Studentet.info
Lajme : PUSHOI SĖ RRAHURI ZEMRA E PROFESORIT, QĖ NJĖ JETĖ IA KUSHTOI ARSIMIT
Kyqur 20-03-2006 8:30:43 (1599 Lexime)


Ndėrroi jetė Prof. Dr. Rahmil Nuhiut


PRISHTINĖ, 20 MARS- Njė sėmurje e shkurtėr, por e rėndė, i ka marrė jetėn, tė dielėn, Prof. Dr. Rahmil Nuhiut, ligjėrues nė Fakultetin Ekonomik (FE) tė Universitetit tė Prishtinės (UP) dhe njėkohėsisht anėtar i Kėshillit Drejtues (KD) tė kėtij universiteti.
Nė njė njoftim pėr media, tė cilin e ka lėshuar KD i UP’sė, thuhet se "Prof. Rahmil Nuhiu gjithė jetėn e vet ia kushtoi arsimit, ku vepra e tij nė punėt hulumtuese shkencore ishte njė kontribut i madh pėr universitetin tonė dhe me gjerė”. Drejtuesit e universitetit punėn e tij prej ligjėruesi dhe hulumtuesi tė shkencės e kanė cilėsuar si tė palodhshme, tė pėrkushtuar dhe shumė tė ndershme, duke e vlerėsuar kėtė si shembull pėr gjeneratat e ardhshme tė UP’sė.
“Profesori i nderuar ishte intelektual shumė i pėrkushtuar pėr ēėshtjen kombėtare, andaj aftėsitė e tij intelektuale ishin udhėrrefim dhe kontribut i veēant nė shėrbim tė luftėtarėve tė lirisė nė tri luftrat e fundit tė shqipėtareve pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar", thuhet mė tej nė njoftim


Ndėrkohė, nė njė tubim komemorativ tė organizuar sot nė orėn 11, nga Senati dhe KD i UP’sė dhe FE, u tha ndėr tė tjera se puna dhe krijimtaria e profesor Nuhiut ishte e pasur, pėrmbajtėsore dhe tejet e frytshme. Ai punoi me shumė sukses nė institucione tė ndryshme ekonomike tė KK tė Preshevės, Kastriotit, Institutin Ekonomik tė Prishtinės, vlerėsuan folėsit.
Nė anėn tjetėr, nė njė telegram ngushėllimi tė ministrit tė Arsimit, Agim Veliu dėrguar familjes Nuhiu, Rekoratit tė UP’sė dhe FE’sė, me rastin e vdekjes sė Prof.Dr. Rahmil Nuhiut, thuhet se “Profesor Rahmili, me punėn e tij dhe pėrkushtimin prej intelektuali, i dha shumė arsimit dhe shkencės sė Kosovės. Ai, pajisi me dije shkencore e akademike shumė breza e gjenerata studentėsh, qė sot udhėheqin Kosovėn drejt synimit pėr tė cilin dha kontribut tė madh edhe Prof. Dr. Rahmil Nuhiu”.
Nė njė telegram ngushėllimi tė Unionit tė Studentėve Shqiptarė (USSH), thuhet se “Me pikėllim tė thellė e morėm lajmin pėr ndarjen nga jeta tė profesorit dhe njeriut qė dha gjithēka pėr Universitetet Shqiptare, Prof. Dr. Rahmil Nuhiut. Ai ishte njė profesor i drejtė, njė kėshillėtar i pazėvėndėsueshėm, njė udhėheqės i mirė i universitetit”. Po nė kėtė telegram ngushėllues, ceket edhe kontributi i madh i profesor Nuhiut, qė dha nė Universitetin e Tetovės, atė tė Prishtinės dhe nė Akademinė Diplomatike Shqiptare nė Tiranė, andaj me kėtė rast USSH’ja, i shprehė ngushėllime familjes Nuhiu dhe gjithė popullit shqiptarė.
Bėhet e ditur se varrim i Prof. Rahmil Nuhiut do tė bėhet sot nė orėn 16.OO nė Varrezat e qytetit nė Prishtinė.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio