Studentet.info
Lajme : Nė njė peticion studentėt kėrkojnė qė provimet tė jenė tė sekretuara dhe pas
Kyqur 15-02-2006 9:17:57 (1430 Lexime)


Studentėt, transparencė gjatė provimeve

TIRANĖ, 15 SHKURT- Transparencė gjatė provimeve, nė hartimin e tezave dhe vlerėsim i sekretuar. Kėto janė disa nga kėrkesat e studentėve tė Universitetit tė Tiranės, tė cilėt dje kanė nėnshkruar njė peticion pėr t’i vėnė fre abuzimit qė, sipas tyre, ndodh jo rrallė gjatė sezoneve tė provimeve. Tė mbledhur para Fakultetit tė Histori-Filologjisė, nė drejtimin e qeverisė studentore, studentėt kanė kėrkuar pėrmirėsimin e rregullores nė fakultete dhe statutet e universiteteve publike.


“Provimet me shkrim nė fund tė zhvillimit tė lėndės jepen tė sekretuara, vlerėsohen nga pedagogu pėrkatės, pa qenė nė dijeni pėr identitetin e studentit dhe procesverbali i notave nėnshkruhet nga pedagogu pėrkatės jo mė vonė se 96 orė nga koha e pėrfundimit tė provimit nga ana e studentit”, - thuhet nė njė nga pikat e peticionit. Ndėrkaq, sipas pėrfaqėsuesit tė kėsaj qeverie, Alban Nelaj, hartimi i tezave tė provimit tė dijeve bėhet nė pėrputhje me programin e lėndės pėrkatėse dhe pas dhėnies sė provimit, pedagogu duhet tė afishojė edhe “ēelėsin e pėrgjigjeve” nė mjediset publike tė fakultetit
. Sipas peticionit, ēdo pedagog, para se tė nėnshkruajė procesverbalin e notave, cakton njė takim tė pėrbashkėt me studentėt qė kanė dhėnė provimin, nė tė cilin ēdo student mund tė shprehė qėndrimet e veta pėr vlerėsimin nė provim. Gjithashtu, ēdo student ka tė drejtė tė kundėrshtojė vlerėsimin e marrė nė provimin pėrfundimtar dhe me kėrkesė tė tij dekanati ngre njė komision, i cili rivlerėson provimin e dhėnė nga studenti pėrkatės. Studentėt kanė kėrkuar qė marrėdhėniet mes tyre e pedagogėve tė rregullohen nga “Kodi i etikės sė sjelljes dhe komunikimit nė universitete”, i cili parashikon ndalimin e sjelljeve abuzive e korruptive dhe konfliktit tė interesave nga ana e studentėve, pedagogėve dhe stafit joakademik. Megjithėse ėshtė folur shumė pėr abuzime, raste korrupsioni e tė tjera si kėto asnjė student nuk pranon publikisht nėse ka ofruar para nė kėmbim tė notės, apo edhe nėse i ėshtė kėrkuar ryshfet nga pedagogėt. Dje peticioni u nėnshkruar nga rreth 400 studentė tė Filologjisė, Gjuhėve tė Huaja dhe Fakultetit Ekonomik nė Tiranė. “Gjatė dy muajve nė vazhdim do tė ftohen ta nėnshkruajnė kėtė peticion 50 mijė studentėt e universiteteve publike tė Shqipėrisė nė Tiranė, Shkodėr, Elbasan, Korēė, Gjirokastėr dhe Vlorė”, - thonė anėtarėt e qeverisė studentore, sipas tė cilėve, synohet ndryshimi i mėnyrės sė dhėnies sė provimeve tė studentėve, nė mėnyrė qė studenti tė vlerėsohet gjatė gjithė vitit e jo vetėm nė provimin pėrfundimtar. Gjithashtu, procedurat e vlerėsimit tė studentit duhet tė jenė transparente dhe studentit t’i garantohet e drejta e apelimit tė vlerėsimit.

Nga:Bruna PRIFIT




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio