Studentet.info
Lajme : Tetovė: E pabesueshme por e vėrtetė!
Kyqur 17-02-2006 8:37:49 (1791 Lexime)

Studentėt kundėr shpėrndarjes sė fakulteteve

TETOVĖ, 17 SHKURT- Studentėt e Universitetit tė Evropės Juglindore nė Tetovė janė kundėr shpėrndarjes sė fakulteteve. Kėtė e thonė vetė studentėt qė druajnė pėr pengesa tė shumta nė ambientimin e tyre nė rrethanat e reja qė janė paralajmėruar. Kėtė nuk e thonė vetėm studentėt tetovarė por edhe studentėt qė vijnė nga qytetet tjera tė vendit dhe nga Kosova.
Ditėve tė fundit nė opinion u bė e njohur se ekzistojnė plane pėr shpėrndarjen e disa fakulteteve tė UEJL-sė nėpėr qytete tjera tė vendit. Kjo ide qė u bė me qėllim tė afirmimit tė arsimit tė lartė nėpėr qytetet tjera duket se nga studentėt nuk pranohet si ide e mirė, pasi qė studentėt druajnė se mund tė jenė sėrish viktima tė eksperimenteve tė reja.
“Mendoj se nuk ėshtė njė hap i mirė ky me shpėrndarjen e fakulteteve.


Ne mezi jemi ambientuar kėtu nė Tetovė dhe nuk e kemi idenė se si do tė gjendemi nė rrethana tjera” thotė njė studente nga Tetova nė UEJL, e cila dėshironte tė mbetej anonime.
Tė njėjtin mendim ka edhe kolegia e saj nga Struga Lulesa Iljazi.
“Mė pėlqen Tetova dhe mendoj se ambienti ėshtė i pėrshtatshėm pėr universitetin. Ėshtė njė mjedis shqiptar dhe unė jam adoptuar kėtu, pasi universiteti ka edhe gjithė ambientet e nevojshme pėrfshi edhe konviktin. Nuk mund tė paramendoj njė transferim qė do tė ishte i vėshtirė pėr ne” shprehet Lulesa nga Struga.
Edhe studentėve nga Gostivari u pėlqen Tetova dhe thonė se janė tė kėnaqur me tė gjitha qė u ofron ky institucion.
“Unė jam nga Gostivari, por mė konvenon Tetova si qendėr universitare. Kėtu ke gjithēka qė ke nevojė edhe pse na ėshtė dashur shumė kohė pėr tė krijuar kėtė qė kemi sot. Dikush mund tė pranojė shpėrndarjen e fakulteteve, por mua mė pėlqen ky mjedis edhe nga shkaku qė ėshtė edhe si qendėr e gjitha qyteteve shqiptare. Prandaj nuk kisha preferuar shpėrnguljen e fakulteteve nė qytete tjera” shprehet Nderim Iseni nga Gostivari, student nė UEJL.
Problematika e shpėrnguljes sė fakulteteve ėshtė interesantė se shqetėson mė sė shumti studentėt qė vijnė nga Kosova, tė cilėt thonė se do ta ndiejnė veten mė keq nė ēfarėdo qyteti tjetėr nė Maqedoni.
“Tetova ėshtė qendra e shqiptarėve dhe ne ndjehemi mė tė lirė dhe si nė shtėpinė tonė. Ėshtė mjedis i pastėr shqiptar, kusht qė nuk na e ofron asnjė qytet tjetėr nė Maqedoni. Nuk e di se si do organizoheshim nė njė qytet tjetėr ku pėr shqiptarėt nuk ekzistojnė hapėsira e mjedise tė duhura pėr tė rinjtė si kėtu nė Tetovė” thotė studenti I UEJL-sė Kushtrim Shaqiri nga Ferizaj.
Pėr tė Tetova ėshtė si e krijuar pikėrisht pėr tė qenė qytet universitar, dhe se shpėrndarja e fakulteteve do tė dobėsonte edhe mė shumė lidhjet e studentėve dhe do tė ndikonte edhe nė kualitet, sepse sipas tij rrethanat dhe mjedisi janė njė faktorė i rėndėsishėm edhe pėr mbarėvajtjen e studimeve.

Nga: Ehref AMETI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio