Studentet.info
Lajme : KONFLIKTE NĖ RELACIONET NXĖNĖS-PROFESOR
Kyqur 17-02-2006 8:41:29 (1650 Lexime)

Edhe nxėnėsit maltretohen pėr shkaqe politike!?

SHKUP, 17 SHKURT- Profesorėt vazhdojnė t’i maltretojnė nxėnėsit, ndėrsa kėto tė dytėt nė tė shumtėn e rasteve heshtin nga frika qė tė mos u hakmerren ato. Nga Komiteti i Helsinikut dhe zyra e Avokatit tė Popullit thonė numri i rasteve kur nxėnėsit ankohen pėr shkak tė malltretimeve nga ana profesorėve tė tyre nuk ėshtė drastik megjithatė nuk ėshtė edhe i vogėl.
Rastet mė tė shpeshta pėr tė cilat nxėnėsit ankohen sipas tyre janė sjellejt pa edukatė tė profesorėve, korrupsioni, keqėprdorimet seksuale, etj. Ndėrkaq nxėnėsit malltretohen edhe pėr shkak se prindi i takon njė partie tė caktuar politike, transferimi i nxėnėsve nga njė klasė nė tjetrėn pa dėshirėn e tyre, notimi jo i drejtė, etj.


Me kėtė rast, Mirjana Najēevska, kryetare e Komitetit tė Helsinkut, thotė: “Maltretimet fizike dhe psiqike te nxėnėsve nga ana e profesorėve janė tė mėdha. Tek ne janė paraqitur raste te shumta nga ana e nxėnėsve dhe prindėrve tė cilėt ankohen pėr maltretime tė ndryshme nga ana e profesorėve si korrupsioni, sjelljet jo demokratike dhe pa edukatė, etj”. Sipas saj, tė shpeshta janė rastet kur profesorėt nuk sillen mirė ndaj nxėnėsve vetėm pse prindėrit i takojnė njė partie tė caktuar politike. “Ėshtė tejet i madh ėshtė numri i keqpėrdoirimvee seksuale tė profesorėve ndaj nxėnėsve. Mendoj se inspektorati i arsimit shumė pak ėshtė duke punuar nė kėtė drejtim”, thotė Najēevska.
Ndėrkaq, Nevenka Krusharovska, zėvendėse e Avokatit tė Popullit dhe pėrgjegjėse pėr mbrojtjen e tė drejtave tė fėmijėve, thotė: “Numri parashtresave qė kanė ardhė tek ne si pasojė e malltertimit fizik dhe psiqik tė nxėnėsve nga ana profesorėve nuk mund tė thuhet se ėshtė drastik, megjithatė nuk ėshtė edhe i vogėl”. Sipas saj, nė tė shumtėn e rasteve parashtresat pėr maltretimin e nxėnėsve nga ana e profesorėve i bėjnė prindėrit dhe shoqatat joqeveritare, pėr shkak se nxėnėsit I frikohen hakmarrjes. Krusharovska mė tej shton: “Numri i rasteve sipas evidencės sonė ėshtė konstant nga viti nė vit, ndėrsa arsyet prej tė cilėve mė sė shumti ankohen nxėnėsit nga profesorėt janė sjelljet joadekuate, notimi jo i drejtė, transferimi nga njė klasė nė tjetrėn pa dėshirėn e tyre”. Ndėrsa, sipas saj, ka raste kur profesorėt nuk ua japin dėftesat nxėnėsve pėr shkak se kanė thyer diēka nė shkollė dhe nuk e kanė paguar, paqartėsitė rreth provimit tė maturės, keqpėrdorimi seksual etj. “Vėrejta jonė ėshtė se organet pėrkatėse si Ministria e Arsimit, drejtoria e shkollės etj, nuk reagojnė shpejt dhe me efikasitet, por njė gjė tė tillė e bėjnė pas katėr a pesė muajsh kur ai problem mė thuajse ėshtė harruar”, nėnvizoi Nevenka Krusharovska, zėvendėse e Avokatit tė Popullit.
Kurse, udhėheqės i sektorit pėr arsim nė shkollat e mesme nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės, Agim Fazliu, thotė: “Konfliktet mes nxėnėsve dhe profesorėve janė me qindra. Me kėtė ēėshtje drejtpėrsėdrejti merret inspektorati i arsimit. Rastet mė tė shpeshta tė sjelljeve devijuese janė ato tė profesorėve qė sillen ndaj nxėnėsve”.

Nga: Daim MIFTARI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio