Studentet.info
Lajme : Intervistė me Mark Markun
Kyqur 03-03-2006 6:21:07 (1319 Lexime)

Bordi, strukturė qeveritare pėr tė kontrolluar politikisht universitetet

TIRANĖ, 3 MARS- Dje njė grup pedagogėsh kanė shpallur fillimin e lėvizjes pėr autonominė e universitetit. A mund tė na shpjegoni domethėnien e kėsaj lėvizjeje?
Ne jemi njė grup pedagogėsh qė kemi vendosur tė reagojmė ndaj projektligjit tė shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, i cili i bėn ndryshime rrėnjėsore autonomisė sė universitetit. Ky projektligj shėnon njė regres pėr shkollat e larta dhe ne kemi vendosur tė mos lejojmė qė universiteti tė humbė atė pak autonomi qė ka fituar me ligjin e mėparshėm. Pėr kėtė arsye, njė grup organizator i pėrbėrė nga pedagogė nga tė gjitha fakultetet dhe universitetet e vendit dhe qė ndajnė tė njėjtin shqetėsim, ka marrė pėrsipėr tė bėjė njė rezistencė tė fortė me tė gjitha mjetet ligjore nė mėnyrė qė projektligji tė mos shndėrrohet nė ligj.



Ju flisni pėr cenim tė autonomisė universitare. Pse mendoni se projektligji i ri e dėmton autonominė e shkollave tė larta?

Autonomia e shkollave tė larta dėmtohet nė dy nivele. Nga njėra anė ky projektligj shpall bordin si autoritetin kryesor tė shkollave tė larta. Ky bord pjesėrisht do tė zgjidhet dhe pjesėrisht do tė emėrohet nga MASH-i. Duke qenė ky autoriteti kryesor i shkollave tė larta, atėherė kuptohet qartė se ai u mbivendoset organeve tė zgjedhura me votime tė pėrgjithshme si senati dhe kėshillat e fakulteteve. Praktikisht, kėto organe shndėrrohen nė organe fasadė tė varura nga bordi. Nga ana tjetėr, ky projektligj u heq tė drejtėn e zgjedhjeve tė pėrgjegjėsve tė tyre departamenteve. Duke cenuar sistemin e zgjedhjeve nė njėsinė bazė tė shkollės sė lartė si departamenti, dhe duke u mbivendosur organeve tė tjera tė zgjedhura bordin, praktikisht autonomia bėhet fiktive. Bordit i njihet, gjithashtu, e drejta e emėrimit tė pedagogėve tė rinj. Por, ajo qė ėshtė mė paradoksale, ky bord qė deklarohet shprehimisht si autoriteti kryesor i shkollės sė lartė, nuk ka njė status tė caktuar nga ligji. Nė kėtė mėnyrė, ekzistenca e tij duket si strukturė qeveritare e krijuar pėr tė kontrolluar politikisht shkollėn e lartė. Si e tillė ėshtė e papranueshme.

A mendoni se kjo rezistencė do tė pengojė reformimin e arsimit tė lartė?
Jo, pėrkundrazi. Ne jemi pėr reforma dhe ndryshime, por, e para, kėrkojmė qė kėto reforma tė mos jenė me kundėrsens dhe tė mos cenojnė elementė tė rėndėsishėm si autonomia, pa tė cilat nuk do tė kishte realisht as demokraci, as liri mendimi e as liri akademike. Reformat nė arsim duhet tė jenė tė studiuara, tė debatuara pėr njė kohė tė gjatė dhe tė bėra me konsensusin e botės akademike. Ne do tė japim alternativat tona ashtu siē i kemi dhėnė deri mė tash pėr pėrmirėsimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e autonomisė universitare. Ne e dimė qė ka shumė abuzime dhe qė sistemi duhet pėrmirėsuar, por ai nuk pėrmirėsohet duke e zhdukur autonominė dhe zgjedhjet.

Nėse nuk merrni pėrgjigje nga qeveria, cili do tė jetė reagimi juaj?
Ne jemi pėr debat tė hapur me tė gjithė aktorėt e interesuar pėr kėtė projektligj, pėrfshi kėtu edhe qeverinė. MASH-i ka bėrė njė gjest pozitiv duke e shpėrndarė versionin nė universitet. Nė tė gjitha instancat e universitetit, projektligji ėshtė hedhur poshtė dhe besoj ky ėshtė njė mesazh i qartė pėr qeverinė. Ne jemi gati tė bisedojmė dhe mirėpresim dialogun, por nėse projektligji nuk do tė ndryshohet ne do tė kėrkojmė bojkotimin e zgjedhjeve dhe do tė bėjmė thirrje pėr grevė. Shpresojmė qė punėt tė mos shkojnė nė kėtė drejtim, por kjo varet nga mėnyra si do tė reagojė qeveria. Ne garantojmė se nga ana jonė jemi tė vendosur ta mbrojmė autonominė e universitetit.

Projektligji, pedagogėt kėrcėnojnė me grevė nė rast tė miratimit

Nismėtarėt e Lėvizjes pėr Autonominė e Universitetit kanė dalė dje nė njė konferencė pėr shtyp, duke theksuar se projektligji pėr Arsimin e Lartė, megjithė ndryshimet, cenon sėrish autonominė e universitetit. Grupi i pedagogėve ka pėrsėritur se hartimi i kėtij projektligji ėshtė mungesė e theksuar pėrgjegjėsish. ”Bordi i merr atributet senatit”, -tha dje Petrit Malaj, dekani i Artit Skenik nė Akademinė e Arteve. Kurse Persida Asllani, pedagoge nė Departamentin e Letėrsisė i ka komentuar intervistat e kėshilltarit tė kryeministrit Berisha, Myqerem Tafaj, dhėnė shtypit si tė nxituara. “Edhe deklaratat se bordi nuk do tė zgjedhė punonjėsit akademikė apo shefat e departamenteve do tė zgjidhen me konkurse publike, janė tė nxituara”, -u shpreh Asllani. Sipas saj, ndryshimet e projektligjit kanė ndodhur si pasojė e trysnisė sė universitarėve mbi grupin e punės. “Ata pėrpiqen tė rregullojnė pjesė tė veēanta sapo ndjejnė se ka presione”, -theksoi Asllani. Sipas pedagogėve, ky ligji nuk ka se si tė miratohet, pasi autonomia qė u ėshtė garantuar universiteteve nuk ka se si t’u hiqet. Pedagogėt nė mbrojtje tė autonomisė kėrcėnojnė me protesta apo greva nė rast se ky projektligj do tė miratohet nga Kuvendi i Shqipėrisė.

Nga:Bruna Prifti




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio