Studentet.info
Lajme : Organizatat studentore japin tė dhėna kontarverse rreth numrit tė ulėseve
Kyqur 09-03-2006 13:31:09 (1550 Lexime)


E vėrteta dihet nesėr, UPSK 12 ulėse apo UPSUP mė shumė se 50 pėr qind!

PRISHTINĖ, 9 MARS- Vetėm njė ditė pas zgjedhjeve pėr Parlamentin Studentor (PS), organizatat pėr tė cilat Komisioni Qendror Zgjedhor tha se prijnė pėr nga numri i votave tė fituara, pra Unioni i Pavarur i Studentėve tė Kosovės (UPSK) dhe Unioni i Pavarur i Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės (UPSUP), japin tė dhėna kontraverse rreth numrit tė votave qė kanė fituar nė zgjedhje.
Rafet Ēitaku nga UPSK ka thėnė pėr Studentet.Info se kjo organizatė, nė saje tė tė dhėnave nga Shtabi Zgjedhor i UPSK’sė ka arritur tė siguroi 12 vende nė PS. Nė anėn tjetėr Feim Maliqaj, kryetar i Shtabit Zgjedhor tė UPSUP’sė, me anė tė njė komunikate tė dėrguar nė redaksi, bėnė tė ditur se organizata e tij ka mbledhur 50 pėr qind tė votave plus njė votave me ēka sigurohet shumica nė PS.


UPSK ka bėrė tė ditur se prinė nė shtatė njesi. Me kėtė rast Rafet Ēitaku, nė emėr tė organizatės thotė se “duke pasė parasyshė votėn e lirė tė studentėve dhe drejtėsinė e saj mendoj qė do tė bėjmė maksimumin pėr tė mos i zhgėnjyer ata”.
Ndėrsa nė UPSUP thonė se nė katėr fakultetet mė tė mėdha ata mbajnė primatin. Me anė tė komunikatės thuhet se “fitorja u mundėsua falė angazhimit dhe gatishmėrisė sė anėtarėsisė sė UPSUP’sė”.
Derisa Ēitaku i UPSK’sė nuk rrėfen pėr votat e mundshme qė mund t’i kenė grumbulluar organizatat rivale, nė komunikatėn e UPSUP’sė thuhet se “Sipas vėzhguesve tė UPSUP’sė, organizatėn tonė e pasojnė organizata studentore: Lista Studentore “Reforma” dhe UPSK, tė cilat afėrsisht kanė numėr gati tė barabartė njėra me tjetrėn, dhe Paqja Studentore e cila radhitet e katėrta nė listė, e kėshtu me radhė”
Mbetet tė shihet nesėr kur do tė bėhen publike rezultatet e votimeve se cila organizatė ka qenė mė serioze nė komunikimin e rezultateve, UPSK qė pretendon t’i ketė arritur 12 mandate nė PS apo UPSUP qė pretendon se ka arritur 50 +1 pėr qind tė votave.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio