Studentet.info
Lajme : Hoxha: Do tė kėrkojmė tė rritet
Kyqur 23-02-2006 10:51:01 (1311 Lexime)

Universitetet, brenda 25 shkurtit dorėzojnė kuotat e pranimit

TIRANĖ, 23 SHKURT- Brenda datės 25 shkurt universitetet duhet tė dorėzojnė nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės propozimet e tyre lidhur me kuotat e pranimit. Kėrkesa ėshtė bėrė dje gjatė Konferencės sė Rektorėve, zhvilluar nė ministri me prani edhe tė kreut tė Arsimit, Genc Pollo. Sipas rektorit tė Universitetit Politeknik tė Tiranės, Pėrparim Hoxha, synimi ėshtė qė deri nė fund tė kėtij muaji tė bėhet mbylla e pėrllogaritjeve lidhur me kuotat e pranimit tė vitit akademik 2006-2007. “Deri nė datėn 25 shkurt ne do tė dėrgojmė nė ministri, sė bashku me propozimin tonė pėr kuotat edhe propozimin pėr tarifėn e shkollimit”, - tha dje rektori Hoxha.


Sipas tij, ky propozim i ėshtė dėrguar tė gjitha fakulteteve, titullarėt e tė cilave do tė bėjnė vetė llogaritė. “Natyrisht, qėllimi ėshtė tė ketė rritje tė kuotave pėr pranimet, por duhet kuptuar se gjithė kjo do tė bėhet nė bazė tė kapaciteteve tė universiteteve, pėrfshirė infrastrukturėn dhe stafin akademik”, - thotė Hoxha, duke shtuar se vetėm pas kėsaj, tė dhėnat do tė nisen nė ministri. Sa pėr tarifėn e shkollimit, tė gjithė rektorėt kanė qenė tė njė mendjeje qė ajo duhet tė rritet. “Ne e kemi shprehur mendimin tonė se kjo tarifė duhet tė rritet. Nuk kemi pėrcaktuar njė kuotė tė saktė, por njė gjė duhet kuptuar. Vetė studentėt duhet tė jenė tė ndėrgjegjshėm qė tashmė pėr arsimimin duhet tė paguhet mė shumė”, - thekson ai. Kėtė vit, me vendim tė Kėshillit tė Ministrave tarifa e shkollimit pėr tė gjithė studentėt u vendos 12 mijė lekė. Shumė pėr tė cilėn pati reagime e protesta nga studentėt e viteve tė fundit. Pas rekomandimeve tė rektorėve tarifa propozohet tė jetė mė e lartė se kaq. “Ne do tė dėrgojmė propozimin tonė, pastaj gjithēka do tė shqyrtohet nga ministria”, - thotė Hoxha. Njė nga pikat e debatuara gjatė mbledhjes sė djeshme ka qenė edhe mendimi i ligjit tė Arsimit tė Lartė e veēanėrisht pika pėr zgjedhjet nė universitete. “U diskutua pėr kėtė pikė, por ne kėrkuam qė grupi i punės tė marrė kontakt me strukturat pėrkatėse nė universitete, pastaj tė merren vendime”, - thotė ai.

Propozimi, tė hiqen kuotat dytėsore
Shtimi i tarifės sė shkollimit do tė pasohet me heqje tė kuotave dytėsore. Ky ėshtė njė nga propozimet e rektorėve tė universiteteve nė vend. “Kemi kėrkuar heqjen e kuotave dytėsore, por kjo mbetet pėr t’u vendosur”, - thotė rektori i UPT-sė, Hoxha. Vetė rektorėt janė tė mendimit se nuk ėshtė e drejtė tė ketė diferencime tė tilla te studentėt pėr tė njėjtin shėrbim qė u ofrohet. Kuotat me pagesė aktualisht janė 10% e kuotave kryesore. Gjatė regjistrimit, nė formulėn e shkuar tė konkurseve, maturantėt shėnonin nėse donin tė ndiqnin shkollėn me pagesė ose jo. Pėrfituesit e tyre ishin ata qė nuk fitonin konkurset dhe renditeshin nė vijė zbritėse poshtė fituesve. Lidhur me kėtė, zėvendėsministrja e Arsimit, Adriana Gjonaj, ka deklaruar dje se ėshtė nė diskutim heqja e kėtyre kuotave, por ende nuk ėshtė thėnė fjala pėrfundimtare.

Dokumentet qė duhen
Formulari i kėrkesės sė plotėsuar dhe nėnshkruar prej tij.
Vėrtetim nga drejtoria e shkollės qė ėshtė maturant ose fotokopje tė dėftesės sė pjekurisė.
Fotokopje tė vėrtetimit tė notave, kur s’ka dėftesėn.
Fotokopje tė diplomės, pėr studimet nė degė tė dytė.
Dokumentet tė pėrkthyera shqip, pėr maturantėt jashtė vendit.
Mandatarkėtimin qė vėrteton pagesėn e tarifės sė regjistrimit.
Njė fotografi pėr dokument.

Nga:Bruna PRFITI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio