Studentet.info
Lajme : Kėshilli i Evropės dhe AUE kėrkon zgjedhje tė pėrgjithshme nė UP
Kyqur 13-03-2006 7:42:50 (1317 Lexime)

UP-SĖ PO I KALON AFATI

Prishtinė, 13 MARS- Kėshilli i Evropės - Resori i Arsimit- dhe Asociacioni i Universiteteve Evropiane kanė kėrkuar zgjedhje tė pėrgjithshme nė Universitetin e Prishtinės (UP), nėse dėshiron ta pėrshpejtojė integrimin nė institucionet akademike evropiane.
Sipas letrės sė drejtuesit tė Resorit pėr Arsim nė Kėshillin e Evropės, Gabriele Mazza, dėrguar Rektoratit tė UP-sė, tė cilėn e ka siguruar “Lajmi”, duhet tė mbahen zgjedhje tė plota, si masė e domosdoshme pėr tė siguruar qeverisje tė ligjshme dhe rektor tė zgjedhur nė mėnyrė tė rregullt.
“Unė e pėrkrah kėrkimin qė zgjedhjet e reja tė zhvillohen pėr tė gjithė trupat qeverisės tė Universitetit, si masė e domosdoshme pėr tė siguruar qeverisje ligjore dhe zgjedhje adekuate tė rektorit”, shkruan udhėheqėsi e AUE-sė.


Sipas tij, orari pėr ta bėrė kėtė gjė duket tė jetė i arsyeshėm. “Konsideroj se zgjedhjet e ligjshme tė trupave qeverisės tė universitetit, si hap i rėndėsishėm nė ndėrmarrjen e reformave tė mėsimdhėnies dhe tė hulumtimit, janė tė nevojshme pėr ta integruar Universitetin e Prishtinės nė komunitetin akademik evropian”.
Njė kėrkesė e tillė bėhet me qėllim tė evitohen parregullsitė ligjore lidhur me zgjedhjet nė UP, tė cilat duhet tė mbahen dhe tė mos jenė tė kontestuara nga organet e ndryshme evropiane.
“Baza pėr zgjedhjen e rektorit tė ri ėshtė bazė pėr anėtarėsim nė AUE, e cila nėnkupton pjesėmarrje tė qėndrueshme nė kėtė asociacion”, thotė Georg Weber, konsulent i OSBE-sė pėr arsim nė Kosovė. Sipas tij, tė gjithė zyrtarėt e UP-sė duhet tė zgjidhen nė mėnyrė demokratike, sepse ėshtė nė interes tė pėrbashkėt tė tyre.
“Dhe sa u pėrket zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė Universitet, vendimi duhet marrė dhe se kjo gjė do tė dihet mė sė shumti brenda dy javė”, thotė ai. Ndėrkaq, nga ana tjetėr, Jahi Hoxha, kryetar i Kėshillit Drejtues tė UP-sė, pranon se ka marrė njė letėr nga Georg Winckler, kryetar i AUE-sė, mirėpo nė tė, sipas tij, nuk kėrkohen zgjedhjet e reja. Dhe letrėn nga Kėshilli i Evropės, ai thotė se nuk e ka marrė ende.
“Mua mė ka ardhur njė letėr nga AUE-ja, mirėpo nė tė nuk kėrkohen zgjedhje tė pėrgjithshme nė UP, ndėrsa pėr tjetrėn letėr nuk jam nė dijeni. Sa i pėrket zgjedhjes sė rektorit tė ri menjėherė pas konstituimit tė Parlamentit Studentor tė UP-sė, Hoxha thotė se do tė bėhet shumė shpejt. “Studentėt senatorė do tė vijnė nė Senatin e UP-sė, e qė mė pas do tė merret vendimi pėr shpalljen e konkursit pėr rektor tė ri nė afat sa mė tė shpejtė”. Mandati i rektorit tė ri, sipas Hoxhės, do tė jetė njė vit e gjysmė, sepse pjesa tjetėr, sipas tij, ėshtė kryer nga udhėheqja e kaluar (nga ish-rektori Arsim Bajrami, i cili u shkarkua nga Qeveria dhe u zėvendėsua me Kėshillin Drejtues, tė cilin e udhėheq Hoxha).
Ministri i Arsimit, Agim Veliu, thotė se me udhėzimin administrativ, tė cilin e ka pėrgatitur MASHT-i, ėshtė formuar edhe grupi i ekspertėve, i cili do ta vlerėsojė gjendjen nė UP. “Nėse grupi i ekspertėve thotė se duhet tė ketė zgjedhje tė pėrgjithshme, atėherė ne duhet ta marrim parasysh kėtė ēėshtje”.
Letra udhėzuese
Letra e profesorit Georg Winckler, kryetar i EUA-sė, njėherėsh rektor i Universitetit tė Vjenės, dėrguar udhėheqėsit tė Kėshillit Drejtues, Jahi Hoxha, pėrmban nota pozitive, por rrėfen edhe drejtimin qė duhet ta ndjekė UP-ja. Winckler shkruan se Shoqata e Universiteteve Evropiane po u kushton vėmendje e kujdes tė duhur zhvillimeve nė UP dhe se janė tė kėnaqur qė ekspertėt kanė shėnuar pėrparime substanciale. “Zgjedhje transparente dhe legjitime nėpėr tėrė universitetin janė parakusht esencial pėr qeverisje tė shėndoshė, e cila e pėrforcon edhe anėtarėsinė nė EUA dhe gjithė bashkėpunimin e universitetit nė fushėn e edukimit tė lartė evropian. Prandaj, nė emėr tė mbi 750 universiteteve tė EUA-sė, dėshiroj qė grupi i ekspertėve tė vazhdojė me sukses nė vendosjen e procedurės sė riinstalimit tė qeverisjes sė ligjshme nė Universitetin e Prishtinės. Unė gjithashtu ju siguroj se EUA-ja do tė bėjė gjithēka qė ėshtė e mundur pėr ta pėrkrahur integrimin e Universitetit tė Prishtinės nė strukturat e arsimimit tė lartė evropian nė bazė tė strukturave tė mira qeverisėse, pėr tė cilat jemi tė sigurt se do tė rezultojnė nga ky proces”. /Gazeta “Lajm”




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio