Studentet.info
Opinione : KOMENT
Kyqur 18-02-2006 16:22:49 (1425 Lexime)


Parlamenti Studentor tė mos ketė ambasadorė tė politikanėve!

Nga: Besnik KRASNIQI


Liderėt e organizatave studentore, tė cilėt po bėjnė garė pėr tė zėnė sa mė shumė vende nė Parlamentin e Studentėve tė Universitetit tėPrishtinės, nuk po munden t’i ikin konceptit tė zhvillimit tė fushatės parazgjedore tė cilėn e kanė aplikuar partitė politike. Ata pos qė shkėmbejnė akuza tė ndėrsjella ndaj njėri-tjetrit, po harrojnė tė kaluaren e aktivitetit tė tyre dhe po japin premtime tė mėdha pėr studentėt, madje edhe aso qė nuk janė nė kompetencė tė tyre pėr t’i realizuar. Domosdoshmėria qė politika tė gjendet sa mė larg, jo vetėm fushatės por edhe vetė krijesen e re tė Universitetit, Parlamentit tė Studentėve, ėshtė mėse e domosdoshme. Kjo, nga fakti se pas konstituimit tė Parlamentit sfidat do tė jenė aq tė shumėta pėr liderėt studentė, pėr tė cilat, ndoshta, edhe nuk janė tė vetėdijshėm dhe se obligimet qė arijnė nga jashtė do t’i ngarkonin pa masė liderėt studentė, qė do tė bėnte tė harronin qėllimin pėr tė cilin janė votuar nga studentėt.


Por, ēka ėshtė e domosdoshme qė ata tė bėjnė sot nė fushatė dhe nesėr nė Parlament:
Sė pari, organizatat studentore duhet qė tė mos marrin direktivat e partive politike, apo individėve tė caktuar, meqė do tė kontribuonin nė vazhdimin e mėtejshėm tė gjendjes faktike nė universitet, politizimit tė skajshėm tė tij. Duhet tė kemi njė gjė parasyshė. Nė zgjedhjet e fundit qė janė realizuar nė Universitetin e Prishtinės grupet e interesit favorizonin (ose edhe formonin) organizata studentore, anėtarėt e tė cilave do tė prezantonin nė Senatin e kėtij Universiteti dhe varėsish se ‘emisar’ tė cilit klan do tė ishin, atij nė pozitė apo opozitė, do tė jepnin votėn e tyre pro kandidatit pėr rektor. Dhe pikėrisht Ministria e Arsimit pse nuk arriti t’i fusė nė Senat ‘emisarėt studentė’, apo pse vetėm ‘emisarėt studentė’ tė opozitės hynė nė Senat, bėri qė ajo tė kontestojė kandidatin e zgjedhur pėr rektor, dhe mė pas edhe tė ndėrhyjė duke shkarkuar atė, dhe i cili asnjėherė nuk u njoh si legjitim nga kjo ministri, pikėrisht pėr shkak tė ndeshjes sė interesit rreth prezantimit tė organizatave studentore nė organin mė tė lartė tė Universitetit. Ky konflikt interesash, nė fakt, pati njė tė mirė meqė nga kėtu filluan tė shfaqen shumė organizata studentore, sa tė deleguara nga dikush jashtė Universitetit e sa tė krijuara me shpresė pėr tė ndryshuar diē pėr tė mirė. Por, shumica e liderėve studentė, tė pasionuar pas partive politike po harrojnė misionin e tyre, mbrojtjen e interesave studentore. Ata shpeshėherė po i shohim edhe pranė portave tė zyrave tė politikanėve, ndėrsa ka edhe raste kur nė mėnyrė tė tėrthortė apo tė drejtpėrdrejt i realizojnė qėllimet e partive pėrbrenda universitetit. Kjo nuk duhej tė vėrehej sot nė fushatė dhe nesėr nė Parlament, meqė nė njė marrdhėnie tė tillė tė organizatave studentore me politikėn po rezulton qė politika t’i pėrdorė ato, ndėrsa kėto tė fundit nuk po kenė dobi nga partitė, e kur ėshtė fjala pėr studentėt kjo marrdhėnie vetėm sa po e dėmton interesin e tyre.
Sė dyti, t’u qasen problemeve tė studentėve tė cilat nuk janė tė pakėta. Ato i rėndojnė tej mase studentėt kosovarė dhe po kėto organizata garuese asnjėherė nuk kanė marrė guximin pėr tė marrė iniciativa nė zgjidhjen e tyre. Liderėve tė kėtyre organizatave nuk u mungon guximi pėr tė organizuar, pothuaj ēdo ditė, mbrėmje argėtuese studentore, nė tė cilat mbrėmje duhet tė kesh xhepin e majmė pėr tė siguruar pjesėmarrjen. Studentėt e Universitetit tė Prishtinės ende nuk dinė se ēfarė janė konferencat studentore dhe ende nuk e kanė kuptuar se shtylla e parė mbi tė cilėn bazohet Arsimi i Lartė ėshtė hulumtimi shkencor, nė tė cilėn gjė nuk kanė qasje. Studenti kosovar ende vazhdon tė jetė viktimė e abuzimit nga ana e profesorit, zyrtarit tė administratės nė fakultet, etj. Studenti vazhdon tė jetė nė mjegull informimi nga zyrtarėt e universitetit. Atij i ipet mundėsi e kufizuar pėr tė lėvizur drejt universiteteve tė Evropės e mė gjerė, mėnyrė kjo pėr t’i kaluar kufijtė e nxėnies sė dijes, e cila servohet nė mėnyrė tė kufizuar nė UP. Problemet janė nga mė tė ndryshmet, ndėrsa pėr kėto dhe shumė syresh asnjėra nga organizatat nuk e ka ngritur zėrin, apo nuk ka marrė iniciativė pėr tė ndryshuar diē nė favor tė avancimit tė kushteve tė studentėve. Liderėt studentė duhet qė duke pėrdorur autoritetin, nė sajė tė kompetencave tė cunguara qė do tė kenė nė Parlamentin e Studentėve, tė bėjnė tė pamundurėn pėr t’i sanuar problemet qė u prekėn mė lart, por edhe tė natyrave tė tjera.
Sė treti, tė vetėdijėsohen pėr sfidat qė i presin nesėr, dhe tė cilat nuk janė tė pakta. Para tyre ndodhen shumė ēėshtje tė hapura tė cilat kėrkojnė trajtim adekuat dhe emergjent. Pėr fillim, ėshtė mėse e domosdoshme njė bashkėpunim dhe konsultim i menjėhershėm me organizata studentore nė universitetet shqiptare dhe tė rajonit e mė gjerė, tė cilat janė ekuivalente me Parlamentin Studentor, pėr tė marrė nga to pėrvojat e funksionimit dhe prioriteteve pėr punė. Meqė liderėt e organizatave studentore janė pjesė e kėtij universiteti dhe para tyre kundėrmon aroma e preokupimeve studentore, si dhe dukurive devijante qė janė prezente, ata duhet tė dinė mė mirė se secili nga studentėt pėr t’i nxjerrė nė sipėrfaqe dhe pėr t’i trajtuar nė mėnyrė adekuate. Ata duhet tė prekun edhe ēėshtje tė ndjeshme dhe tė bėjnė studime mbi shkallėn e korrupsionit, abuzimit qė bėhet me studentėt, dhe studime pėr dukuri tė tjera devijante qė ngjajnė nė universitetin e vetėm publik nė Kosovė, tė cilat studime, jo vetėm qė do tė sillnin nė njė tė dhėnė, por do tė shėrbenin pėr t’i gjetur shkaqet e njė realiteti i cili ėshtė prezent dhe do tė ndihmonin pėr tė gjetur adresėn e ndėrhyrjes. Tė tilla studime bėhen kudo, ndėrsa njė mėsim pėr kėtė mund tė merrnin tek Qeveria Studentore Shqiptare, qė vepron nė universitetet publike nė Shqipėri. Tė paktėn ata janė tė gatshėm tu dalin nė ndihmė kolegėve tė tyre kosovarė.
Prandaj, misioni i vetėm i liderėve tė organizatave studentore, tė cilėt do tė zėnė vend nė Parlamentin Studentor, duhet tė jetė i fokusuar nė emancipimin e studentit, ndėrsa detyrat qė u ngarkohen nė zyrat e politikanėve t’i realizojnė jashtė universitetit. Kjo krijesė e re e Universitetit tė Prishtinės le tė jetė si njė organ i cili ekskluzivisht do tė merret me interesin e komunitetit studentor, dhe qė nuk do tė ishte nė shėrbim apo ndikim tė ndokujt nga jashtė. Nisur nga kjo, lideri student duhet tė jetė ambasador i studentėve dhe jo i satelitėve qė sillen rrotull universitetit. Parlamenti tė mos jetė krijuar pėr ndonjė individ tė caktuar, kush do qė tė jetė ai, dhe nga aty duhet tė fillojė iniciativa pėr zgjidhjen e problemeve praktike, probleme kėto qė ēdo ditė po e rėndojnė studentin kosovar.

(Autori ėshtė student i Fakultetit tė Mjekėsisė dhe Departamentit tė Gazetarisė nė Universitetin e Prishtinės)


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio