Studentet.info
Lajme : Pakėnaqėsi nė USHT
Kyqur 02-03-2006 8:43:26 (1218 Lexime)


Studentėt maqedonas ankohen pėr padrejtėsi!

TETOVĖ, 2 MARS- Studentėt maqedonas tė cilėt studiojnė nė USHT ankohen se gjoja nė kėtė institucion ekziston urrejtja nacionale. Ata thonė se provimet i marrin me shumė vėshtirėsi, meqė pėr ta pėrpilohen teste tė posaēme nė tė cilat pėr dallim nga ato tė studentėve shqiptarė, kanė pyetje shumė tė rėnda, tė cilat edhe profesorit po t’ia parashtrosh, do tė ngelet nė situatė tė keqe.
“Urrejtja ndaj studentėve maqedonas ėshtė evidente me vetė faktin se kur futemi nė provime, jemi tė ndarė nga kolegėt tanė shqiptarė, kurse pyetjet pėr ne janė tė pėrgatitura enkas dhe janė shumė tė vėshtira”, thonė ata, duke dashur tė ngelen anonimė. Krejt kjo, sipas tyre, bėhet me qėllim qė “ne tė demoralizohemi dhe vetė tė tėrhiqemi nga studimet nė kėtė universitet dhe pėr kėtė flet fakti qė edhe kur ankohemi pėr ndonjė parregullsi apo shfaqet ndonjė pakėnaqėsi, vetė profesorėt na drejtohen me fjalėt: “Po kush ju ēoi tė regjistroheni kėtu”.


Kėto informata i ka quajtur si tė pavėrteta prorektori i kėtij institucioni arsimor, i cili nė pyetjen se sa ka njohuri pėr njė gjė tė tillė thotė se “pėr herė tė parė po dėgjoj pėr diēka tė kėtillė”. Ky ėshtė institucion shkollor ku gjėrat e kėtilla nuk kanė vend, kurse pėr ēėshtjen nė fjalė, deri mė sot asnjė student nuk ka ardhur tė ankohet dhe kjo do tė thotė se njė gjė e tillė nuk po ndodh dhe se provimet janė tė njėjta pėr tė gjithė”, thotė prorektori.
Pėr tė argumentuar vėrtetėsinė e kėtyre tė dhėnave morėm edhe prononcimin e sekretarit tė USHT-sė, Bashkim Selmani. “Tė gjithė ata qė ndjekin ligjėratat nė kėtė universitet llogariten si studentė“, thotė Bashkim Selmani. Ai mė tej thekson se provimet janė tė lehta pėr tė gjithė ata qė mėsojnė dhe anasjelltas, kurse nė kėto rrethana nuk shikohet pėrkatėsia nacionale.
Pėrndryshe studentėt maqedonas tė USHT-sė pėrshkruajnė njė situata tė njėjtė me atė qė e pėrjetojnė studentėt shqiptarė nė universitetin e Shkupit, tė cilėt thonė se studimet nė kėtė universitet janė shumė tė lehta pėr studentėt maqedonas nga qė pėr shqiptarėt nxjerrin pyetje prej xhepi”. Ata gjithnjė janė ankuar dhe ankohen se nė Universitetin e Shkupit maqedonasit mbarojnė studimet pėr katėr vite, kurse shqiptarėt pėr mė se gjashtė vite. Me kėtė rast, sipas tyre, nuk bėhet fjalė pėr kapacitetet e studentėve, por pėr pėrkatėsinė nacionale.

Nga:Gėzim IMERI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio