Studentet.info
Opinione : VĖSHTRIM
Kyqur 07-03-2006 10:06:30 (1459 Lexime)


Zot, zgjate fushatėn parazgjedhore tė organizatave studentore!

Nga: Besnik KRASNIQI


Mė nė fund erdhi radha qė pas njė loje tė madhe me datat, qoftė tė Kėshillit Drejtues tė Universitetit tė Prishtinės, qoftė tė Ministrisė sė Arsimit, Shkencės e Teknologjisė, apo edhe tė OSBE-sė, tė mbahen zgjedhjet studentore, pas tė cilave do tė bėhemi me njė krijesė tė re nė universitet, Parlamentin Studentor.
Edhe pse nė disa raste tė paarsyeshme shtyerjet e kėtyre zgjedhjeve, e nė disa ndoshta edhe tė arsyeshme, ato bartin me vete edhe dėmet pėr universitetin, pėr faktin se pa realizimin e tyre nuk do tė kemi rektor, ndėrsa njė institucion aq mė peshė pa drejtues, i cili mungon afėr njė vit, tregon mė sė miri pėr gjendjen nė tė cilėn ndodhet universiteti i vetėm publik i vendit.
Kujtoj qė nga kėto shtyerje ka vetėm njė tė mirė, meqė nė prag tė zgjedhjeve organizatat studentore janė zgjuar dhe bėjnė aktivitete nga mė tė ndryshmet, besa edhe aso qė nuk janė parė nė sfond.


Disa organizata, me anė tė anketave, po vėjnė nė peshojė korrupsionin, abuzimin dhe aspekte tė tjera tė pahijshme qė ngjajnė nė universitet. Tė tjera po bėjnė revista, tė tjera organizojnė koncerte humanitare tė pėrmasave tė mėdha, por ka edhe aso qė po dalin hapur me ‘listėn e zezė’ tė profesorėve tė cilėt nuk duhej tė kishin zėnė vend nė universitet. Thjeshtė po bėhet njė punė e mirė nga ta.
Ama, shtrohet pyetja se ku kanė qenė mė parė kėto organizata?
Ėshtė e ditur se tėrė kjo ‘djersė qė po derdhet’, nė prag tė kėtyre zgjedhjeve, po bėhet sa pėr t’i thyer mendjet e studentėve, e mė kėtė pėr tė bėrė sa mė shumė votues potencial pėr vete, nė mėnyrė qė nė ditėn e votimit votat tė shkojnė nė adresėn e organizatės sė caktuar.
Por mirė ėshtė. Le tė punojnė sa mė shumė edhe pėr kėto pak ditė qė kanė mbetur, deri mė 8 mars (ditėn e daljes nė zgjedhje).
Halli ėshtė: organizata (apo organizatat) fituese do tė vazhdoi kursin e njejtė me kėtė tė fushatės edhe pas konstituimit tė Parlamentit tė Studentėve? Kjo mbetet tė shihet nė tė ardhmen, por nėse i hedhim njė sy tė kaluares sė hershme apo tė re tė organizatave, mbetet pak ose aspak shpresė se do tė mbrohet dhe do tė punohet pėr interesin e studentit.
Nėse nuk mund tė presim diē mė shumė nesėr nė Parlament, atėherė le tė vazhdojė ky ritėm i punės, ritėm i cili ėshtė intensifikuar nė prag tė zgjedhjeve. Ndryshe, Zot zgjate fushatėn parazgjedhore tė organizatave studentore!
Me gjithė kėto aktivitete tė shtuara, por edhe tė dobishme, organizatat nuk kanė arritur t’i inkurajojnė studentėt pėr tė dalė nė zgjedhje. Tė paktėn kėshtu thonė disa anketa tė bėra nga mediume tė ndryshme tė vendit, por kjo frikė shihet edhe tek garuesit pėr Parlamentin Studentor, si dhe tek vetė drejtuesit e universitetit. Kjo ėshtė njė tregues jo i mirė.
Nuk do tė dalin nė zgjedhje meqė nuk kanė besim tek liderėt studentė. Liderėt studentė nuk janė dėshmuar mė herėt se nė rend tė parė kanė interesin e studentit. Njė pjesė e madhe e tyre, pėr tė mos thėnė tė gjithė, janė dėshmuar se kanė krijuar organizata pėr tė mbrojtur interesin e njė klani tė caktuar, qoftė brenda universitetit apo edhe jashtė tij. Prandaj, studentėt janė ngopur nga ushqimi farsė qė servohet nga kėto organizata, dhe tani konsiderojnė qė ka ardhur momenti pėr t’iu hakmarrė atyre, me mospjesėmarrje nė zgjedhje.
Dhe a ėshtė kjo mėnyra mė e mirė pėr hakmarrje? Absolutisht qė jo.
Edhe pa votėn e 50 pėrqindėshit tė studentėve do t’i kemi liderėt qė do ta bėjnė Parlamentin. Madje, organizatori i zgjedhjeve ka paraparė qė edhe vetėm 2 pėrqind e studentėve tė universitetit tė dalin nė vota, ato do tė kalohen! Prandaj edhe pa shumicėn po u bėka! Nėse ne studentėt bojkotojmė zgjedhjet, dhe pėrfaqėsimi nė Parlamentin Studentor vije nga pėrqindja e ‘anėtarėsisė sė zjarrtė’ tė organizatave (qoftė edhe ai dy pėrqindėshi), atėherė shtohet rreziku se krijesėn e re tė universitetit do ta bėjnė liderėt tė cilėt nuk e kanė legjitimitetin e shumicės. Kjo sjellė situata jo tė mira, dhe do tė jetė mė e lehtė pėr ‘liderėt egoistė’ qė tė zėnė vend nė Parlament, dhe kėshtu tė kėnaqen me pozitėn qė zėnė dhe tė cilėt nuk do tė vranin mendjen pėr hallet e shumta qė e preokupjnė komunitetin studentor. Pra, ėshtė mėse e domosdoshme qė tė apelohet pėr pjesėmarrje nė ditėn e votimit, ndėrsa mbetet tek secili student tė vendosė se kė do e favorizojė dhe kujt t’ia besojė misionin e ‘studentit parlamentar’.
Kushdo qė tė dalė i pari nga kėto zgjedhje, qoftė nga vota e shumicės sė studentėve apo edhe e mė pak se 2 pėrqindėshit, duhet t’i thėrras mendjes dhe t’i qaset nė mėnyrė tė drejtė problemeve me tė cilat pėrballet studenti.
Ka aq shumė probleme tė hapura tė cilat kėrkojnė trajtim adekuat dhe emergjent. Universiteti duket tė shkoi (por edhe tė jetė) institucion vetėm i mėsimdhėnies, i nivelit tė shkollės sė mesme. Reforma qė dikur ėshtė pretenduar tė aplikohet shumė pak ėshtė e zbatueshme. Studenti sot nuk ėshtė faktor real nė vendimmarrje, nė universitet, fakultet a katedėr. Studenti sot abuzohet nė mėnyra tė ndryshme nga kuadri akademik dhe ai administrativ. Studenti nuk ka mundėsi lėvizjeje nė universitetet jashtė vendit. Pėr kėto dhe aspekte tė tjera studentėt parlamentarė, nė bashkėpunim tė ngushtė me drejtuesit qė bėjnė Arsimin Sipėror, duhet tė bėjnė ndryshime thelbėsore.
Secili obligim qė vije nga jashtė universitetit tė hudhet nė shportė, ndėrsa parėsore tė jetė avancimi i kushteve nė mėsimdhėnie, kėrkim shkencor, infrastrukturė, mundėsi pėr lėvizje tė studentėve, faktorizim tė studentit, reformė dhe ēėshtje tė tjera.
Kjo krijesė e re e Universitetit tė Prishtinės le tė jetė si njė organ i cili ekskluzivisht do tė merret me interesin e komunitetit studentor, dhe qė nuk do tė ishte nė shėrbim apo ndikim tė ndokujt nga jashtė. Parlamenti tė mos jetė krijuar pėr ndonjė individ tė caktuar, kush do qė tė jetė ai, dhe nga aty duhet tė fillojė iniciativa pėr zgjidhjen e problemeve praktike, probleme kėto qė ēdo ditė po e rėndojnė studentin kosovar.

(Autori ėshtė student i Fakultetit tė Mjekėsisė dhe Departamentit tė Gazetarisė nė Universitetin e Prishtinės)


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio