Studentet.info
Lajme : Tė dhėnat preliminare tė zgjedhjeve pėr PS sigurohen nga Studentet.Info
Kyqur 09-03-2006 8:04:37 (1530 Lexime)


UPSK’ja nė avantazh tė ngushtė ndaj UPSUP’sė

PRISHTINĖ, 9 MARS- Nė bazė tė rezultateve preleminare qė posedon Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) por jo tė bėra publike, organizatat studentore: Unioni i Pavarur i Studentėve tė Kosovės (UPSK) dhe Unioni i Pavarur i Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės (UPSUP) prijnė nė garėn pėr 17 mandatet e Parlamentit Studentor (PS) tė Universitetit tė Prishtinės (UP).
Nė anėn tjetėr, bazuar nė burime tė besueshme brenda KQZ’sė, qė tablloidi virtual Studentet.Info ka siguruar tė enjėten nė mėngjes, bėhet e ditur se kur kihen parasyshė rezultatet e 11 fakulteteve nga gjithsej 17 sish qė ka UP, rezulton qė UPSK tė prijė nė garė me vetėm 120 vota mė shumė se UPSUP.
“UPSK ka arritur tė siguroi 7 vende nė Parlamentin Studentor ndėrsa UPSUP ka siguruar 6 sish, ndėrsa 5 vende u mbeten organizatave tė tjera”, thotė burimi brenda KQZ’sė qė deshi tė mbetej anonim. Sipas tij UPSK’ja ka diku 120 vota mė shumė se UPSUP, ndėrsa bėnė tė ditur se Unioni i Studentėve Shqiptarė (USSH) vėshtirė se mund tė siguroi njė ulėse nė PS.



Po ashtu bėhet e ditur se organizatat tjera, si Organizata e Re Studentore e Universitetit tė Prishtinės (ORSUP) ka siguruar diku 2 ulėse, ndėrsa Organizata Studentore “1 Tetori” dhe Lista Studentore “Reforma” nuk dihet nėse mund tė jenė pjesė e PS’sė.
Nė mesditė KQZ nuk ka bėrė tė ditur rezultatin nė pėrqindje por vlerėsoi se zgjedhjet tė mbajtura dje, kanė qenė transparente dhe tė ligjshme, dhe se nuk ėshtė shėnuar ndonjė parregullsi.
Bėhet e ditur se nė vendvotime kanė dalė mbi 17 pėrqind tė studentėve.
Anėtari i KQZ’sė Xhorxh Veber, i cili ėshtė edhe kėshilltar i arsimit tė lartė nė OSBE dhe Qeverinė Austriake tha se zgjedhjet e djeshme kanė qenė demokratike dhe me njė pjesėmarrje tė kėnaqshme tė studenteve me `mbi 17 % . Duke marrė parasysh se nė UP janė mbi 15 mijė student aktiv mund tė konsiderohet se pjesėmarrja ka qenė sipas standardeve evropiane, tha Veber i cili duke iu referuar rezultateve preliminare tha se ekziston njė diversitet i rezultateve.
“Duket koha e dominimit tė njė apo dy organizatave nė Parlamentin e Studentėve dhe kėshillat e studentėve ka mbaruar. Kur i shikojmė rezultatet e 11 fakulteteve qė i kemi pėrpara shohim se organizata tė ndryshme studentore dhe ato tė rejat kanė marrė shumicėn e votave”.
Nė anėn tjetėr, Destan Halimi, sekretar i pėrgjithshėm nė UP, lidhur me rezultatet e deritashme konsideroi tė rėndėsishėm faktin se mė nuk do tė dominoi vetėm njė organizatė studentore nė tė gjitha organet si nė kėshille tė fakulteteve ashtu edhe nė parlament. Ai vlerėsoi shumė ndihmėn e OSBE’sė nė mirėvajtjen e kėtyre zgjedhjeve si nė pikėpamje formale juridike dhe teknike.
Ndryshe, nė kėto zgjedhje kanė garuar 1800 kandidatė pėr 17 mandate pėr Parlamentin Studentor dhe nė zgjedhjet e ndara pėr 237 mandate nė kėshillat studentore tė 17 fakulteteve.
Procesin zgjedhor e kanė vėzhguar 171 vėzhgues nga organizatat studentore dhe 60 vėzhgues tė tjerė nga OSBE’ja dhe organizatat e tjera ndėrkombėtare. Kėto zgjedhje janė vėzhguar me interesim tė madh edhe nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane (AUE) dhe asociacione tė tjera.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio