Studentet.info
Lajme : Bujar Brovina, flet pėr masat qė do tė pėrmirėsojnė jetėn e studentėve
Kyqur 05-03-2006 7:30:17 (2048 Lexime)

Brovina: Kėtė vit do tė mbajmė 9 000 studentė

TIRANĖ, 5 MARS- Njė qytet mė vete. Qyteti Studenti ndodhet nė Tiranė, afėr Rrugės sė Elbasanit, por banorėt-studentė dhe jostudentė jetojnė nė njė mėnyrė krejt tjetėr nga kryeqytetasit. Tė pėrshtatur me kushtet, ata jetojnė nė dhoma tre apo katėr studentėshe.
I administruar nga Ndėrmarrja Nr. 1 e Trajtimit tė Studentėve, Qyteti Studenti ka ndėrruar pėr njė muaj e gjysmė tre drejtorė. Bujar Brovina, drejtori i tanishėm, nė njė intervistė pėr “Shekullin”, thotė se pagesa vjetore pėr ēdo student nuk do tė ndryshojė. Madje ai shpjegon edhe shifrat e mundshme tė pranimeve pėr vitin akademik 2006-2007 dhe mėnyrėn e re tė regjistrimeve.


Do tė largohen banorėt dhe tarifa do jetė prapė 21 mijė lekė. Leje vetėm pėr biblioteka dhe qendra interneti

Z. Brovina nė ēfarė kushtesh e gjetėt Qytetin Studenti dhe cilat do tė jenė hapat tuaj nė pėrmirėsimin e gjendjes?

Gjendja e Qytetit Studenti nė momentin kur unė kam filluar punė nuk ka qenė edhe aq e mirė. Dushet ishin ndėrtuar, por nuk hapeshin. Studentėt qė banonin nė katin e parė nuk shkonin dot nė katin e katėrt, aq mė tepėr godinat e vajzave. Tashmė dushet janė funksionalė. Ana e pastrimit dhe gjelbėrimit tė Qytetit Studenti ka qenė nė gjendje tė keqe dhe ne kemi marrė masat qė gjendja tė rregullohet. Nė fakt, gjelbėrimi nuk ėshtė nė nivelin mė tė mirė, por kemi bėrė mė tė mirėn e mundshme.
Ka edhe njė gjė qė nuk shkon. Nė QS ėshtė investuar shumė pėr njė kaldajė, prej 300 mijė eurosh, e cila nuk funksionon. Nė momentin qė erdha nė detyrė, studentėt pėrdornin energjinė elektrike pėr t’u ngrohur. Tani janė marrė masat qė kjo kaldajė tė rregullohet.
Unė mendoj qė po bėhet diēka. Pikėsynimet e mia janė plotėsimi i kushteve tė studentėve dhe strehimi kėtu i tė gjithė studentėve. Mundėsitė dhe kapacitet janė.
Njė tjetėr nismė ka tė bėjė me rregullimin e kushteve qė t’u krijojmė mundėsinė e bashkėjetesės vėllezėrve, kushėrinjve tė parė apo ēifteve, pra njė godinė ku tė jetojnė me njėri-tjetrin tė gjithė ata studentė qė dėshirojnė tė jetojnė bashkė.

Ēfarė masash do tė merrni pėr banorėt qė jetojnė nė godinat e studentėve?

Ėshtė e vėrtetė qė nė godinat 19, 18 dhe 15 nuk jetojnė studentė. Ato janė tė mbushura me banorė tė ndryshėm. Numri i tyre shkon nė 1 200. Shteti nuk u ka asnjė lloj detyrimi kėtyre njerėzve. Aty nė godina nuk ka familjarė qė janė me status tė pastrehėsh. Si do tė dalin kėta banorė?! Ne herė pas here do tė bėjmė shkresat tona qė kėta banorė tė dalin. Jemi tė bindur qė kėta banorė duhet tė dalin dhe besojmė qė shumė shpejt do t’i largojmė. Ata duhet t’i bėjnė vetė llogaritė se ku duhet tė strehohen, sepse kėtu ėshtė vendi i studentėve. Unė nuk do tė bėj rolin e tė fortit, por kėta do tė nxirren me ndihmėn e strukturave pėrkatėse tė policisė. Pėr kėta banorė nė Tiranė ka shtėpi me qira, ka edhe mundėsi pėr kredi, pasi pjesa dėrrmuese janė tė punėsuar dhe ata mund tė llogarisin vetė strehimin e tyre. Nė fakt, nė kėto momente janė 24 dhoma bosh qė nuk do t’u jepen banorėve qė kanė bėrė kėrkesa me qėllim dhėnien e tyre pėr studentėt.

Si do tė veprohet me baret e shumta, tė ndodhura nė hapėsirėn qė ju administroni?

Njė pjesė e objekteve tė dhėna pėr lokale ėshtė e dhėnė nga ne dhe ne vjelim qiranė. Kėto janė 18 objekte. Pjesa tjetėr ėshtė private dhe ka pronar. Ėshtė e vėrtetė qė ka shumė lokale. Mua mė duket sikur Qyteti Studenti ėshtė shndėrruar nė qytetin e Las Vegasit tė SHBA-sė. Ka njė sallė interneti, po pse tė mos jenė tre.
Sa pėr ēmimet mund tė them qė shpeshherė studentėt nuk preferojnė shėrbimet shtetėrore. Ne kemi njė mensė e cila preferohet mė pak se mensat private. Ajo ka shėrbim dhe ushqim cilėsor, madje edhe ēmime shumė tė ulėta. Ne e kemi promovuar kėtė mensė prej 300 vendesh edhe nėpėrmjet fletėpalosjeve.
Sa i pėrket ēmimeve pėr dyqanet, unė nuk mund tė marr rolin e Drejtorisė sė Tatim-Taksave dhe t’u them tė ulin ēmimin. Unė kam kompetenca vetėm pėr tė mos rinovuar kontratat e dhėnies me qira tė objekteve. Unė do tė jap objekte me qira vetėm pėr biblioteka apo qendra interneti.

Sa do tė jenė kapacitetet e strehimit pėr vitin akademik 2006-2007 dhe a do tė merren masa qė numri i studentėve nė dhoma tė jetė mė i vogėl se i tanishmi?

Janė strehuar 6 800 studentė. Qyteti Studenti ka edhe 1 mijė vende tė tjera veē kėtyre. Gjatė kėtyre muajve janė kthyer nė kėto godina edhe 450 studentė qė nuk paguanin dot qiranė nė shtėpitė ku ishin strehuar. Rreth 9 mijė vende mund tė ketė vitin tjetėr Qytet Studenti, kjo pasi tė largohen edhe banorėt. Nė kėtė mėnyrė, edhe numri i studentėve pėr dhomė do tė bjerė.

Sa mendoni se do tė jetė tarifa vjetore e strehimit pėr njė student nė vitin akademik 2006-2007?
Pėr vitin e ri akademik unė do tė sugjeroj tek autoritetet pėrkatėse qė pagesa vjetore tė mos ndryshojė, pra ajo tė qėndrojė 21 mijė lekė tė reja. Sigurisht qė shėrbimet kanė shpenzime, por ne nuk duhet tė dėmtojmė nga ana ekonomike studentin. Edhe nė rast se shtohen shpenzimet, do tė veprojmė nė njė mėnyrė tjetėr. Studentit nė ēdo fund viti i kthehet njė 700 lekėsh nga 21 mijė lekėshi i ri dhe ne, duke ua bėrė tė qartė se pėrse na duhen, mund t’i mbajmė ato qė duhet t’u kthejmė.

Si do tė kontrollohet puna e kujdestarėve, tė cilėt shpeshherė nuk ngurrojnė tė marrin ryshfete?

Ēdo konvikt do tė pajiset me kompjuter ku do tė shėnohen regjistrimet sipas godinės, katit dhe dhomės si edhe degėn qė vazhdon pėr tė mos pasur abuzime. Nuk do tė ketė mė regjistrime me regjistra. Nė fakt, ka kamerierė, kuzhinierė apo edhe studentė tė Universitetit Bujqėsor tė Tiranės qė flenė nė Qytetin Studenti. Unė kam gjetur raste tė tilla dhe pėr kėto kam pėrjashtuar nga puna 5 kujdestarė. Nė regjistrimet e reja askush nuk do tė hyjė nė konvikt pa firmėn time. Kjo bėhet jo pėr tė zgjatur procedurat, por pėr tė mos i lėnė shteg kujdestarit tė abuzojė me studentin.
Nė kėtė vit kujdestarėt do tė nxjerrin emrat e studentėve pėr njė dhomė dhe pranė kujdestarėve mund tė paraqitet pėrgjegjėsi i dhomės, njėri nga studentėt pėr tė marrė dorėzimin e dhomės. Kėshtu, do tė shpejtohen procedurat, por ndėrkohė studenti pėrgjegjės do tė garantojė para nesh edhe pagesėn e anėtarėve tė tjerė tė dhomės.

Intervistoi: Valmora Gogo




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio