Studentet.info
Lajme : KADS dhe OS’T kanė alarmuar pėr parregullsi tė mėdha nė FM
Kyqur 23-02-2006 16:52:44 (1413 Lexime)

Ku u tretėn 500 mijė euro qė ish ministri Osmani i dedikoi pėr Fakultetin e Mjekėsisė?

PRISHTINĖ, 23 SHKURT- Nuk dihet se ku janė tretur 500 mijė euro tė cilat ish ministri i arsimit, Rexhep Osmani, i ka ndarė nė prill tė vitit 2004 pėr renovimin e hapėsirės pėr mėsim nė Fakultetin e Mjekėsisė, kanė alarmuar tė enjten Shoqata Kosovare e Studentėve tė Stomatologjisė (KADS) dhe Organizata Stuentore “1 Tetori” (OS’T).
Kėto organizata studentore, me fenomenin nė fjalė, i kanė njoftuar Ministrinė e Arsimit, Shkencės e Teknologjisė (MASHT), Kėshillin Drejtues (KD) tė Universitetit tė Prishtinės (UP) dhe Dekanatin e Fakultetit tė Mjekėsiė (FM), njė kopje te tė cilit njoftim e kanė dėrguar edhe nė redaksinė e tablloidit virtual Studentet.Info.


Sipas kėtij njoftimi ėshtė bėrė e ditur se ish ministri Osmani nė njė intervistė pėr “Radiotelevizionin 21” kishte deklaruar tė dhėnėn pėr alokimin e kėtyre mjeteve.
KADS dhe OS’T kanė shtruar pyetjen se kush mbanė tė fshehur projektin pėr renovimin e hapėsirės pėr lexim nė sallėn e ORL’sė dhe pėr renovimin e Dekanatit tė FM’sė, pėr ē’gjė janė destinuar mjetet prej 500 mijė eurove.
Organizatat nė njoftim lansuar edhe alarmin tjetėr se mund qė semestri pranveror tė mos filloi me njė mars nė FM, meqė mėsimdhėnėsit e kėtij fakulteti kanė paraparė qė ta bojkotojnė mėsimin, dhe njėkohėsisht ėshtė shtruar pyetja pėr dekanatin: Pse ndodh kjo?
Po ashtu ėshtė shprehur pakėnaqėsi pėr atė qė parashehė pika 2 e nenit 124 tė Statutit tė UP’sė nė lidhje me mundėsitė pėr t’iu nėnshtruar provimeve gjatė vitit akademik.
Neni nė fjalė thotė: “Afatet e provimeve pėrfshijnė afatin e dimrit (janarit), pranverės (qershorit) dhe vjeshtės (shtatorit). Periudha e saktė pėr ēdo afat ėshtė e pėrcaktuar me kalendarin e pėrgjithshėm tė studimeve, i cili ėshtė i pranuar nga Senati dhe i hapur pėr publikun. Hollėsitė rreth datės sė fillimit dhe pėrfundimit tė secilit afat tė provimeve tė pėrcaktuar nga kėshillat e njėsisve akademike”.
Duke u bazuar nė kėtė nen, organizatat kalkulojnė qė mesatarja e viteve tė studimit pėr njė student tė kėtij fakulteti, qė ka qenė tetė deri nė nėntė vjetė, do tė rritet nė dhjetė syreshė.
Ndryshe, nė vitin qė shkoi FM ka qenė arenė e ‘tollovive’ tė shkaktuara si pasojė e njė menaxhimi tė dobėt nga strukturat e Dekanatit. Fillimisht studentėt e transferuar nga fakulteti gjegjės i Universitetit tė Tetovės kanė bėrė disa protesta por edhe greva pėr shkak tė mos respektimit tė tė drejtave tė tyre nga fakulteti. Mė pas, njėri nga ish prodekanėt e fakultetit futi nė aplikim njė mėnyrė tė re studimesh, tė ashtuquajturin “Bllok-Sistem”, ēka bėri qė nė shenjė pakėnaqėsie studentėt tė bėjnė grevė disa ditėshe, e qė rezultoi me largimin e kėtij ish prodekani nga detyra, e mė tė edhe hudhjen nė shportė tė projektit “Bllok-Sistem”. Sė fundi ka plasė sherri nė mes tė fakultetit dhe Qendrės Klinike Universitare (QKU), pėr shėrbimet qė i bėnė kjo e fundit fakultetit, por edhe pėr kontrollin qė mėton fakulteti tė ushtroi mbi QKU.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio