Administrata duhet t’u bindet ligjeve dhe jo drejtpėrdrejtė vullnetit tė opinionit tė pėrgjithshėm. Pra, ka vend tė forcohet statusi i kancelarėve. Kancelari duhet tė ketė autonomi nga autonomia universitare. Ai duhet tė jetė autonom nga autonomia.

Po shteti, nė ēfarė mėnyre do t’a luajė rolin e vet si “pėrfaqėsues i taksapaguesve”?
Shteti ka dhe patjetėr duhet tė ketė mjetet e veta tė ndėrhyrjes dhe pėr kėtė atij i duhen rezervuar tė drejta dhe kompetenca mbi : Shpėrndarjen e buxheteve tė tija pėr arsimin e lartė ; certifikimin e kualiteteve shkencore nė formėn e titujve dhe tė gradave ; njohjen e diplomave ; hapjen e vendeve tė reja tė punės ; kontrollin financiar mbi veprimtarinė universitare ; pėrcaktimin e normave mėsimore dhe tė punės shkencore ; zhvillimin e politikave promovuese tė shkencės dhe tė arsimit tė lartė ; pėrcaktimin e kritereve tė pranimit tė shkollės sė lartė ; arbitrazhin mbi konfliktet e lindura midis pushteteve tė ndryshme universitare ; mbikqyrjen e zbatimit tė ligjeve dhe tė normave qė burojnė nga rregulloret e universiteteve dhe qė rregullojnė autonominė universitare, etj.

Nga:Bruna PRIFTI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio