Studentet.info
Lajme : Bordi merr kompetencat e senatit
Kyqur 02-03-2006 8:30:14 (1304 Lexime)

Projektligji, bordi ėshtė autoriteti mė i lartė qeverisės nė universitete

TIRANĖ, 2 MARS- Bordi ėshtė autoriteti mė i lartė qeverisės nė shkollat e larta. Megjithėse ėshtė ndryshuar njė nga funksionet e menduara tė bordit pėr zgjedhjen e titullarėve universitarė nė projektligjin e arsimit, dėrguar pėr mendime nė universitete, theksohet se bordi ėshtė autoriteti kryesor qeverisės i njė shkolle tė lartė publike. Duke lėnė logjikisht tė pranohet se si autoritet drejtues kreu i bordit vjen madje edhe para rektorit. Funksion qė ka shkaktuar reagime nė universitete, po aq tė ashpra sa edhe mundėsia e parė qė bordi tė zgjidhte drejtuesit. “Autoritetet drejtuese tė shkollave tė larta civile e ushtarake janė kryetari i bordit, rektori pėr shkollėn universitare, drejtori pėr jouniversitaren, dekani pėr fakultetin, pėrgjegjėsi pėr departamentin”, - thuhet nė projektligj, ku shtohet se ai mban pėrgjegjėsi nė pėrgjithėsi pėr ushtrimin e veprimtarisė sė shkollės sė lartė publike dhe funksionet e tij pėrshkruhen hollėsisht nė statutin e bordit.


Lėvizja pėr Autonominė e Universitetit
Ėshtė organizimi mė i ri, krijuar si reagim pas ndryshimeve tė bėra nė projektligjin e arsimit. Sipas njė deklarate pėr shtyp tė kėsaj lėvizjeje, pedagogėt qė bėjnė pjesė nė tė theksojnė se projektligji pėr arsimin e lartė, i shpėrndarė kėto ditėt e fundit nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencės, shėnon njė regres nė drejtim tė autonomisė sė universitetit. Autonomia e universitetit, sipas tyre, cenohet rėndė me nenet 15, 16 dhe 17. “Neni 15 dhe 16 parashikon krijimin e njė strukture tė re, tė ashtuquajtur “bord”, i cili, sipas kėtyre neneve, shpallet autoriteti kryesor qeverisės i shkollės sė lartė, duke marrė kompetenca, tė cilat deri tani ligjėrisht i ka pasur senati i universitetit”, - thuhet nė deklaratė, ku shtohet se, sipas projektligjit, kryetari i bordit ėshtė autoriteti drejtues mė i lartė i shkollės sė lartė nė Shqipėri.
Kundėrshtimet
“Nėse kėto dy nene miratohen nga parlamenti shqiptar, de facto organet e zgjedhura, si senati dhe rektori, por edhe instancat e tjera, shfuqizohen dhe humbasin kompetencat e tyre, gjė qė i bėn zgjedhjet njė formalitet dhe njė farsė”, - theksojnė pedagogėt, sipas tė cilėve, autonomia e universitetit cenohet edhe mė rėndė nga neni 17, pika b, ku ėshtė pėrjashtuar plotėsisht mundėsia e zgjedhjes sė pėrgjegjėsit tė departamentit drejtpėrsėdrejti nga anėtarėt e departamentit. Por lidhur me kėtė pikė, njė ditė mė parė kėshilltari i kryeministrit pėr arsimin, Myqerem Tafaj, garantoi se bordi nuk do tė ketė dorė as nė kėto zgjedhje.
Sipas lėvizjes mė tė re tė krijuar, vendosja e bordit cilėsohet si njė mėnyrė pėr tė ndėrhyrė politikisht nė universitet, ndėrkohė qė me statusin e tanishėm kjo gjė ishte shmangur. “Kėtė rrezik e konfirmon mė sė miri neni 27 i kėtij projektligji, sipas tė cilit, “pėrzgjedhja e punonjėsve akademikė kryhet nga bordi”, kompetencė e departamenteve kjo deri mė sot”, - thonė ata, duke theksuar se ky projektligj shėnon dhe njė regres nė drejtim tė autonomisė financiare, pasi politikat financiare centralizohen edhe mė tej.
Pro reformės
Kundėr bordit, por pro reformės. Kėshtu janė shprehur pedagogėt qė deklarohen pėr autonominė universitare. “Ne vlerėsojmė pozitivisht edhe qėndrimin e MASH-it, i cili mė nė fund na e dėrgoi pėr diskutim tė hapur kėtė projektligj, duke na dhėnė mundėsi qė tė shprehim qėndrimin tonė.
Duke e konsideruar kėtė projektligj si njė cenim tė rėndė tė autonomisė universitare, ne dėnojmė mentalitetin antidemokratik tė hartuesve tė tij dhe kėrkojmė qė parlamenti shqiptar tė marrė parasysh vullnetin e botės akademike dhe kundėrshtimin e prerė qė ky projektligj po merr nė tė gjitha fakultetet dhe institucionet e universitetit”, - theksojnė ata, duke kėrkuar nga Ministria e Arsimit qė tė rishikojė qėndrimin e saj dhe tė kontaktojė me botėn akademike sė cilės i pėrket ky ligj. Nė tė kundėrt, ata premtojnė se do tė kundėrshtojnė ligjin, me tė gjitha mjetet demokratike, qė nga grevat dhe deri te bojkotimi i tė ashtuquajturave zgjedhje.

Organet drejtuese
Edhe nė organet drejtuese tė shkollės sė lartė, sipas projektligjit tė ndryshuar tė arsimit, bordi ėshtė nė krye. Pas tij renditen senatet, kėshillat, rektorati pėr shkollėn universitare, drejtoria pėr atė jouniversitare, dekani pėr fakultetin dhe kėshilli i departamentit pėr departamentin. “Njė numėr i caktuar anėtarėsh tė bordit, i cili duhet tė jetė njė mė pak se gjysma e numrit tė pėrgjithshėm, janė persona me aftėsitė pėrkatėse profesionale. Ata caktohen nga ministria nė interes tė publikut”, - thuhet nė projektligj, ku shtohet se anėtarėt e bordit, pėrfaqėsues tė shkollės sė lartė, zgjidhen me votim tė pėrgjithshėm. Mandati i tyre ėshtė katėrvjeēar dhe procedurat pėrcaktohen nė rregulloren e zgjedhjeve. Ndėrkaq, anėtarėt e bordit tė emėruara nga ministri i Arsimit dhe i Shkencės, kanė mandate tė pacaktuara dhe shkarkohen nga ministria. “Bordi merr masat pėr botimin e njė raporti vjetor mbi punėn e institucionit dhe jep informacione nė raportin vjetor, i cili i kėrkohet nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencės”, - thotė projektligji.

Organet drejtuese tė shkollės sė lartė janė:
a) Bordi
b) Senatet
c) Kėshillat
d) Rektorati pėr shkollėn universitare
e) Drejtoria pėr shkollėn jouniversitare.
f) Dekanati pėr fakultetin.
g) Kėshilli i departamentit pėr departamentin.


1. Autoritetet drejtuese tė shkollave tė larta civile e ushtarake dhe tė strukturave tė njėsive tė tyre pėrbėrėse janė:
a) Kryetari i bordit b) Rektori pėr shkollėn universitare.
c) Drejtori pėr shkollėn jouniversitare.
ē) Dekani pėr fakultetin.
d) Pėrgjegjėsi pėr departamentin.
e) Pėr shkollat e larta tė policisė, autoriteti drejtues, i barasvlefshėm me rektorin, drejtorin apo dekanin mund tė jetė komandanti apo drejtori.

Nga:Bruna Prifti




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio