Studentet.info
Opinione : KOMENT
Kyqur 16-02-2006 14:49:09 (1265 Lexime)


30%, drejtpėrdrejt!

Nga: Besjan PESHA


Debatit mbi reformėn nė universit, edhe pse tanimė ka pėrfshirė shumė aktorė si tė vendimmarrjes ashtu dhe tė shoqėrisė civile, i mungon protagonisti kryesor, studenti. Nė njė vend demokratik ku shoqėria dhe tė gjithė elementėt e vendimmarrjes funksionojnė sipas normave demokratike, ky debat nuk do tė vinte aspak nga zyrat e Kryeministrisė pėr t’u kapitalizuar me pas nė media e institucione mendimtarėsh. Ky debat duhet tė fillonte tė rrihej nga studentėt e pedagogėt e universiteteve shqiptare e me pas duke pėrcjellė ndjesitė, risitė e kritikat e tyre tė merrte formė nė media, me qėllim ndikimin sa mė tė madh nė vendimmarrje tė kėtyre aktorėve shumė tė rėndėsishėm.


Gjithashtu, nėse do tė ishim njė vend ku parimet demokratike udhėheqin vendimmarrjen, studentėt do tė kishin patjetėr zėrin e tyre nė strukturat kolegjiale vendimmarrėse tė universiteteve. Duke qenė se ata janė jo vetėm klientėt (nėse do tė flisja me gjuhėn e tregut) por edhe nė njė farė mėnyrė qėllimi i ekzistencės sė universitetit pėrfaqėsimi i tyre nė nivelet e larta aspak nuk duhej tė shihej me frikė, por pėrkundrazi, do tė trajtohej me prioritet nga tė gjithė drejtuesit e universiteteve.
Ajo qė ndodh nė Shqipėri gjithsesi nuk ka fare lidhje me atė qė duhet tė ndodhte nė njė vend demokratik. Debati jo vetėm qė nuk fillon tė marrė jetė nė auditore, por ai as qė ka tendencėn tė shkojė aty. Alternativat e hedhura nė treg nga mendjet “e ndriēuara” nė perėndim as nuk kalojnė tė paktėn thjesht pėr informim nga qyteti studenti, pėrkundrazi, periudha qė zgjidhet pėr tė zhvilluar gjithė debatin ėshtė, ajo kur studentėt nuk mund tė pėrfshihen, sezoni i provimeve. Pikėrisht nė kėtė periudhė studentėt dihet qė janė mė pasivė se kurrė pėr shkak tė ngarkesės mėsimore dhe pikėrisht nė kėtė periudhė vendoset tė zhvillohet debati me i rėndėsishėm pėr universitetet si dhe tė merren vendimet qė do tė pėrcaktojnė menyrėn se si universiteti do tė drejtohet kėtej e tutje.
Tre janė faktorėt kryesorė qė duhet tė ndėrhyjnė pėr tė mundėsuar demokratizimin e kėtij procesi tė vendimmarrjes. Faktori i parė (pa rend rėndėsie) ėshtė qeveria dhe ministria pėrkatėse. Nėse kėshilltari i kryeministrit pėr arsimin nuk do tė pretendonte se ka monopolin e tė vėrtetės, por do tė denjonte tė zbriste nė auditore pėr ta diskutuar idenė e tij, tė krijimit tė bordeve tė besimit, pikė sė pari me studentėt e pedagogėt e mė pas me strukturat vendimmarrėse, atėherė ngjarjet do tė kishin rrjedhur ndryshe. Nuk po them se ēdo vendim duhet tė kaloj nė kėtė forme, por kur flasim pėr reforma rrėnjėsore atėherė historia na ka treguar se funksionojnė shumė herė mė mirė kur ato bazohen nė mendimin dhe pėrkrahjen e sa mė shumė aktorėve.
Kėshtu, kėshilltari do ta kishte kuptuar qė nė fillim, sė bashku me kryeministrin e vet, se reforma qė po propozojnė nuk ėshtė aspak e mirėpritur nė universitete dhe do tė kishin shpėtuar veten e ne tė tjerėt nga ky siklet i radhės. Problemi qėndron se ashtu si paraardhėsit, edhe zotėrinjtė nė fjalė nuk ua ka ėnda njė universitet realisht autonom e me struktura studentore tė mirorganizuara, sepse kjo do tė thotė rritje tė nivelit tė debatit e mungesė tė aksesit politik tė llojit militantesk nė ambientet akademike. Duket qartė pra se qeveria “Berisha”, edhe pse ka premtuar rritje tė autonomisė sė universiteteve, realisht po tenton tė marrė nė dorė levėn qė rregullon funksionimin e tyre.
Faktori i dytė (jo nga rėndėsia) janė drejtuesit e universiteteve dhe stafi pedagogjik. Sot pėr sot drejtuesit e universiteteve dhe fakulteteve kanė pushtet absolut dhe drejtojnė tė gjithė aktivitetin e universitetit. Kėshtu, njė rektor ėshtė edhe kryetari i kėshillit tė senatit ashtu siē merret me emėrimet dhe me shkarkimet e stafit akademik si edhe me marrdhėniet financiare (blerje, shitje, tenderime etj) tė universitetit. Shumė pak prej kėtyre drejtuesve kanė shfaqur tendenca pėr tė deleguar diēka nga pushteti i tyre, shumica e tyre thjesht janė kujdesur qė universiteti tė kthehet nė njė lloj feudi nga ku mund tė pėrfitojnė e rrisin statusin e tyre nė shoqėri. Aktualisht nė senatin e Universitetit tė Tiranės nuk ka asnjė pėrfaqėsues studentor, kjo pėr faktin e thjeshtė se edhe ata 10% qė ishin (3 studentė) i kanė kryer tashmė studimet, duke i lėnė tė tjerėt tė papėrfaqėsuar. Kjo dhe sa me sipėr ka bėrė qė shumica e gojėve qė flasin dhe duarve qė votojnė nė senat tė pėrfaqėsojnė fort interesat e pedagogėve dhe tė individėve tė veēantė, pa u kujdesur fare pėr mendimin e nevojat e studentėve.
Faktori i tretė (dhe me i rėndėsishmi pėr mendimin tim) janė vetė studentėt. Tė gjendur pėrballė njė situate ku ata nuk kanė mundėsinė e pėrfaqėsimit, studentėt duket se janė dorėzuar apo mė saktė, alienuar pėr njė moment nga tė gjithė debatet e mundshme. Mungesa e njė neni nė ligjin pėr arsimin e lartė, i cili tė formalizojė dhe legalizojė ekzistencėn e qeverive studentore brenda universiteteve, mungesa e pėrfaqėsimit nė organet kolegjiale tė vendimmarrjes si edhe pjesėmarrja e tyre nė votime nė mėnyrė tė tėrthortė dhe jo tė drejtpėrdrejtė ka bėrė qė studentėt sot tė jenė grupi mė i papėrfaqėsuar jo vetėm nė organet drejtuese tė universiteteve, po kudo. Si rrjedhojė, edhe nė politikat e arsimit tė lartė duket qartė tendenca pėr t’i vėnė institucionet nė shėrbim tė kujdo qė ka njė nivel tė kėnaqshėm pėrfaqėsimi nė vendimmarrje, pėrveēse studentit, i cili duhet tė kishte prioritet nė kėtė proces.
Ajo qė do tė na nxirrte nga njė situatė e tillė qė rrezikon t’i vėjė kazmėn pėrfundimisht arsimit tė lartė publik, ėshtė rritja e pėrfaqėsimit studentor dhe pėrfshirja e tyre e drejtpėrdrejtė nė votime. Pra, nėse nė kėshillin e senatit, apo sido qė tė quhet struktura kolegjiale numri i studentėve do tė jetė nė masėn 30 % (duke e rifreskuar sa herė qė njė student humbet mandatin sepse mbaron studimet) atėherė me siguri ēdo lloj vendimi i marrė nga kėto organe do tė ketė kaluar nė filtrin studentor si dhe do tė ketė marrė pėr bazė sugjerimet e tyre. Nga ana tjetėr, pėrfshirja e drejtpėrdrejtė e studentėve nė votime, pra votimi i ēdo studenti pėr kandidatin pėr shef departamenti, dekan, rektor, duke i dhėnė totalit tė votės sė tyre njė peshė prej 30% tė totalit tė votave, na siguron se drejtuesit e zgjedhur jo vetėm kanė mbėshtėtjen e stafit akademik, por gėzojnė edhe reputacion tė mirė midis studentėve. Kjo do tė luftojė mė pas dukshėm edhe korrupsionin dhe paaftėsinė. Njė dekan/ rektor i korruptuar apo qė favorizon korrupsionin dhe paaftėsinė nuk do ta marrė kurrė votėn studentore, ashtu siē do tė votohet dhe pėrkrahet ai syresh qė ėshtė i drejtė dhe i aftė.
30 %, drejtpėrdrejt ėshtė motoja qė duhet tė udhėheqė kryeministrin, ministrin e Arsimit, Konferencėn e Rektorėve dhe aktorėt e tjerė kur ata tė vendosin pėr tė ardhmen e arsimit tė lartė publik. Pa demokraci nė universitete s’do tė kemi kurrė demokraci nė vend.


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio